Nga Artan Fuga
E shkreta mësuese, gruaja nga Lezha a Mirëdita!
Mirë që e ka zënë halli sepse sëmundja nuk pyet!
Të shkuara i uroj me gjithë zemër, sepse me vullnet çdo gjë kalohet, sigurisht edhe me mjekime. Zoti pastaj e di!
Të gjithë jemi me rrezikun në kokë!
Mirë që nuk i kanë dhënë mjekimin duke e lënë të vdesi, një më pak, gjoja se mjekimi ësjtë i shtrenjtë.
Rrena!
Mirë që detyrohet në mes të mexhlisit, në ato mbledhjet e shpifura me front demokratik të tregojë intimitetin e vet, pra sëmundjen që e kërcënon pa mjekim.
Por, tani e marrin dhe e përdorin për propagandë gënjeshtare mu atje në pavion, në vendin e shenjtë ku vuajnë, shpresojnë, shërohen qindra njerëz, si unë, si ti, si ai.
Po mosni o o mosni o, po mosni ore mosni se ka kufi çdo gjë.
Ka kufi që e vendos humanizimi, sikurse vuan qeni për qenin, miun për miun, dashi për dashin, dhelpra për dhelprën.
Gomari për gomarin, derri për derrin.
Kush e ka të drejtën të bëjë nëpër spitale seleksionin midis atyre që do e marrin mjekimin nga ata që nuk do e marrin?
Ka komision etike për këtë?
Ka vendim-marrje shtetrore për këtë?
Se kjo është dënim me vdekje për dikë dhe falje për tjetrin!
Kush e merr vendimin???
Unë kam frikë se kjo bëhet me mik, përndryshe nxirrni statistikat.
Pse nuk botohen statistikat???
Merre për bythe atë të statistikave dhe hidhe në trotuar.
Zoti Rama nëse do të bëjë diçka të mirë pasi i dëgjon njerëzit që i trajtojnë sikur të ishin skllevër që ua hedhin luanëve në arena, të marri për bythe gjithë zinxhirin e përgjegjësisë të burokratëve të vet që kanë lënë atë grua dhe mijëra të tjera pa mjekim.
Atëhere unë do e besoj atë!
Nuk është vetëm kjo terapi që merret me mik në Shqipëri. Njoh unë të tjerë që kanë qenë të detyruar të bëhen militantë partiakë, përshembull të ruajnë votat e deputetit për të marrë pastaj mjekimin dhe terapinë.
Përndryshe, duhet çuar në prokurori kush merr vendime pa kompetencat e dhëna nga ligji. Ka prokurori apo nuk ka?
Gruaja nga Lezha a Mirëdita, zysha, që Zoti i shtoftë ymrin, sapo ka bërë denoncim në sytë e zotit Rama, dhe askush nuk vepron!
Bërtet e shkreta: Rroftë partia! Mirë bën! Merr terapinë, përndryshe, qëroju! Mirëupafshim në parajsë!
Qenkan shtrenjtë ilaçet për terapinë: Kushtokan 30 mijë dollarë për kurën e plotë? Kjo është shtrenjtë??? Mos u tallni. 30 mijë dollarë për të shpëruar jetën e zyshës që këtë të drejtë ja njeh ligji???
Qenkan 100 gra??? Tre qind mijë për ato gra? Ja tre milionë? Qenkan shumë!!!
O Zot po sa kemi humbur me Cezin, po me atë pallatin në Vlorë sa humbëm?
Cfarë thoni!
Aty ka tentativë vrasje me qëllim, në kundërshtim me ligjin!
O Zot ka njerëz më në këtë vend të dëgjojnë njeriun që vuan!
O zoti Rama, shkarkoje në sekondë ministrin a ministren e Shëndetësisë, zëvendësministrat, kapi për bythe dhe hidhi si qen në trotuar, pa punë, dhe çfarë të tjerë që kanë përgjegjësinë përndryshe kanceri që ka mbërthyer shoqërinë, nuk do të gjejë kurrë shërim.
Coje dosjen në prokurori dhe unë do të bërtas: Rroftë zoti Rama!
Merri, për bythe, dhe hidhi tutje!
Nuk ka nevojë për VNR, me propagandë çnjerëzore, në pavionin që ka përshkruar Dostojevski.
Po, po, skena që vetëm Dostojevski mund t’i kthejë në art!
Prisha gojën, po, po.
Më falni, nuk e mbajta dot!
undefined
Dakort me Fugen.
Tani! Mjaft me me kete veshtrim te pervuajtur se na dogje xhanin! Nderroje rresmen!
Edi Rames, kur te rritet edhe ca, dhe te piqet, do ti vije turp (po pati cipe) per keto thagma qe ben sot .
Ti o Fuga,po deshe besoje,se nuk te shterngon njeri.Ilaçet vertete jane te shtrenjta,se kaq t’i jep kapitalisti.Por edhe pse jane shume te shtrenjeta,qevria dhe Edi Rama i siguroi per çdo person qe vuan nga kanceri.E dyta-eshte se Edi Rama nuk te pyet ty se si do beje me ministrat.Ai i di vete punet e qeverise,dhe po ecen shume mire.Nuk duam qe ti edhe ndonje tjeter si ty te bertasin RROFTE RAMA,se ate e ka brohoritur qe ne 25 qershor populli qe e votoi.Prandaj vazhdo te mbash murin si Nastradini.
Pusho o kafshe e paguar e qeverise. Im ate vdiq se nuk mori tre here ilacin se nuk kishte pasi kushtonte shtrenjte nderkohe qe te njejtin ilac merrte dhe moikom zeqo e atij i gjendej cdo here. Nuk kam asgje me moikomin se ka jeten e tij dhe eshte njeri i nderuar por ajo qe thote fuga eshte 100% e vertete. Por ty o kafshe te uroj te provosh kete sistem jo te vetja e te prinderit por te femijet e tu e pastaj do shikosh si do behesh o ndyresire qe mbron kete sistem te poshter. Keta duhen djegur te gjalle.
Ministri hidhet ne tortuar edhe ashtu siç thote zoti fuga kur qeverija dhe kuvendi i japin fondet financiare qe i duhet spitalit per kete semundje apo per çdo semundje tjeter.eshte e padrejte te matemi me qeverin e meparshme.eshte kriminale ti thuash pacientit me kancer nuk do e marrsh ilacin sote se nuk eshte ber tenderi apo se tani kurohen me shume se ne kohen e qeveris me pare.ketu te ne ka dhe nje veçori tjeter se shume pacien kurohen ne spitalet private ketu dhe jashte shtetit.zgjidhen problemin e shendetesis zoti rama, arritje jane te mira po ja shume qe nuk e marin sherbimin mjeksor.
i nderuar, se je dhe akademik dhe duhet te japesh shembull me fjale dhe vepra, ti i pari coji ne prokurori personat pergjegjes per kete gje, gjej nje avokat po te dhimbet drejtesia, organizohu me familjaret e prekur nga abuzimi dhe coje ne prokurori, dakort beje dhe artikullin por coje ne prokurori dhe nuk k anevoje per masa jakonine, jo kapi zvarre, jo prej leshrash, jo si qen ne rruge etj, keto jane thjesht folklorizma… nuk ben njeri si qepaze keshtu ne perendim, te con tjetri tek gjykata dhe mbaroi puna… ashtu e do mushka, se me llafe, ia kane pire lengun
undefined
undefined
Ke te drejt profesor .Shendetesia se pari duhet te kete ne drejtim njerez me zemer te perkushtuar e profesioniste .Z.Rama nuk besoj qe nuk e di kete .Per kater vjet spitalin e Vlores e drejtoi ne plot kuptimin e fjales nje llum e kaluar llumit nje mjeke me predent penal qe bleu pafajsine ne gjykat e kortuptuara padi mori dy jete nje njene dhe foshnjen e saj.Jo vetem kaq por njeriu me konfliktual fale veseve e karakterit te saj .E hoqi me doreheqje pasi e reklamoi si te korruptuar .Por me qesharakja donte ta bente nen kryetare bashkie.Fale Kryetarit Leli nje mjek ne profesion qe e njeh mir nuk gjeti ate qe priste ,hapsiren ku te abuzonte me fondet publike,u zbyth.Se fundmi nje tv lokal na e serviri se kjo baxhella do riemerohej Nese kjo ndodh atehere ……
Zoti Fuga me e drejte do te ishte te thoshe “Popull kape per bythe Ramen dhe hidhe si qen ne trotuar”
Filloi edhe ky t’ia lepije Rames (pas 25 vjetesh me Saliun).
Bir i denje i pelivanit Myqerem, e ka kuoptuar se Saliu nuk ka me te ardhme ne Shqiperi.
“Besniket” e tw pabeseve si Saliu nuk mund te jene me te vertete besnike.
Ti Jimi mos shif fytyren e Prof. Fugues se e ka nje kuptim ajo foto por Lexi me mend ne koke cfare shqetesimi sa jetik at dhe dimensional qe po bertet se per te bertitu e per te vene kujen eshte. Sigurimet shendetesore po I paguajme dhe jane te detyrueshme, ndoshta nuk Jane shume po ne fund te fundit ne report me pagan tone shume Jane, atehere pse nuk gjejjme dot asnje sherbim serioz e korrekt pa njohje?
Sa per ty o Bushi une do te keshilloja te peruleshe para inteligjences e humanizmit, palo arogant e skllav i politikes. Tere jeten duke u hequr zvare do te jeshe po te la zoti pa u semurur nga ndonje rast I ngjajshem!
Nuk eshte fjala vetem per Rastin konkret.
Kryministri veproi shume mire per tu dhene shembull te gjithve ne Institucione.
Demokracia eshte zbatim rigoroz i ligjit, dhe jo justifikime apo interpretime te ligjit sipas deshires te kujtdo, dhe qe te arrihet kjo, duhet qe (ne vendin tone Shqiperi), ne fund te çdo ligji apo vendimi Qeverie, te citohen edhe penalitetet per ata qe nuk e zbatojne rigorozisht ligjin apo vendimin ne zbatim te ligjit.
Profesori ka shume te drejte kur thote: “ÇOJI DOSJEN NE PROKURORI”, kur nuk ka kryer detyren, d.m.th. nuk ka zbatuar ligjin apo vendimin.
Penaliteti nuk duhet te jete thjesht me largim nga puna, por me çdemtimin financiar deri me nje te demit te kryer, qe te mendohet mire kur te konkuroje per vendin e punes dhe ta dije mire se çfar e pret ne se nuk e kryen punen apo sjell pasoja ne pue nga mosveprimi i tij sipas akteve ligjore.
Sigurisht qe K/Ministri nuk duhet ti njeke te gjitha keto, por ai dha shembullin dhe kete shembull duhet ta zbatoje tek te gjithe vartesit e tij qe nuk kryejne detyren, duke u treguar vendin. Sigurisht qe nuk eshte e lehte, por duhet vepruar.
nuk lexohet me ky
Akademikut Fuga I kujtoj se 100×$30.000=$3.000.000 pra 10 here me shume se ai thote. Pamveresisht kesaj jetet duhen shpetuar se nuk mund te vleresohen ne para si mall.Nje sugjerim per akademikun:Perveç luftes per mbrojtjen e te drejtes per t’u mjekuar te luftoje edhe per detyrimin per te paguar taksat qe ajo te behet e mundur.POSTULAT: QEVERITE NUK PRODHOJNE PARA, THJESHT I MENAXHOJNE.
Doli dhe mender profesori. Po ik or dreq se nik te pjerdh njeri ty.
Ndrro kompjuterin Profesor Fuga