Lulzim Basha: Rama po iu heq dëmshpërblimin ish-të përndjekurve (dhe i jep miliona euro vjehrrit)

16 Janar 2018, 21:21Politika TEMA

Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se poi u heq dëmshpërblimin ish-të përndjekurve.

Sipas tij, Rama me Arben Ahmetajn i dhanë vetes mbi 800 mijë euro, duke ua hequr ish-të përndjekurve (për pak tha që i dha vjehrrit të tij miliona euro për pallatin në Vlorë, por e mbajti veten).

Deklarata e Bashës

10% e familjeve në Tiranë nuk sigurojnë dot më shumë se një vakt bukë për fëmijët e tyre, por dje Arben Ahmetaj i dha inceneratorit të Fierit 820 mijë euro të tjera paradhënie duke e çuar shifrën totale në 5.8 milionë euro paradhënie për të ndërtuar një fabrikë helmesh, një nga tre fabrikat e helmeve, të cilat, në total do t’u kushtojnë shqiptarëve, vetëm vitin e parë.

Është ky Arben Ahmetaj i cili, në emër të Edi Ramës dje, njoftoi se do të ndërpresë pagesën për trashëgimtarët e të përndjekurve politikë, ndërkohë që vetë fondi i pageave ka ardhur në reduktim drastik nga viti në vit, në thyerje totale të premtimit të Edi Ramës. Për Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn kurrë nuk kanë qenë prioritet të përndjekurit dhe dëmshpërblimi i tyre I ligjshëm, si akt moral në rradhë të parë, jo vetëm financiar. Për të rëndësi kanë vetëm xhepat e tij. Ato 820 mijë eurot që i ka paguar vetes së tij për inceneratorin e Fieroti, ato 2.5 milionë euro që i paguan për të shkulur palmat në autostradë, janë lekët e shqiptarëve dhe nuk shkojnë për shqiptarët, nuk shkojnë për të përndjekurit politikë, të cilët e kanë merituar dhe e meritojnë plotësisht shlyerjen një orë e më parë të këtij borxhi moral historik dhe material.

Dua t’i them nga kjo sallë, në emër të Partisë Demokratike se opozita dhe PD do të qëndrojnë fuqishëm kundër çdo nisme ligjore që do të sjellë për të shkurtuar dëmshpërblimin apo për të hequr trashëgimtarët e të përndjekurve politikë nga dëmshpërblimi. I bëj thirrje të gjithë të përndjekurve politikë të bashkohen me ne në 27 janar sepse rruga e vetme është largimi i këtyre kusarëve. Kjo është rruga e vetme për të bërë drejtësi për të përndjekurit dhe për të përmbyllur këtë plagë të madhe morale dhe historike ndaj qindra, mijëra familjeve të cilat po përndiqen për herë të dyte, siç po përndiqen për herë të dytë pronarët me ligjin poshtërues dhe shpronësues. Pronaret, të përndjekurit dhe çdo shqiptar duhet ta dijë se më 27 janar jemi bashkë në shesh për ta në shesh në dhe për të drejtat e tyre të patjetërsueshme, se nuk do të pranojmë kurrë pazar me gjakun e paraardhësve të tyre, që luftuan për liri në ditët më të errëta të këtij vendi.(TemA)

6 komente në “Lulzim Basha: Rama po iu heq dëmshpërblimin ish-të përndjekurve (dhe i jep miliona euro vjehrrit)”

  1. BERISHA LARGOHU says:

    Ju te PD-se nuk ju dhat anje lek, ik mor idiot.

  2. spartaku says:

    Basha meriton fjalet me te renda,ofendimet eme te medha,se eshte i perlyer kembe e koke ne krime.Eshte e çuditsheme me kete njeri negativ te Sali Berishes,se Edi Rama nuk ka bere krime,dhe krimet e veta ja faturon Rames.Hajde Basha hajde,o lumi qe nuk te mori.

  3. h says:

    Jam trashegimtar i nje te perndjekuri dhe i nje te pushkatuari.
    Eshte shume e drejte dhe bile e nevojshme te na hiqet demshperblimi
    per nje padrejtesi qe nuk e kemi vuajtur drejt perdrejt.
    Brezat e rinj dhe pasardhesit ti pervishen punes dhe mos rrijne te presin
    qyl nga gjaku dhe vuajtjet e familjareve qe u ndoqen mizorisht dhe padrejtesisht.
    Personalisht turperohem dhe ndjehem me faj te perfitoj nga vuajtja e tyre
    dhe qaj ne heshtje per kalvarin çnjerezor qe hoqen dhe fatin e keq qe paten.
    Kurse per pronat ndryshon puna, sepse prona ështe baza juridike e sistemeve
    democratike ne te gjithe boten e perparuar. Eshte detyre e shtetit ta mbroje
    dhe ta ktheje ate, nese do te ligjeroje rolin e vet primar ne shoqeri dhe forcen
    dhe besimin tek ligji si e vetmja menyre per te drejtuar jeten e qytetareve te vet.
    Poshte shpirti diktatorial i shqiptarit.
    Poshte hajdutet ,mikrobi shkatrrues i shoqerise.
    RRofte dinjiteti humanist dhe shteti i te drejtes.

  4. Lili says:

    Edhe basha me vjerrin e tij i heqin shqiptareve 13 millione…
    Lereni te demonstroje me vjerrhin tash

  5. Alban Dega says:

    HARROI KY P… JESHKE MASHKULL DHE PARTIA E BOSIT TE TIJ BERISHA SE CFARE BERI PER ISH- TE PETNDJEKURIT POLITIKE !?
    1 – I NGOPEN NE CEKA TE BARDHE KALLP
    2- U MBUSHEN XHEPAT ME LETRA ME VLERE ZERO
    PRA ME LETRA ME VRIME …
    3- I COI DERI NE VETDJEGJE NE BENZINE NE GREVEN
    E FAMESHME TE URISE …
    4- I LA ME GISHT NE GOJE… ME SHUME I KA
    PAGUAR QEVERIA RAMA PER 4 VJET SE BERISHA
    E BANDA E GANGSTEREVE PER 13 VJET !
    A MUND TU BASHKOHEN PROTESTAVE TE KETYRE GANGSTEREVE E KETYRE MAFIOZEVE TE DALE KREJT JASHTE KONTROLLIT NE PROTESTAT E PERSEKUTORIT TE SHOSHORIT NE ENVEKRACI E MIJERA TE TJEREVE NE SALIKRACI!?

  6. Alban Dega says:

    Mendime me fakte

    HARROI KY P… JESHKE MASHKULL DHE PARTIA E BOSIT TE TIJ BERISHA SE CFARE BERI PER ISH- TE PERNDJEKURIT POLITIKE !?
    1 – I NGOPEN NE CEKA TE BARDHE KALLP
    2- U MBUSHEN XHEPAT ME LETRA ME VLERE ZERO
    PRA ME LETRA ME VRIME …
    3- I COI DERI NE VETDJEGJE NE BENZINE NE GREVEN
    E FAMESHME TE URISE …
    4- I LA ME GISHT NE GOJE… ME SHUME I KA
    PAGUAR QEVERIA RAMA PER 4 VJET SE BERISHA
    E BANDA E GANGSTEREVE PER 13 VJET !
    A MUND TU BASHKOHEN PROTESTAVE TE KETYRE GANGSTEREVE E KETYRE MAFIOZEVE TE DALE KREJT JASHTE KONTROLLIT NE PROTESTAT E PERSEKUTORIT TE SHOSHORIT NE ENVEKRACI E MIJERA TE TJEREVE NE SALIKRACI!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje