Në Tiranë rikthehet treni, lidhje e re edhe me aeroportin e Rinasit

16 Janar 2018, 18:05Sociale TEMA

Stacioni i trenit të Tiranës do të  rivendoset në vendin e tij historik. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi shtesën e grantit në masën prej 112 mijë  eurosh me qëllim financimin e projektit konceptual për rehabilitimin e linjës hekurudhore në seksionin “Terminali i transportit publik Tiranë (PTT) deri te stacioni i trenit Tiranë”.

Drejtori i Politikave dhe Strategjive në Ministrinë e  Infrastrukturës, Thimio Plaku, shpjegoi dhe ndryshimet e marrëveshjes me BERZH.

“U konstatua një rënie drastike e numrit të pasagjerëve të transportuar me hekurudhë, mbi 60%, sepse spostimi i transportit të udhëtarëve në stacionin e udhëtarëve, u gjykua që duhet të vendoset edhe njëherë tek Stacioni i Trenit, edhe si simbol i qytetit.

Këtu dua të theksoj se do të ketë vetëm një stacion pasagjerësh, nuk është një stacion edhe mallrash siç ka qenë dikur, por një stacion vetëm për transportin e pasagjerëve, ndërsa mallrat do të mbeten në Kashar”, tha Plaku.

Por edhe pse e votuan këtë marrëveshje, deputetët e opozitës kanë akuzuar Bashkinë e Tiranës dhe Qeverinë për mungesë transparence dhe vonesa ne realizimin e këtij projekti, raporton Scan.

“Unë sigurisht që e mbështes çdo marrëveshje grant me të cilat fiton fonde qeveria e Shqipërisë, por një shpërdorim i tillë fondesh dhe një paaftësi e tillë nga ana e bashkisë pas vitit 2015 dhe nga ana e qeverisë pas vitit 2013, kur kjo duhet të kishte përfunduar, sigurisht është i papranueshëm.

Opozita sigurisht që do ta mbështesë këtë marrëveshje, por kërkojmë nga qeveria, nga bashkia që të bëjnë transparencë për përdorimin e fondeve”, tha Tabaku.

Rehabilitimi i këtij seksioni është menduar të realizohet si shtesë e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës – Tiranë (PTT) dhe ndërtimin e lidhjes së re hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Rehabilitimi i këtij seksioni  do të rrisë efikasitetin dhe sigurinë e transportit hekurudhor të mallrave e të udhëtarëve ndërmjet Tiranës, Durrësit dhe Aeroportit të Rinasit dhe, në të njëjtën kohë, do të kontribuojë në në zhvillimin ekonomik të zonës ekonomike  të rajonit të Durrësit, Tiranës dhe të gjithë vendit.

Sipas relacionit që shoqëron këtë marrëveshje, projekti është pjesë e parashikimeve buxhetore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, konkretisht në programin “Transporti hekurudhor” për parashikimin e vlerës së TVSH-së, 22 400.00 euro, me kontribut buxhetor.

13 komente në “Në Tiranë rikthehet treni, lidhje e re edhe me aeroportin e Rinasit”

  1. Prostituta Atomike Sali says:

    E cna duhet treni Nave!

  2. Che Guevara says:

    Prishja e stacionit te trenit ishte jo vetem nje krim ekonomik,por edhe nje idiotizem me brire!
    Nuk ka kryeqytet pa stacion treni brenda ne qytet,bile edhe tramvaje e trolejbuze!
    Bile ne New York treni ecen brenda ne qytet ne lartesi te disa kateve midis pallateve,ndersa gomaret e Berishes dhe Ilir Metes ne cuan ne Kashar!
    Deshtim komplet dhe humbje prej miliardash!

  3. q says:

    eh dihet kjo strategji si ne gjithe boten, merr pronen private per publike, pastaj jepi publiken privatit….do shohim dhe bizneset patjeter te lulezojne ke stacioni i ri/vjeter i trenit ?

  4. Ana says:

    Edhe nga une nje Bravo te madhe

  5. Lalai says:

    Jane pastrim lekesh o qorra….

  6. Kellira says:

    Se gjithe Europianet qe e kane stacionin e trenit ne mes te qytetit jane karna.
    Eshte si puna e palmave. Hajt ta provojme

  7. Sali says:

    Kjo esht idea e Lulzim bashes dhe sali berishes dhe merita I shkon 100% atyre dhe jo ktyre qe po e bejn.

  8. Sela says:

    Sela.
    Shume mire.Ne Paris e ne Londer, pa permendur kryeqytete e qytete te tjera te Europes,i kane stacionet e trenave ne qender te qyteteve. Kjo dhe per hir te tradites si nje udhetim komod i tradites.
    Duhet sqaruar se kete gabim te stacionit te treni e beri e majta.Tani po e koregjon.Bravo i qofte ! Te besh gabime e mos ti koregjosh , gabimi thellohet, por kur ate e rregullon,tregon se ke vullnet per te bere veprime te drejta.Por qe te mos perseriten gabime te tilla eshte mire te behen studime te thelluara nga specialiste te fushave perkstese,dhe jo nga politikanet sepse parate dalin nga taksat tona te cilat duhen perdorur ne efektivitet e jo te shpenzohen prish e ndreq,por vetem ndreq.

  9. Albani says:

    VERTETE KJO MUND TE JETE SHQIPERIA QE DUAME DHE MERTOJME. Bravo EDI RAMA,populli kurre nuk do te harroje dhe se mbrapa vjen HISTORIA.

  10. uskaniak says:

    Besoj se hekurudha do te kthehet elektrike.Apo jo?

  11. Arber says:

    Shtet pa hekurudhe, me mir me thon katund se vetem shtet nuk jena ne

  12. UBA says:

    Përshëndetje, nga UBA Bank.we ofrojnë kredi dhe financime me kushte të mira, si dhe mënyra e pagesës. Për kreditë, norma e interesit është 03% .Nëse keni nevojë për një hua dhe për më shumë informacione ju lutem kontaktoni këtë adresë e-mail: [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje