Autoriteti i Dosjeve rrëzon PD-në: Jano, jo bashkëpunëtor i Sigurimit

23 Janar 2018, 19:25Politika TEMA

Report TV mëson detaje të reja që lidhen me avokatin Kozma Jano, i nominuar nga Kuvendi si kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, i vënë nën akuzë nga PD se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Menjëherë pas deklarimit të Partisë Demoktatike se Kozma Jano ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Telefoni”. Kuvendi Shqipërisë është vënë në lëvizje.

Një burim i tha Report TV se në kryesinë e Kuvendit kanë mbërritur dy dosje që disponohen për Jano nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve.

Në letrën shoqëruese që mban firmën e Genta Sulës, kreut të këtij institucioni, thuhet se Jano nuk ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Partia Demoktatike deklaroi se Kozma Jano, nga radhët e avokatëve, nga dokumentacioni që sipas selisë blu i është fshehur opozitës, rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Telefoni”.

Kozma Jano ka qenë kryetar i Partisë Komuniste, dega Lushnjë, dhe në 2011 ka qenë kandidat në zgjedhjet lokale në listën e këshilltarëve.

Kjo e dhënë është në faqen e KQZ.

1 komente në “Autoriteti i Dosjeve rrëzon PD-në: Jano, jo bashkëpunëtor i Sigurimit”

  1. Alban Dega says:

    PD BALTOS EDHE BALTEN QE E KA MBULUAR NGA SHOLLA E KEPUCES E DERI TE FIJA ME E LARTE E FLOKUT TE SALI BALTES !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje