Një analizë e pabotuar e Sokol Bares për 21 Janarin: Kush urdhëroi për të qëlluar mbi turmën?

17 Janar 2018, 10:42Politika TEMA

Dy vjet më parë më kishin ftuar në një studio për të dhënë një intervistë në përkujtim të 21 Janarit.

Vëllai im i ndjerë sigurisht më ndoqi, pasi në përgjithësi e lajmëroja kur dilja në intervista.

Pasi mbaroi intervista, me shumë ëmbëlsi e kujdes ( për të mos më lënduar) më tha “ mirë ishe Besi, por sa kam parë deri tani, ende nuk nxirrni qartë thelbin e problemit të 21 Janarit”.

I thashë, “ Koli po më shkruaj opininion tënd dhe ma nis ta kem parasysh për herë tjetër”.

Po atë ditë, në 21 janar 2016 Koli im i dashur më nisi këtë opinion të tij, që po ja përcjell gazetës tuaj, në kujtim të vëllait tim dhe me mendimin se realisht është një gjykim profesional.”- Besnik Bare

Nga Sokol Baraj

Tashmë për çdo shqiptar është e qartë se 21 janari është një njollë e zezë në historinë e shtetit shqiptar, ashtu sikurse janë për të ngjarja e Gerdecit, viti 97, zgjedhjet e 96 etj. E përbashkëta e këtyre ngjarjeve është se në pushtet ka qënë gjithmonë Sali Berisha.

Sado që 21 Janari është analizuar nga analistë e shoqëria civile, ne pergjithesi, ajo ende nuk është zbardhur nga drejtësia, në mënyrë që të vendosë përpara ligjit përgjegjësit e vërtetë, urdhërdhënësit e hapjes zjarr nga garda, me pasojë vdekjen e 4 vetëve dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve. Nga hetimi i sabotuar per kete ngjarje, mjaft elementë nuk janë evidentuar plotësisht. Do shtoja se edhe ekzekutuesit e këtyre urdhërave, vrasësit material, kanë arritur të dalin të pa lagur nga ky krim i bërë ditën për diell, në qëndër të kryeqytetit, buzë rrugës së godinës qeveritare, ndjekur live nga sytë e Kryeministrit.

Ku qëndrojnë veçoritë e ketij krimi shtetëror, të cilat e bëjnë atë një kazus për tu studjuar nga katedrat e të drejtës penale, pranë fakulteteve të drejtësisë, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë sajë.

1-Vrasjet u bënë nga forca rreptësisht të organizuara dhe të instruktuara për rastet e përdorimit të zjarrit dhe taktikisht të përgatitura për raste kritike.

2-Vrasjet u benë jo nga ato forca, të cilat ishin në vijë të parë dhe nën presionin direkt të turmave, pra jo nga policia.

3-Nga ana e turmës nuk u provua për asnjë rast të jetë përdorur armë zjarri ose lëndë shpërthyese, elementë qe do të justifikonin përdorimin e armëve .

4-Në asnjë rast nuk u pa që turma të organizohej për të hyrë me dhunë në mjediset e kryeministrisë (pamjet filmike tregojnë një moment kur u terhoq policia dhe turma hypi në pjesën e lartë të shkallëve, pa bërë asnjë veprim tjetër, përveç se duke ngritur duart lart).

5-Asnje viktimë nuk u vra se po tentonte të hynte me forcë, ose pse ishte në posedim të mjeteve ose lëndëve të rrezikeshme. Të gjithë ishin dhjetra metra larg godinës.

6-U shkelen të gjitha kriteret për përdorimin e armëve përballë turmave (kur turma është e paisur me mjetet e lartë permendura, individualizohet organizatori ose organizatorët, të cilët mund të neutralizohen).

7-U qellua direkt mbi turmë në kundërshtim me çdo ligj për përdorimin e armëve.

Pasojat qene mjaft te rënda, 4 te vdekur e dhjetra të plagosur, disa dhe rëndë.

Ne nje shtet serioz, autoritetet shtetërore, menjëherë pas kësaj ngjarje do merrnin të gjitha masat e duhura për zbardhjen e sajë, duke i krijuar prokurorisë të gjitha kushtet për një hetim të plotë dhe të paanshëm, me qëllim vënien para përgjegjesisë të personave, që çuan në pasoja kaq të rënda.

Por ndodhi e pabesueshmja. Kryeministri filloi manipulimin e fakteve dhe të ngjarjes duke bërë lajthitje nga më banalet dhe duke instruktuar dhe mjeket e urgjences të spitalit për mënyrën e plagosjes dhe afërsinë e qitjes, sikur viktimat ishin vrarë nga po vetë turma (çadra pistoleta,thika me helm etj). Gjithashtu nuk u bë asnjë veprim për ruajtjen e vendit të ngjarjes, bllokimi i armëve të efektivave të gardës që ishin me sherbim, ruajtja e filmimeve të kamerave etj. Kulmi qe kur nuk u zbatua nga ana e forcave të policise as vendimi i prokurorise për shoqerimin e të ashtuquajturit “”Grupi zjarrit””, në shkelje flagrante të ligjit nga ana e policisë, e cila nuk mund të gjykojë ose të diskutoj vendimet e prokurorise. Si rrjedhojë, filloi manipulimi i vendit të ngjarjes (fshehja e gëzhojave), manipulimi i armëve të përdorura (ndërrrimi i tytes së pistoletes) dhe fshirja e të gjitha pamjeve të regjistruara nga kamerat.

Me të drejtë lind pyetja : Nese garda e policia do kishin vepruar konform ligjeve në fuqi, do i bënin te gjitha keto veprime të paligjëshme?

Absolutisht jo. Ne filmime do dukej qartë, që urdhëri ishte dhënë nga komandanti i gardës (ky padyshim i urdhëruar nga dikush më lart) edhe pse viktimat nuk kishin tentuar të hynin brenda godinës së ruajtur nga këto forca dhe të rrezikonin jetën e Kryeministrit. Policia do bënte bllokimin e armëve dhe do kishte shoqëruar “”grupin e zjarrit”” për tu pyetur nga prokurorët dhe do merrte masa për ruajtjen e vendit të ngjarjes, në pritje të detyrave të tjera nga prokurorët e ngarkuar për këtë ngjarje. Në rastin konkret do ishte fare normale që nga prokuroria të merreshin në pyetje që nga Kryeministri, ministri i brendshëm e me radhë drejtuesit e policisë e të gardes. Por fatkeqësisht asnjë procedurë normale sa më lart nuk ndodhi.

Me të drejtë lind përsëri pyetja PSE?

Sepse duheshin mbuluar gjurmët e një krimi . Sepse viktimat ishin shumë larg perimetrit të ruajtur nga garda. Sepse nuk kishte asnjë kusht për përdorimin e armëve, nga e cila

rrezikohej objekti i ruajtjes nga ana e gardës, ose aq më pak rrezikohej jeta e personit që mbante postin e kryeministrit. Sepse urdheri për hapje zjarri nuk ishte dhënë si pasojë e një reagimi profesional e ligjor por…….politik. Dhe çdo vrasje politike është antiligjore. Prandaj duhej fshehur e vërteta. Dhe ajo qe –Kush urdhëroi për të qëlluar mbi turmën.

(TemA)

22 komente në “Një analizë e pabotuar e Sokol Bares për 21 Janarin: Kush urdhëroi për të qëlluar mbi turmën?”

  1. kashi says:

    saliu e dha urdhin te qellohet drejt turmes kete e dine te gjithe

    1. Tungatjeta says:

      po mire perse qeveria Rama ose keyeministei Rama asnjehere nuk ka kerkuar te drejtesia llogari per ket padrejtesi….. as per gerdecin …. as per padi per tradheti te salehut dhe vjedhjen e reuges kombit… as per vjedhjen e bankes shtetit apo per vrasjen e bankierit. pergjigja eshte e thjeshte… jane miqafjoze

      1. spartaku says:

        Tungjatjeta! Edi Rama nuk eshte prokuror e gjykates qe ti denoi urdherdhenesit.Edhe nqs Edi Rama,do bente denoncim per kete megakrim,ku do e çone padine,te prokurorete dhe gjykatesit e Saliut? Ti e di mire se,drejtesine e kishte kapur komplete Saliu,dhe nuk do gjykonte drejte. Edhe nje denoncim qe u be per vjedhejen nga Lulzim Basha,, 230 miljon euro te rruges se kombit,dhe doli bllof,pasi Saliu i doli ne mbrojtej,dhe Basha doli i pafajshem.Prandaj sot po pritet VETNGU,reforma ne drejtesi,ku populli shqipetar,ka shprese te Amerika dhe Europa se ajo do behet e do funksionoi.Shpresa,dhe vetem shpresa po e mbane popullin.

  2. Plaku says:

    Denoje ate bir kurve komandant te Gardes mes 25 vjet burg apo denim te perjetshme. Do e shihni qe mrena 24oreve ka me tregu te verteten kush ia dha urdhrin pra ? Dr Mortja qe rri e shetit i lire. Filloni edhe nga peshqit e vegjel (gardisti, shefi i tij, komandanti i agrdes dhe do e shifni qe peshku i madh ose vret veten ose do dorezohet si qingji). Bone ju lutem nje proces publik kete gjykim te 21 janarit, qe i madh e i vogel ne Shqiperi ta marr vesh ç’ka do methene me marr jete njerizish te pafajsheme.
    Dhe keta pisa sot ne diten me djell merren me Knabisin apo mbroçkulla te tjera aspak te rendesishme per demokracine e vendit.

  3. Lumi says:

    Mbreti I vrau dhe mbreti nuk gjykohet.

  4. Lumi says:

    Mbreti I vrau dhe mbreti nuk gjykohet.

  5. Rrufeja says:

    PS-ja eshte “ajo” qe duhet ti kishte zbulluar keto pikepyetjet qe shkruan ti zoteri….por si,qysh?!
    Ketu degjojme Ramen dite per dite qe i lutet Bashes per bashkepunim…
    Mire ne qe e degjojme si popull…po vete keta te ps- es( deputet e kryesia e larte)nuk kane ndonjeçik gjak apo memorje???

    Ketu do jemi,po nuk doli Rama te na thote se: une u detyrova te ve te miren e shqiperise perpata KATER te vrarve dhe do bashkepunoj me Bashen per te ardhmen e shqiperise ne evropen e bashkuar.

    Asgje s’ ka per te ndodhur…sala do vdes nga perendia,luli ka mundesi te behet kryeminister,meta do vazhdoje te vjedhi ku te mundet.

    Aaaa se harrova…sahati i dritave,diku ne nje qytet shkruante plot 12milon lek te pa rregjistruara( nderherje)…me 200 mije te vjetra,sahati u vu i ri…mirupafshim shtet,mirupafshim veting,mireupafshim ne pergjithesi!!!

  6. vampiri says:

    Akoma me hipoteza! Saliu e pranoi vete se urdheroi ai per vrasjen bile do te vriste edhe 300 ose 3000 po te ishte nevoja, por asnje nuk ka b…..ta vere ate para pergjegjesise dhe ay trembet dhe i eshte bere paranoje se ” ka hy n’ gjak” kurse per Ramen e C& nuk e rruan fare, bile cuditerisht as nga nderkombetaret te cilet e klasifikuan “burre shteti”

  7. tomsojeri says:

    Sa e sa her jan then kto ! A ka mbetur kelysh maceje pa e pasur te qart vepren e kryekriminelit me te urryer te gjith kohrave ! Ky perbindesh qe esht tallur me ter shqiptaret vazhdon te qendroj aty perball shqiptareve te cburreruar,te percar e te shperber ! Ndonese pas 30 vjetesh me ne fund me voten e tyre treguan qe nuk po flen gjumin e arushes ,perseri ky lugat i neveritshem ju qendron perball ! Hije e zez e dukeshme qe duart i kullojn gjak krimesh e hajnie ,qarkullon e vazhdon cirret ne foltoren e shqiptareve ! Ska turp me te madh…….

  8. petrit filici says:

    A wshtw shprehur gjykata ne strasburg, apo ndonjr gjykate tjeter nderkombetare per kete rast e te tjera te ngjashme?

  9. Niko Faber says:

    Sa analize “e thekur”, e bere prej nje eksperti gjigand te Policise se Shtetit, sic ishte Sokol Bare. Ja, tek e kane nje material “shterrues” organet e reja te drejtesise, qe pa tjeter dhe me perparesi, duhet te gjykojne 21 Janarin. . . Nga ana tjeter, keqardhje per te gjithe ata , qe nuk trajtuan ne menyre profesionale dhe nuk i dhane vendin e merrituar, sa ishte gjalle, Sokolit.

  10. Mark says:

    Saliu,Luli,dhe gjuajtësit e gardës,
    PËRPARA DREJTËSISË.!

    TURP O DEMOKRAT,TË DILNI NË MITING ,
    QË KËTA VRASËS TË RIKTHEHEN NË PUSHTET.!
    PARTIA DEMOKRATIKE KA VLERA.
    MOS E VRISNI PD-në!????????????????

  11. says:

    Tironcit të mos luajn me zjarrin.

  12. bregdetari says:

    ATA NUK I GJYKON RAMA POR DREJTESIA
    PO CILA DREJTESI ???
    KJO LLOJ DREJTESIE ALLA-BERISHIANE I KA LIDH DUART DHE KEMBET ME ZINXHIRET E KORRIPSIONIT MORAL,POLITIK,FINANCIAR.
    NDAJ DUHET VETINGU.
    PAS KESAJ KINI TE DREJTE PO QE SE NUK SHOKOHEN CESHTJET SKANDALOZE NGA E PARA.
    ATA NUK I DENON RAMA.
    ATA I DENON LIGJI SEPSE JANE SHKELESIT E LIGJIT

    NE NJE KENNDVESHTRIM TJETER ATA I KA DENUAR VEJA PER KRIMET QE KANE BERE.
    SHIKONI SE ME SA FORCE KERKOHET VETINGU NGA MAXHORANCA SI DHE LUFTEN QE BEN OPOZITA PER TE PENGUAR ATE NGA FRIKA…QE JU KA HYRE NE PALCE.
    MOS KERKONI QE RAMA TE BEJ ATE QE KA BERE SALIU
    RAMA PO DO TI VERE ME SHPATULLA PER MURI NEPERMJET LIGJIT DHE JO TE BEJ ATE QE BERI SALI KAFSHA.

  13. Salkaro says:

    Sal bajga. ….

  14. ©KENDVESHTRIM TJETER© says:

    Duhet te jete hapur zjarr, nga nje vend tjeter,njerzit e hipur mbi tavolina,ku ishte gazetari Mahmutaj,nuk duken nga “llogorja” e Llupos !
    Mundesia eshte nga dritaret ose taraca e Kryeministrise.

  15. PO JU A THA HAPUR PARA KAMERAVE NE PARLAMENT
    O POPULL DERDIMEN
    PUSHONI
    SE DO T’JU A BEJ PERSERI SI ME 21-JANARE

  16. Koba says:

    Se pari U prehte ne Paqe I Ndjeri Sokol Bare.E kam njohur :Fjale Pak.Profesionist i Vertete.Analiza eshte Reale dhe vlen si pjese e Pretences qe duhet te paraqese Prokuroria tashma e kthyer Persembari.Ne kete analize duhet shtuar dhe Prishja e Provave me Urdher te Sali Kriminelit,Zhdukja e Serverit te Kryeministrise me filmimet e ngjarjes.

  17. Toger Lukashi says:

    Analize profesionale!
    i paharruar Sokoli. Njeriu me i ndershem qe kam njohur.

  18. j says:

    I vrau maloku,
    Garda maloke,
    gjykata maloket,
    prokuroret malokë,
    Votojme malokun,
    Fajin e ka rama.

  19. vaso says:

    21 Janari ishte fundi i protestave te dhunshme ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje