Shërbimi sekret këshillon dhëndrin e Donald Trump: Ish-gruaja e Murdoch, spiune e Kinës

16 Janar 2018, 09:10Bota TEMA

Wendi Deng, ish-gruaja e manjatit të mediave, Rupert Murdoch, mund të jetë agjente e Kinës.

Ky është dyshimi i shërbimit sekret amerikan, i cili në fillim të vitit 2017 ka informuar Jared Kushner, dhëndrin e presidentit Donald Trump, për dyshimet se sipërmarrësja mund ta ketë shfrytëzuar miqësinë e ngushtë me të dhe gruan e tij, Ivanka Trump, për të promovuar interesat e Pekinit.

Lajmin e bën të ditur Wall Street Journal, gazeta në pronësi të Murdoch, i cili u divorcua nga Wendi Deng në vitin 2013, pas zërave që u përhapën për një lidhje të saj me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje