Nga unaza prej diamanti 11 mijë euro, te kompania e krijuar para një jave nga kunati i tij: A është Lulzim Basha, politikani më i pasur shqiptar?

16 Janar 2018, 17:39Politika TEMA

Opozita ka thirrur në 27 Janar shqiptarët në protestë. Por ndërsa publikisht ajo ka deklaruar se do të protestojë për shkeljen e Kushtetutës gjatë zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, duket se në të vërtetë thirrja e saj për shqiptarët është një ftesë për të mos lejuar cenimin e statusit të saj shoqëror dhe ekonomik të vënë gjatë kohës që ka qenë në pushtet, që mund të vijë edhe nga ndryshimet në organin e akuzës si pikënisje e asaj që konsiderohet si reforma në drejtësi. E duket se ai që i trembet më shumë kësaj është kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili mund të konsiderohet pa frikë si një nga politikanët më me fat në Shqipëri. Kjo si në aspektin politik ashtu edhe atë të pasurimit. Ai ka mundur të bëjë karrierë dhe para pa ndonjë vështirësi të madhe, duke u bërë kryetar i Partisë Demokratike, por edhe duke krijuar një pasuri që llogaritet në miliona euro, origjina e të cilave natyrshëm kërkohet të qartësohet.

Ndërsa u katapultua në parti dhe forumet e saj të larta drejtuese nga hiçi, atij pas 8 vitesh në pushtet, iu dhurua edhe partia, pas një gare ku fituesi ishte paracaktuar. Prej 2013, pas humbjeve të zgjedhjeve parlamentare të atij viti, ai ka marrë drejtimin e partisë më të madhe në opozitë.

Dhe për gjithë këtë rrugëtim ka menduar pa diskutim mentori i tij, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është kujdesur që ta krijojë si një politikan dhe lider, që nga 2005 kur e thirri në KOP e deri në ditët e sotme, ku kujdeset që t’i ruajë të bashkuar partinë nga ndonjë përçarje e mundshme. Natyrisht, për të krijuar këtë profil politik, “fati” e ka ndihmuar Bashën edhe në mbylljen e një sërë çështjesh që mund t’i rrezikonin jo vetëm karrierën, por edhe lirinë, siç ishte çështja e aferës më të madhe korruptive në vend, vjedhjes së lekëve të rrugës së Kombit, apo edhe çështja e 21 Janarit, ku u vranë 4 protestues. Ndoshta është e rëndë, por fati e ndoqi Bashën edhe në vdekjen aksidentale të atij që mund të ishte vërtetë kundërshtari i tij real në parti, Sokol Olldashit.

Por paralelisht me ngjitjen e shkallëve në politikë, kjo falë edhe njohjes dhe lidhjeve me vajzën e ish-kryeministrit Berisha, Bashës i ka buzëqeshur fati edhe në pasurimin e tij. Ndonëse një 30 vjeçar kur hyri në politikë, ai në deklarimin e tij të parë të pasurisë në ILDKP do të deklaronte një pasuri në rreth 1 milionë euro, nga të cilat një shtëpi banimi në Hollandë me vlerën afro 300 mijë euro, një shtëpi tjetër në Tiranë në vlerën e 205 mijë dollarëve, një apartament në Durrës me vlerë 33 mijë euro, bashkëpronar në dy apartamente të tjera në Tiranë me vlerë pasurie rreth 80 mijë euro, 22 dynym tokë në Tepelenë.

Gjithashtu ai deklaronte dhe një autoveturë tip Mercedes Benz në vlerën 72 mijë euro, dy depozita bankare me vlerë të përbashkët 130 mijë euro. Por ajo që do të çudiste të gjithë në pasurinë e tij ishte dhe deklarimi i një sërë sendesh me vlerë, përfshi i një pikture në vlerën 6 500 euro, një ore dore në vlerën 5 200 euro, një ore dore në vlerën 4 500 euro, një unaze diamanti në vlerën 11 500 euro dhe një servis porcelani në vlerën 6 800 euro.

Një pasuri e gjitha kjo e vënë në vetëm 4 vite, gjatë kohës që ka punuar për UNMIK në Kosovë. Kjo pasi siç raporton vet në formularin e dekriminalizimit të publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së, Basha deklaron se nga viti 1993 deri në vitin 2000 ka jetuar në Utrecht të Hollandës, ku shprehet se ka gjatë kësaj periudhe ka qenë me studime. Ndërkohë që nga viti 2000 deri në vitin 2004 deklaron se ka jetuar në Kosovë ku ka punuar për UNMIK.

Pra sipas kësaj logjike, e gjithë kjo pasuri prej afro 1 milionë eurosh ai ka mundur ta vendos vetëm brenda 4 viteve që ka punuar në Kosovë, të cilët janë dhe vitet e vetme të punës që ai ka deklaruar. Ai ka deklaruar se gjatë kohës që ka qëndruar në Hollandë, paralelisht me studimet ka punuar edhe si këshilltar juridik pranë një firme private, çka sërish nuk justifikon një pasuri të tillë.

Pra që në zanafillën e vet, pasuria e Bashës mbart hije të forta dyshimi, se si një njeri që më parë kishte punuar kamerier në Rinas dhe më pas kishte studiuar për 7 vite në Hollandë, do të arrinte të bënte një pasuri në këto vlera me vetëm 4 vite punë të deklaruar zyrtarisht.

Më pas deklarimet e pasurisë të bëra në ILDKP deri në 2014, pasqyrojnë vetëm lëvizje të vogla, shitje dhe blerje shtëpish apo edhe pagat e ndryshme, por që nuk kanë sjellë ndryshime të ndjeshme të vlerës totale të pasurisë së tij. Edhe kjo një gjë e pabesueshme, se si në këto dhjetë vjet, njeriu që si student dhe 4 vite punë kishte bërë 1 milionë euro pasuri, nuk kishte arritur që të bënte asnjë shtesë pasurie, pavarësisht se ishte një nga njerëzit më të pushtetshëm në vend.

Por kjo është vetëm ana e deklaruar e pasurisë së kreut të opozitës, ose maja e ajsbergut të saj, pasi gjatë 8 viteve që qëndroi në pushtet PD, ai ka mbajtur pozicione mjaft të larta si në ekzekutiv ashtu edhe në pushtet vendor dhe ku natyrisht benefitet kanë qenë të shumta. Basha fillimisht drejtoi Ministrinë e Transporteve, ku dhe u akuzua për një aferë të madhe korruptive që i rëndoi taksave të shqiptarëve plotë 300 milionë euro dëme.

Natyrisht që Basha me anë të procedurës dhe afateve arriti ta mbyllë këtë çështje në gjykatë, por dëmi prej 300 milionë euro mbeti. Ndërkohë që më pas me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës ai i krijoi vetes një tjetër hapësirë të madhe për të bërë biznese të ndryshme.

Natyrisht jo në emrin e tij direkt. Mediat por edhe opinioni publik në përgjithësi ka folur për një sërë biznesesh që i kryenin familjarët apo njerëzit e tij të afërt. Dhe rolin kyç këtu e ka luajtur padyshim kunati i tij, Erion Isufi, i cili është përfolur edhe si sekseri i tij në tenderat dhe dhënien e lejeve të ndërtimit. Në QKR ai rezulton të ketë regjistruar një sërë kompanisë apo biznesesh të ndryshme, përfshi “Albanianinternet”, “Premium Advertisement”, “Landmark Technologies”, “PREMIUM PRINT”, “RENO ALBANIA”, të gjitha të krijuar nga vitet 2006 deri në vitin 2014, kohë kur Basha ka qenë në pushtet.

Natyrisht që me ndihmën dhe hapësirat e krijuara nga kunati i tij, Isufi është shndërruar tashmë në një nga njerëzit më me peshë të opozitës, ndërsa ka vijuar që të zgjerojë fushën e bizneseve të tija. Kështu pavarësisht se kunati ra nga pushteti, ai rezulton se edhe në 2016 ka regjistruar një tjetër biznes të ri dhe që vepron në fushën e reklamave dhe ndërmjetësimit  me emrin “BlackSheep”, me qendër tek kompleksi rezidencial “Ambasador 3” në Tiranë.

Por nuk mbaron me kaq, pasi vetëm një javë më parë, pra në datë 12 Janar të 2018 ka regjistruar në QKR kompaninë “AsËeGroë” me adresë sërish kompleksi rezidencial “Ambasador 3” në Tiranë dhe që fushë operimi ka shërbime marketingu dhe konsulence e përgjithshme. Gjithashtu emri i Erion Isufit del edhe si ortak në disa kompani fantazmë të krijuara nga Damir Fazlliç, një tjetër mik personal i Bashës dhe i familjes Berisha.

Por natyrisht që jashtë kësaj skeme pasurimi nuk mund të rinte as vjehrri Bashës dhe babai i Erion Isufit, Xhafer Isufi. Emri i tij për herë të parë u përfol vetëm në 2013, ku ai rezultoi të ishte pronari më i madh i kompleksit “Jon” në Vlorë, i ndërtuar gjatë kohës që PD ishte në pushtet.

Gjykata e Strasburgut pak ditë më parë shpalli vendimin për të ndëshkuar shtetin shqiptar me afro 16 milionë euro për prishjen e këtij pallati në 2013. Argumenti i dhënë nga Gjykata në këtë vendim ishte se qeveria në momentin e prishjes së këtij pallati kishte shkelur të drejtat dhe liritë e pronarëve të tij, pavarësisht pretendimeve për parregullsi në dokumentacionin e ndërtimit të këtij objekti në një hapësirë ku me ligj nuk lejoheshin ndërtimet, siç është bregu i detit. Nga e gjithë fatura që duhet të paguajë shteti nga taksat e shqiptarëve, pjesën e luanit e përfiton pikërisht vjehrri i kreut të opozitës, si pronari i pjesës dërmuese të apartamenteve të këtij objekti, ndërsa pjesën tjetër njerëz të lidhur me të, përfshi këtu edhe Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca, e njohur më parë si avokate e familjes Berisha.

Më konkretisht, vjehrri i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë pronar i vetëm në 35 apartamente e ambiente dhe do të përfitojë 6.2 milionë euro. Por kjo është vetëm njëra pjesë e përfitimit të tij, pasi ai ishte bashkëpronar edhe për 25 apartamente e ambiente të tjera në këtë pallat dhe nga të cilat do të përfitojnë 7.2 milionë euro të tjera.

Pra në total bëhet fjalë për një shumë prej 13.4 milionë euro, që do të përfitojë Xhafer Isufi, një pjesë e të cilave sëbashku me një bashkëpronar. Natyrisht që shumica e shqiptarëve mund të jenë të keqardhur për këtë vendim për vet faktin se paratë e zhdëmtimit do të jenë paratë e taksave të tyre, ndërsa kryetari i opozitës shikon që fati ti buzëqeshë sërish, kësaj here duke majmur llogarinë bankare të vjehrrit të tij, ndërsa për të mbrojtur ato në 27 Janar ka thirrur shqiptarët të protestojnë.

Marrë nga Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/lulzim-basha-politikani-pasur-nga-unaza-prej-diamanti-11-mije-euro-te-kompania-e-krijuar-para-nje-jave-nga-kunati-tij/

14 komente në “Nga unaza prej diamanti 11 mijë euro, te kompania e krijuar para një jave nga kunati i tij: A është Lulzim Basha, politikani më i pasur shqiptar?”

  1. Aldo says:

    . O BURRA, TË DALIM NË PROTESTË,
    PËR MILIONAT E LULUSHIT DHE TË
    MUNA- ÇIZMES!???

  2. korçari says:

    Po a ka nje justifikim se ku i gjeti keto miliona i vjehri i Bashes pasi prokuroria po sekuestron dhe shuma me te vogla pa deklaruar burimin dhe jo me 13.4 milion euro ,kjo eshte nje pyetje qe i ben çdo shqiptar kryeministrit Rama apo kryeprokurores,populli ka te drejte t’a dije ndryshe shume????????????????

  3. Meti says:

    … leket I ka nga parat e PIRAMIDAVE te kompanis VEFA … gruaja tij mbesa VEFES qe u largua naten me motorskaf me thaset me leke te PIRAMIDAVE “Vefa”

  4. Pensjonisti says:

    Flitet per vetingun qe do beje namin por me cduket loje falesh

  5. tomorraku says:

    Lulzim Basha ishte aksioneri kryesor i kompanis “Belair”qe e falimentoi per te mos paguar miliona euro detyrime ndaj shtetit shqiptar duke flakur ne rruge dhjetra punonjes dhe pervetesoi parat e biletave te mijra udhetareve qe i la neper aeroportet e Europes .Ja pra si u pasurua Lulzim Basha ; prandaj qeveria duhet te kthej per gjykim te gjitha ceshtjet qe lidhen me kete kompani dhe rolin e Lulzim Bashes ne falimentimin e kesaj kompanie!

  6. TRYLYLYJA says:

    SE KU I KA GJET MILIONAT BASHA,
    S’KA PSE TA TREGOJË TY,KORÇARO,
    DO TA THOTË NÊ HETUESI.!?
    TI SHKO NË MITING, PËR MILONAT E TIJË,
    DHE UNË THEM TË DAL, PËR VILËN E LALZIT
    TË MONËS, SE KA DHE NJË TUALET PËR MACET ATJE. I KAM QEF MACET UNË .ATO GRIFSHAT SIDOMOS.???????????????

  7. Qytetari durrsak says:

    Po Sali Berisha, sa eshte paguar CASH nga Lulushi, qe te mbetet kryetar i PD-se ? Vaj medet, se kush pretendon te behet kryeminister ! Nese ndodh qe ky “leader” injorant, i padenje, llapazan dhe genjeshtar ne gen, atehere, vertet nuk ka per te mbetur kembe te riu ne Shqiperi.

  8. tomsojeri says:

    Mortja or shqiptar ! U shofshi or shqiptar, qe ushqeni megahajduter dhe i mbani ne krye te politikes ! Si ju tallin keshtu o shqiptar ,!! Ky lake i mbuluar ne flori po ju peshtyn ne surrat e kerkon ti dilni krah ! O zot cfar popull !Popull kerm , qe po e han krimbat !! Pupupupu sa turp me qen shqiptar, sna lat ftyr me kta qe dalin e flasin ne emer tuaj ,qe vjedhin ne emer tuaj ,qe cirren ne emer tuajn se jan zgjedhur prej jush ! Miliona te pajustifikuara ,qe notojn ne pasuri duke u tallur me varferin tuaj ,duke ju mar zvarr, qe tju mbroni hajduterin !Shkoni pra ndiqini ,mbroini, faljuni dhunusve se ate doni ! Sillini perseri ne pushtet qe tju shkerdhejn ate cju ka mbetur ,sillini sillini ,qe tju bluajn edhe kocken ! Zaten nuk jeni ju qe riprut Saliun perseri mbas gjith asaj katastrofe qe ju beri ! JU kan mar doren ,ju plasin cizmet surratit nje ftyr e qelbur ,pjes e klanit vrases ,band e organizuar me ter kulisat qe i mban ne krye te shqiptareve ! Nuk kam cfar vazhdoj ma e 27 Janari i shpreses se madhe te ktyre hienave do tregoj kush jeni ! Zoti ju dhent mend e drit ….

  9. Alban Dega says:

    – Pese pyetje per mbare shqiptaret

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Lulezim Basha, qehajai i Berishes ne krye te cigligut te tij PDSH-se, Monika Kryemadhja
    e Partise familjare Meta… e krejt banda e tyre
    kane shpallur fillimin e revolucionit bolshevik te 27 janarit si diten e permbysjes se qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike te Shqiperise.
    Bashke me kete permbysje “ Banda e Gangstereve “ te Sali Like Floririt do te krijojne edhe nje qeveri Antimafia !
    Natyrshem me linden pese pyetje logjike per shqiptaret kudo ne Bote:
    1 – A mund te krijoje nje qeveri Anti-Mafia kjo “Bande Gangsteresh”e “kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “, sipas “The Times” e “Independent”te Londres ne shkurt 1997 dhe “The New York Times” te 15 marsit 2008 !?
    2 – A e dini vellezer e motra shqiptare se epitete e petcaktore te tille ato nuk i kane perdore as per Kim Jong Unin e Enver Hoxhen…, por i perdoren per Sali Berishen, qe e rrenoi te pakten shtate here, qe e zhberi e beri Gerdec e Otranto shtetin shqiptar, qe i plackiti dhe vodhi , genjeu e vrau ne 13 vjet Salikraci me shume shqiptare se ish- diktatura komuniste ne 46 vjet !?
    3- A mund ti vihen melcite ne qafe per ti ruajtur ketyre ujqerve e kucedrave krimi e korrupsioni qe na bene gazi i Botes me kusarine e vrastarine e tyre perbindeshe me Kryeprokuhora me diploma te falsifikuara e kryegjyqtare qe shesin blejne drejtesi si te ishte prona e tyre !?
    4- A mund tu besohet kenges se Sirenave dhe vajtimeve te kukumjackave ala Monika Kryemadhi e Like Floriri, ala Lulezim Basha e Sali Berisha qe qajne e vajtojne per rreth 100 mije shqiptare qe kane marre rrugen e kurbetit ne 4 vjetet te qeverisjes Rama- Meta- Vasili…kur jo 100 mije por 1.6 milione shqiptare , gati gjysma e popullsise totale te Shqiperise u detyruan te emigronin ne 13 vjetet e qeverisjes Berisha per shkak te Kuotes, Zero, Cekut te Bardhe e Ligjit 24 te Sali Kadafit qe i ndante shqiptaret ne te nenes dhe ne te njerkes … !?
    5- A mund tu besohet ketyre kryebanditeve e kryemafiozeve qe me sundimin e tyre, me politiken e tyre antishqiptare e antipopullore ia bene Shqiperise ate qe nuk ia ka bere asnje pushtues i huaj qe nga Roma e Greqia e Lashte, qe nga Bizanti e zaptimi otoman, qe nga barbaria e copetimi serb e grek i trojeve shqiptare, qe nga pushtimi nazifashist e deri tek terroristet e Aleksander Rankovicit e Sllobodan Milloshevicit, Venizellosve e Zerves. Ia kane bere Shqiperise hyjnore nga bukuirite, perrallore nga pasurite, fantastike nga klima e hijeshia njerezore shqiptare ate qe as hordhite barbara te Cincizkhanit nuk do tia kishin bere ! Lanet!
    Mendoni pergjigjet e ketyre pyetjeve para se te ndiqni kete “Bande Gangsteresh” e “kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” ne theqafjen e cmendurine, ne panikun dhe lemerine nga Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi qe do tua konfiskoje jo vetem pasurite e vjedhura por edhe lirine e abuzuar ne kurriz e ne dem te shqiptareve e shtetit shqiptar!
    Sipas burimeve teper konfidenciale, kjo bande gangsteresh e Mafia e dale krejt jashte kontrollit eshte duke u instruktuar nga operative te RIA-s ish KGB-ja e Vladimir Putinit dhe DIA-s- bijes se UDB-es gjakatare serbe. etj.
    Vigjilence!
    Syceltesi vellezer e motra shqiptare kudo jeni !

  10. dhe si e justifikon Pasurine ky
    tyry-lyja ,
    per kaq pak vite i angazhuar ne politiken shqiptare ?

    perse nuk i behet ktij – (them pak embel ne shqip) -SHKERDHATE ne fuqi te 10-et
    ne parlament ku edhe ka fillu te krekoset e marri rolin e kryetarit te fisir shpellarit
    berisha ?
    Perse qendrojne kaq pasive pushtat e PS-se ne pergjithsi ne krimet qe kta kane bere (gerdeci-Vrasja e 21-Janarit,Tradhetia e Detit e deputetit socialist e komunarit poashtu ) etj etj
    ,duke ja kujtuar jovetem si data ne parlament kjo ,por edhe provokuar her pas here
    per ti kujtuar se cilet jane dhe ulin Veshet Poshte duke mos bejne Gangon ne ate STALLE
    ?! – Perse pushtat trefgohen Pushta dhe ulin kokat poshte ne parlament e kudo
    nderkohe qe kta funderina mundet ti besh ,mos te dijne cfar te mendojne me ne parlament ,vetem duke i kujtuar dhe thene se kjo behet per forcim kujtese etj etj m
    ktu duket se edhe pushtat nuk jane ata ,per te cilet i mabjme ne populli qe i dhame Voten

  11. Emigranti says:

    Lulezim Basha kemi 25 vjet ne emigracjon dhe e pun te ndercme mezi kemi bler nje shtepi te vjeter. Ndersa Ti qen vir qeni per 10 apo 12 vjet pune ke en pasuri maramendese.
    Te zencin akat e qytetareve qe skan lek per buke e ilace. dhe mos i geofsh gjith ate pasuri qe ke ven, ti dhe te afermit e tu, qe kan perfituar nga pushteti yt, si minister dhe kryetar i bashkis Tiran.
    Te pafshim prapa hekurave sa me par.

  12. emer says:

    c’politikan, pyesni or te mjere
    Lulzim Basha eshte ne ate muhabet per biznes privat.
    Dhe qe eshte konform politikave te se djathtes, te cilat jane interesat private te nje grushti njerez

  13. fantoma says:

    Pse i tregoni përsëri këto gjera i dashur Mero, për të provokuar akoma më shumë shqiptarët…???!!! Nga njëra anë, mirë e ke, se ishalla “zgjohet” ndonjë injorant…! Nga ana tjetër dua të theksoj se pasurinë dhe sjelljen, “pa hedhur qoftë edhe një pushkë” të Lulit (bastard i djallëzuar) në politikë, nuk e ka bërë Berisha, siç thuhet rëndom, por “forca të tjera”, që gjithkush i kupton, por nuk shprehen hapur… Janë pikërisht këto “forca” që tallen me fukarenjtë shqiptarë dhe mbrojnë Bashën, Berishën e gjithë sojin e sorollopin e tyre…, për “shërbimet” që u kanë bërë/bëjnë interesave të tyre… (kujto vetëm “burrë shteti”- kur vret dhe “yll në ngjitje” – kur vjedh…) Janë pikërisht këto interesa, (sigurisht me “ndihmën” e pakursyer të injorancës shqiptare) që e kanë lënë dhe do ta lënë këtë vënd të mjerrë, për shumë kohë akoma, në gjendjen mesjetare që është sot… Për çdo problem të rëndësishëm, që në fakt krijohet nga vetë banda e PD-së, Ambasadori (gaulajter)”ynë i nderuar”, takohet fillimisht me “burrin e shtetit”, pastaj me “yllin në ngjitje” (pavarësisht “vrerit” që vjellin këta kundër SHBA-së dhe BE-së ) dhe … po i teproi kohë, do takohet me Kryeministrin e vëndit… (???!!!) Pra del e qartë, se Vetingu dhe Reforma në Drejtësi, janë akoma një “përrallë” për fukarenjtë injorantë e të mjeruar, për të shtyrë dhe disa vjet dhe do të përfundojë ndoshta me një gjyq “të bujshëm” kundër Tahirit (të pafajshëm), ndërsa kriminelët e vërtetë të këtij vëndi, … do “jetojnë të lumtur” dhe ne …”akoma më të lumtur”… Ndërsa fukarenjtë mjeranë të këtij vëndi, do vazhdojnë të përrallisin kafeneve, do kërkojnë të ikin nga sytë-këmbët, ose “do hanë” shoku-shokun për një kafshatë…!!!

  14. Zini says:

    ESHTE AJO KURVA QE KA NE KRAH ME LEKET QE KA VJEDHUR NGA VEFA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje