Ish-gruaja i del në mbrojtje Trump-it: Mund të thotë gjëra naive, por nuk është racist

16 Janar 2018, 18:31Bota TEMA

“Presidenti Trump mund të thotë ndonjëherë gjëra të pazgjuara, por e sigurt është se ai nuk është racist.”

Kështu i interpreton ish-gruaja e Trump, Ivana, deklaratat e presidentit të SHBA-ve lidhur me emigrantët e vendeve si Hailit apo Salvadori, të cila gjatë një mbledhjeje javën e kaluar i quajti nevojtore.

Ivana Trump i doli në krah ish-bashkëshortit gjatë një interviste në Good Morning Britain.

“Ndonjëherë thotë gjëra naive, por nuk është aspak racist”, ka thënë ajo.

Ivana e përshkroi ish-bashkëshortin si njeri të qëndrueshëm dhe gjeni.

“Ai është i qëndrueshëm, i fokusuar dhe shumë i roganizuar”, tha ajo pasi u pyet lidhur me ato që thuhen në librin “Zjarr dhe furi”.

Për Ivankën, Trump e përdor mirë “Tuiterin”, por “mediat tjetërsojnë çdo gjë që thuhet”.

“Kur ai poston diçka në “Tuiter” dhe ndodh të mos jetë shumë e qartë, e sigurt është se ajo është ajo që ai mendon”, tha Ivana.

68-vjeçarja Ivana Trump ndodhej në Britaninë e Madhe, në kuadër të një turi promovues për librin e saj.

Në intervistë, ajo u shpreh se mbeti e shokuar kur Trump u zgjodh president.

“U shokuan të gjithë. Mendoj se ai i adhuron marrëveshjet, i pëlqen të marrë vendime dhe të bëjë kontrata.

Ai e drejton vendin si biznes”, tha Ivana. (CNN-TemA TV)

4 komente në “Ish-gruaja i del në mbrojtje Trump-it: Mund të thotë gjëra naive, por nuk është racist”

  1. goni says:

    ShBA,zgjodhi Trumpin,Gruaja e Tij shokohet(ish gruaja!).Pse? Sepse kur Ish Gruaja e Trumit,eshte ne interrnet(kompjuter)i lun faqja ku lexon! Dhe kush ja lun faqen,ndoshta Trumpi me shoke! Sepse nuk thon kot,president i mir me shok shume! Por SHBA,nuk eshte Trump! SHBA,eshte ne fokus te goditjeve,dhe goditjet u shtun pas zgjedhjes se Trumpit,dhe Gruaja e Tij(ish gruaja,u shokua).Thuhet se mund te ndodh qe Trump te shtyp butonin,berthamor! Kjo qeshtje eshte diskutuar disa her,por shtrohet pyetja eshte Trump qe shtyp butonin apo,Trump eshte kasperi! Megjithate,rreziku nuk eshte per tu nenvleresuar.Thone se goditja berthamore,shkaterron te sulmuarin por edhe sulmuesin! Por te themi se SHBA,goditi x-y Vend jashte Kontinentit ku ben pjes, kjo goditje shkaterron te goditurin dhe jo SHBA! Sa e sa prova berthamore u ben ne bote,dhe nuk u shkaterrua SHBA,sepse provat u bene ne Vende ku nuk kishte problem te madh sipas proveberesve,dhe kto prova u bene nga shum vende,dh jo vetem nga SHBA! Por problemi eshte se i lihet faji vetem SHBA! Duke i lene fajin vetem SHBA,krijohet nje kualicion latent,qe mundohet ta demtoje! Dhe ky mund te jete shkaku,qe SHBA, mund te godase! Kush e njeh SHBA,ne detaje,dhe ka shum qe e njohin(eshte fjala per shum Vende),dhe kta vende,kerkojne ta shkaterrojne,ta perulin,duke nenshtruar SHBA,rrjedhimisht,marrin drejtimin e Planetit,por ne kanarin e krimeve,ja kalojne SHBA,kta Vende,mund te jene ne fokusin e Goditjeve te SHBA!

  2. agroni says:

    Kto kercenime,per kte qeshtje nuk erdhen nga un,por keshtu flitet,tash e shum vite! Dhe per kete shkrojta mund te ndodh ,pra qe eshte vetm nje perseritje e paralajmerimeve,te bera nga shume Njerez te njohur.Por un ,nuk deshiroj nje luft berthamore!

  3. pokeristi says:

    E nderuara ish zonjaTr ump!
    Ke thene gjene me te mencur qe mund te thote nje nga ish grate Trump.
    Nje vrejtje te vogel kam une,sikur ate fjaline e fundit t’a kishe thene:”Ai e drejton Ameriken si me e pas biznes personal,, do ishte me e goditur.
    Pershendetje ish zonjes Trump

  4. toni says:

    O Goni, po ti qenke gjeni more. Edhe pse nuk te merret vesh asnje gje qe thua, ti duhet te jesh gjeni vella. Kot i thone Trampit gjeni, ti duhet ta zevendesodh. Si shqiptar i mencur qe je, duhet ti japesh ca mesime Trumpit. Je shume i thelle ne shprehjen e mendimeve te tua saqe nuk ka burre nene to kuptoje mendimet e tua te thella. Ate psikiatrin qe duhet per Trumpin do ta dergojme ty, qe te na iluminosh Shqiperine o..o..o.. mendjendritur. Por te lutem Goni, meso te shkruash mire shqip, se mbase do na ndihmoje to kuptojme me mire leksionet e tua, per jeten dhe zhvillimet ne rruzullin tokesor. Pershendetje Goni, i madh je….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje