4 milionë të prekur nga gripi në Itali, epidemia më e rëndë në 14 vjet

19 Janar 2018, 10:58Bota TEMA

Pothuajse 4 milionë italianë janë prekur nga virusi i gripit. Shifrat dalin nga raporti i fundit epidemologjik i Institutit të Lartë të Shëndetit. Vetëm gjatë javës së dytë të janarit, nga ky virus janë prekur 823 mijë njerëz. Më të prekurit nga ky virus rezultojnë fëmijët.

Autoritetet shëndetësore në Itali thonë se një situatë të tillë nuk e kanë parë që prej vitit 2004. Përhapja e gripit këtë vit ia kalon edhe pandemisë së viteve 2009-2010.

Mundësia e ngjitjes së këtij virusi është shumë e lartë, pasi vaksina trivalente nuk mbron nga ky lloj gripi.

Në Itali deri tani janë regjistruar 30 të vdekur, ndërsa 140 të tjerë janë rëndë.

Numri më i madh i të prekurve është regjistruar në rajonin e Lombardisë, 45 të sëmurë rëndë dhe 5 të vdekur.

Në 81 % të rasteve të vdekjeve, në rëndimin e gjendjes së të prekurve ka ndikuar një faktor shtesë, si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare apo ato kronike të aparatit të frymëmarrjes.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje