Vrasja e politikanit serb në Kosovë, Rama: Akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension

16 Janar 2018, 13:22Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç, mëngjesin e sotëm në Mitrovicë.

Duke shprehur keqardhje të thellë për tragjedinë e Oliver Ivanovic, Rama thotë se ky akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension.

Gjithashtu Rama thotë se pas kësaj tragjedije përpjekjet për dialogun e paqen s’duhen ndalur, por duhen thelluar.

“Keqardhje e thellë për tragjedinë e Oliver Ivanovic;akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension.Përpjekjet për dialogun e paqen s’duhen ndalur! Duhen thelluar!”– shkruan Rama në facebook.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje