Ish-ministri i Berishës: Basha po krijon një pritshmëri të parealizueshme për protestën, nuk mund ta rrëzojë Ramën

18 Janar 2018, 17:58Politika TEMA

Ish-ministri Besnik Mustafaj Mustafaj thotë se Basha po krijon një pritshmëri të parealizueshme për protestën se do ta çmontojmë qeverinë Rama, por kjo nuk do të arrihet sipas tij.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, Mustafaj thotë se lidershipi i PD sot është me imazh të dëmtuar dhe nuk mund të ngjallë shpresa tëk qytetarët e zhgënjyer për të dalë në protestë.

Unë jam një nga ata njerëz që besoj se nga protesta ka vetëm të mira.

Protesta në një shoqëri të lire dhe demokratike është një presion i madh ndaj mazhorancës për t’i përmirësuar gjërat. Për situatën në vend unë shoh dy probleme.

Së pari Basha po krijon një pritshmëri të parealizueshme. Po i thotë qytetarëve në takime se me këtë protestë do ta çmontojmë qeverinë Rama. Por kjo është e parealizueshme.

Së dyti, problemi është shumë i madh edhe tek kryeministri Rama dhe grupi i tij. Ai nuk pranon t’i lexojë arsyet e një situate të tillë. Rezultatet e protestës do të jenë minimale.

“Nëse do të kishte një strukturë të rregullt që të përfaqësojë interesat e masës së pakënaqur atëherë situata do të ishte ndryshe.

Por me partitë tradicionale në vendin tonë, diçka e tillë nuk është e mundur. Lidershipi i PD sot është me imazh të dëmtuar.

Për të krijuar besim më shumë te njerëzit e zhgënjyer sesa tek militantët e partisë, duhet të ketë një qëndrim ndryshe nga ana e opozitës”, u shpreh Mustafaj. (TemA)

1 komente në “Ish-ministri i Berishës: Basha po krijon një pritshmëri të parealizueshme për protestën, nuk mund ta rrëzojë Ramën”

  1. Miri says:

    Kjo opozite nuk mund te rrezoje qeverine e votuar nga shumica e shqipetareve se per kte arsye jane ne opozite o ish minister.perndryshe zgjedhjet nuk kane kuptim qe populli voton dhe opozita rrezon deshiren e popullit votues dhe kush luli i vogel!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje