Kjo ura e pothuaj e shkatërruar, e cila shtrihet në lumin Vitim, është një nga më të rrezikshmet në planet për tu kaluar.
Ura e lartë 20 metra dhe e gjatë rreth 500 metra nuk është e përshtatshme për të kaluar me makinë dhe nuk ka as kangjella sigurie, kështu që gabimi më i vogël mund të jetë fatal.
Shtyllat mbështetëse të urës janë shkatërruar nga ndryshku, ndërsa trarët prej druri janë kalbur dhe prishur.
Megjithatë, pavarësisht nga gjendja e tmerrshme e urës, një shofer ka guxuar të kryente një kalim me fuoristradën e tij i tij duke filmuar udhëtimin në video.
Ka ndonje adrese ky vendi?