DETAJET: "E di mirë ti pse jam këtu", përplasje në seancën ndaj Shullazit: Ja lidhja me Lul Berishën

23 Janar 2018, 16:29Politika TEMA

Seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit ka kaluar mes tensioneve të shumta ku nuk kanë munguar replikat mes të akuzuarve dhe prokurores së çështjes.

Prokuroria ka paraqitur provat shkresore e ndërsa janë kundërshtuar nga pala mbrojtëse të cilët e kanë konsideruar si një burgim të kotë.

Ndërkohë, prokuroria ka deklaruar se fillimisht u hetuan dy grupe kriminale, hetime këto të cilat nisën në muajin shkurt të viti 2016.

Avokati i të akuzuarve tha se prokuroria me provat që paraqiti nuk po bën punën siç duhet, duke i cilësuar materialet shkresore si prova të marra nga google.

Nga ana tjetër prokurorja Elizabeta Imeraj iu përgjigj duke I kërkuar palës mbrojtëse të mos bëjnë rolin e inspektorëve të prokurorisë.

Në debat është përfshirë edhe një nga të akuzuarit Gilmando Dani.

Ai ka ngritur pretendimet se po mbahen pa asnjë arsye në burg për gati 2 vjet.

Gilman Dani: Po mbahemi dy vite në burg kot

Imeraj: Spo të mban prokuroria, je në burg me vendim gjykate apo nuk ta kanë shpjeguar avokatët?

Dani: E di mirë ti pse jam unë në burg.

Ndërkohë Prokuroria ka depozituar  edhe 19 faqe prova shkresore, ku  sipas organit të akuzës, hetimi ka nisur për 2 grupe.

Mësohet se në shkurt 2016 policia i ka çuar informacion Prokurorisë për veprimtarinë kriminale të Emiljano Shullazit, Lulëzim Berishës, Gilmando Danin, Blerim Shullazin, Endri Qyqjan dhe Endri Zelën.

Sipas prokurorisë rezulton se edhe Plarent Dervishaj  është i përfshirë në veprimtari kriminale.

Fill pas kësaj shkrese të policisë në vitin 2016 u prangos edhe shtetasi Emiljano Shullazi.(TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema