FOTOT: Arabia Saudite konkurs bukurie për devetë, 12 konkurentë skualifikohen për... botox

24 Janar 2018, 11:40Lifestyle TEMA
FOTOT: Arabia Saudite konkurs bukurie për devetë, 12 konkurentë

Në përpjekje për të qenë të përsosura, 12 deve janë skualifikuar nga një konkurs bukurie në Arabinë Saudite për përdorimin e Botox.

Ajo që dallon një deve të bukur nuk është vetëm trupi i tyre por edhe forma e buzëve.

Ishin pronarët e tyre që i injektuan botox që ato të dukeshin më të bukura.

Konkursi i bukurisë përfshin 30.000 deve si pjesë e Festivalit të 2-të të Mbretit Abdulaziz Came.

Konkursi zhvillohet në Al Dhana, 120 kilometra nga Rijadi dhe vazhdon deri në fund të janarit pas Festivalit Al Dhafra të Abu Dhabit. Çmimi në Festivalin e Mbretit Abdulaziz Camel arrin në 57 milionë dollarë.

Disa ditë përpara se të fillonte konkursi mediat saudite raportuan se një veteriner është kapur duke i bërë operacion plastik deveve. Në klinikën e tij deveve nuk iu injektua vetëm botox por edhe iu zvogëlua madhësia e veshëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje