PD zbulon emrat: Në KLP kandidon bashkëpunëtori i Sigurimit me pseudonimin "telefoni", ja cili është

23 Janar 2018, 14:17Politika TEMA

Deputeti Oerd Bylykbashi ka publikuar në një konferencë për media identitetin e personave që kandidojnë për KLP-në.

I shoqëruar nga këshilltari ligjor i Grupit parlamentar Gazment Bardhi, ata thanë lista është e pavlefshme si pasojë e shkeljeve ligjore dhe kushtetuese për kriteret e kandidatëve.

Altin Haziraj nga Shoqëria Civile: Ka depozituar deklaratë ku deklaron se nuk ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë. Është deklaratë e rreme, sepse sipas shkresës së Drejtorisë së Burgjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se Altin Hazizaj është dënuar dy herë me vendim të formës së prerë për dy vepra penale. Dokumenti nga sektori i dekriminalizimit për Altin Hazizaj është dorëzuar në Kuvend por është fshehur për anëtarët e opozitës. Ai duhej të ishte skualifikuar. Kjo e bën listën të pavlefshme

Alfred Balla nga Shoqëria Civile: Në rekomandimin e ONM nuk plotëson kriterin e angazhimit në Shoqërinë Civile në 5 vitet e fundit. Platforma e këtij kandidati është plagjiaturë e një kandidati tjetër (Plarent Ndreca). ONM thotë se ky kandidat nuk ka integritetin e duhur për të qenë kandidat.

Kozma Jano nga radhët e Avokatisë: Nga dokumentacioni që i është fshehur opozitës, rezulton, se Kozma Jano i datëlindjes 1956 ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit me pseudonimin “telefoni.” Ka qënë kryetar i Partisë Komuniste të degës Lushnje dhe në 2011 ka qenë kandidat në zgjedhjet lokale në listën e këshilltarëve. Kjo e dhënë është në faqen e KQZ.

Ilir Panda: ONM ka konstatuar se Ilir Panda ka qenë i përfshirë në nivele të larta politike, ç’ka ligji e ndalon.

Sokal Lamaj nga radhët e Avokatisë: Nuk ka vërtetimin për shlyerjen e detyrimeve tatimore, që është shkelje flagrante për kriteret e kandidatëve që vijnë nga avokatia. Ndaj tij janë marrë masa administrative për mos pagesën e rregullt të tatimeve. Ky është kriter ndalues për kandidatët. Edhe ky kandidat e deligjitimon listën, tha Bardhi. (TemA)

10 komente në “PD zbulon emrat: Në KLP kandidon bashkëpunëtori i Sigurimit me pseudonimin “telefoni”, ja cili është”

  1. VICTOR says:

    Domethënë, më i pastri këtu është, krimineli sali,likja,mona,tritani,paloqja,muli etj. Po prandaj bëhet vetingu morr horra që të dilni ju e ti nxirrni të palara disa prokurorëve dhe gjyqtarëve, pastaj dalin PSistat i nxjerin të palarat disa të tjerëve dhe kështu pastrohet sistemi. Bravo palaçot e pd, se pa dashjen tuaj po bëni vetingun që do Perëndimi dhe Shqipëtarët.

    1. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Ec aty! Te gjithe ish sigurimdat te dalin te drite dhe shporren nga vendi e jo me nga strukturat shteterore.

      Vec mos harro sekretarin e partise se punes sali berisha dhe bucen qe polli lulin.

  2. kanuni says:

    Siç duket, po t’i kalosh “në veting”, të gjithë shqiptarët, pa përjashtim, do të dalin “të dhjerrë”…! Këtë e dinë shumë mirë amerikanët dhe evropianët dhe… thjesht engledisen me neve…!

    1. _I_ says:

      Nje korgjim, jo “te gjithe shqipetaret”, por e gjithe ajo e quajtuara “elite” politike, e drejtesise, biznesit, etj jane te dhier, keshtu qe duhen zgjedhuar ata qe bien era M…. me pak se nuk kemi ku te gjejme te tjere te padhier!

  3. Varreza Greku ne Al-baniston says:

    Si Saliu si Ramiu.
    Jane te zgjuar ata qe mendojne ndryshe.Ti gezoni!

  4. Viro says:

    Ky I datelindjes 1956 perse duhet, per trofe?

  5. emigranti says:

    pd ka frike se nuk fitoj asnje nga raca e tyre, sepse edi qe jugu eshte kunder pd per arsye te vete pd qe u bashkua me kriminelat, hajdutet, drogaxhinjte dhe prostitutat.

  6. edi says:

    Jo jo ai ne ate koh e ka pas celulari se burri danese tim e ka pas cun halle edhe e din shum mire.

  7. Poku says:

    Kaq idiote jane keta qe tundin fletet me emrat e tyre qe kane qene komunista apo ne detyre partie te asaj kohe .po sipas tyre Sali Berishen duhet ta perjashtojne nga parlamenti dhe politika e jo me te behet kryeminister apo deputet.nuk ka rendesi c’far ka qene ne ate kohe rendesi ka qe nga 90 e deri tani sa eshte i perlyer me korrupsionin apo sa pasuri ka vene duke e krahasuar me politikanet mbas 90 kjo i duhet popullit perkushtimi ndaj ligjit .cdo sistem ka anen pozitive dhe anen negative nuk ka rendesi kujt sistemi i sherben rendesi ka me sa seriozitet e ben detyren dhe sa e zbaton ligjin.njerzit e pa korruptuar njesoj e kane bere punen si ne ate sistem dhe ne kete sistem ku jetojm sot.le te dali ndonje nga keta politikanet e sotem qe nga 90 e ketej te thote qe jane te paster e te pakorruptuar ti thone popullit qe e kane vene pasurine vetem me rrogen e tyre e te shikojme sa te paprekur jane nga ligji i vetingut.sipas tyre duhet te ikin te gjithe deputetet e te zvendesohen me njeres te rruges mjafton te jete sipatizant i partise nuk ka rendesi cfar shkolle ke bere na duhen idioter ti kemi nen vete se i zgjuari na mer karriken kete duan keta qe na qeverisen deri tani. hoqen nga puna gjithe intelektualet dhe profesionistet dhe i zvendesuan me njeres pa shkolle dhe pa formim profesional.kush eshte i afte ai qe ka bere shkollen me kohe te plote dhe pa korrupsion para 90 apo keta ke blene dipllomat dhe se kane idene nga profesionalizmi vetem te zhvasin popullin dine ajo eshte puna e tyre.prandaj. mire qe sjane ne gjendje te zgjedhin te aftit po te pakten te lene komisionin nderkombetar te beje perzgjedhjen se kush e meriton pa dallime partiake.me politikane si puna juaj nuk shkohet as ne grope dhe jo me ne europe.

  8. Termal says:

    Dhe te gjitha keto i thone dhe i kerkojne keta qe vune per pese vjet, dhe qe donin ta mbanin edhe pertej kohes ligjore,nje prokuror te pergjithshem me shkolle tetevjecare sepse plotsonte kushtin e vetem te tyre domethene qe e kishin nen hyqymet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema