Nga Astrit Patozi
Këtë Kozma Janon, kandidat për KLP, i cili e paska pasur pseudonimin “Telefoni”, nuk kam nga ta njoh, por nuk është vetëm ky problemi, që nuk dua të merrem me të.
Nuhatja më thotë se ai nuk e kupton hiç se për çfarë është atje dhe pse nuk mund të jetë. Ndaj edhe nuk po i drejtohem fare atij për të dhënë dorëheqjen një orë e më parë.
Por atyre që përgjërohen për reformën në drejtësi, vendas apo të huaj qofshin, kam gjithë të drejtën e botës t’ua kërkoj të na shpëtojnë nga Kozmai. Jo nga personi, por më shumë nga fenomeni.
Nuk e di si do ta zgjidhnin, por ikja e tij prej aty do të ishte minimumi që mund të bëhej, për të mos e çuar në fund të këmbëve edhe atë pak shpresë që ka ngelur se diçka mund të ndryshojë për mirë tek kjo drejtësi e kalbur dhe e kapur.
Ndërkohë penetrimi i “Telefonit” deri në buzë të promovimit për njërin nga institucionet e larta të drejtësisë së re është një alarm i madh për krizën e rëndë të sistemit tonë. Unë nuk kam të dhëna që të fajësoj Autoritetin e Hapjes se Dosjeve për këtë “kalim të paligjshëm kufiri”. Mund të jetë pamundësi, por ndoshta edhe neglizhencë e tyre, që “Telefoni” për pak e kaloi pa u detektuar postbllokun i ligjit në emër të ligjit.
Por edhe po të isha i sigurt që ata e kishin bërë qëllimisht unë nuk jam aq naiv sa të fajësoj sot dikasterin e Genta Sulës.
Sepse rrënjët duhen kërkuar tek aktorët kryesorë politikë, të cilët kanë marrë përsipër redormimin e drejtësisë, duke votuar unanimisht në verën e vitit te shkuar.
Të qeverisë në radhë të parë, që është në të gjitha rastet dhe kurdoherë problemi më i madh. Por edhe të opozitës, për aq sa i takon.
Ndaj pasi të na ketë shpëtuar nga Kozmai i KLP-së, Edi Rama dhe mazhoranca e tij mund të na bëjë një nder më të madh. T’i drejtohet Autoritetit Shtetëror për zbardhjen e të shkuarës për cdo titullar të lartë të saj, pa pritur që të na dalin histori të ngjashme me “Telefonin”. Vetëm kështu mund të ketë kuptim ekzistenca e atij institucioni, që të shërbejë si filtër për të penguar fosilet e Sigurimit të Shtetit që të na drejtojnë edhe në demokraci.
Të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe Lulzim Basha, i cili ka marrë përgjegjësi, jo vetëm për të tashmen, por edhe për trashëgiminë politike të Partisë Demokratike.
Të çojë për verifikim të gjithë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë të saj. Deputetë, e ish-deputetë, ish-ministra, drejtues të lartë e drejtorë të mëdhenj, pa asnjë dallim në këto 25 vjet.
Sepse vetëm kështu njerëzit do të besojnë që ne i kemi realisht alergji ish-spiunët apo bashkëpunētorët e Sigurimit të Shtetit, dhe nuk kujtohemi për ta vetëm kur “Telefoni” bie nga ana e kundërshtarit.
Po te ishte kaq dhe vetem kaq, do ta falenderoja Astrit Patozin
per sugjerimin e dhene direct per te Dy Shefat e Tanishem Pozite/Opozite se Ai I Treti fluturoi dhe u be President dhe me shume e kritikon Gruaja se sa Rama e Luli ate!
Por le te mbetemi tek Tema e Sotme: Dosjet.
Shefi i Dosjeve Shqiptare natyrisht eshte Sali Berisha, zoti Patozi. Ti e di fare mire kete. Edhe se ke lidhje me te hershme, me nje ndermjetes tjeter, edhe se dreqtove te Albania, por me shume, formalisht ke qene Dyshi i PD-se, ne Parlamentin ku mund te fillonte cdo nisme ligjore per hapjen reale te Dosjeve.
Do ta leme te shkuaren? E leme, nese jane dakord ta lene edhe keta qe investojne Reformen e Vonuar ne Dreqtesi, por serish ti e di mire se vetem duke kerkuar hapjen e nje dosjeve te vetme, kryesore, nis kollaj kjo transparence. Kerko hapjen e Dosjes tende, Astrit dhe pastaj kerkojua kete secilit prej atyre me te cilet ke bashkeqeverisur…
Kerko verfikimin e atyre qe thote Klosi, hap dosjen e Klosit, dmth dhe mos e lini me te llap[aqenos ekraneve per gjera qe ka detyrim kushtetues t’i hesht, ose t’i kerkoj zyrtarisht te ndeshkohen.
Hap dosjen e Ligjit, zoti Patozi, dhe ne do te te harrojme tere sa ke qene e sa nuk ke bere dot, por qe do sinqerisht ta besh tani…
Po ti o kokedru nuk u çudite kaq vite qe 90% e partise demokratike ishin bashkepunetore ordinere te sigurimit te shtetit.. tani na ze e na ben moral. Kthehu ne fshat te punosh token o hipokrit pa origjine
Te gjithe keta qe shkruajne per dosjet jane ish spiuna te Sigurimit… Ti Astrit Patozi e ke pseudonimin e Astrit Ballsha…
Drejtë. Kije mëri, jepi hakun!
Mire per te tjerat po ky ish polici Kozma Telefoni me shkolle te mesme do beje vetingun.
E ke gabim o sit back..,qe eshte polic!
Kozma Jano eshte me moshe 3 vjec dhe eshte ne kopshtin e femijve “Lulet e Psrtise” ne lagjen “Kongresi i Lushnjes” Lushnje!
Parashikohet qe pasi te rritet te shkoje ne shkolle te mesme,te larte dhe te behet avokat nga me te miret!
Por ama sot qe flasim ai akoma vazhdon kopshtin e femijve se eshte 3 vjec!
Keto listat qe jane bere tani per Vetingut jane llogaritur jo per Kozmain ne kopesht,3 vjec,por per Kozmain prej 20 vjetesh jurist dhe avokat me pervoje!
Edhe ti o “sit back..” nuk je i rritur por femije cerdhe,se keshtu merren llogarite:Kur i thua Kozma Janos polic,kur ai pas policise ka bere shkollen e Larte dhe ka mbi 20 vjet jurist e avokat,kuptohet qe po ha mut kot!
Asnje vlere nuk ka kjo kartele edhe ne se eshte e vertete!
Te gjithe kuadrot e shtetit,komunistet,antaret e Frontit etj e kishin per detyre te informonin organet perkatese jo me per veprime sabotuese,por edhe per sjellje te padenja per ate kohe!
Keto kartela vlejne vetem per ata qe kane qene agjente te sherbimeve te huaja dhe qe sot e kane shkaterruar Shqiperine me shume se te gjithe pushtuesit bashke!
Ne se burgaxhinjte e djeshem do te kishin te drejte ne denimin e tyre nepermjet shpifjeve me deshmitare te rreme etj,si ka mundesi qe per 27 vjet nuk denoncoi asnje prej tyre qofte edhe nje deshmitar apo sigurims te vetem ne gjyq?
Ja pra qe ketu eshte mashtrimi i ndyre fashist i tyre!
Spiunin me te rrezikshem antishqiptar Sali Berishen,ky Patozi e ka patur kryetar partie dhe tani ha mut kot!
po flet i biri i nje spiuni te deges,…pytja qe do i bej Astrit Patozit eshte:I biri kujt je me emer dhe mbiemer dhe cfare pune dhe pseudonimi ka pasur yt ate ne kohen e xhaxhit?…kollaj te hiqesh si demokrat,po rrenjet e tua duhet ti tregosh!Jeni te gjithe halè qe kundermoni ere me mijra km larg!
HA HA HA , JE SHUME I VONUAR , DOSJET E PD I DOGJI BERISHA . TASHME ATA JANE UDOBISTA NGA 1990 PA DOSJE .
jenil ketu ish spiunat e Enverit. jeni ju qe themeluat dhe krjuat PD e shpellarve dhe ish komunistave te rrezikshem … kuptoheni kur flisni me nenkuptime. me nostalgji per profesionin e fuksit. jeni plehrat e njerzimit
Ti Astrit Patozi de jure ke qene nen kryetar e Grupit Parlamentar te PD, por de fakto ke mbajtur detyren e Nen KRYETARIT TE GRUPIT TE ISH SIGURIMSAVE TE SHTETIT. Mos bej sikur je qelibar o Patos Matrallozi. Ky Janua ma do mendja qe eshte shume me i paster se ju sepse i bje qe ne ate kohe duhet te kete qene djale fare i ri. Bej durim Patos sepse gjerat do te marin rruge avash-avash, por per kete do t’u vije “telefoni” nga Ruga e Elbasanit.
Mynih 179,deshmi befasuese per Sali Berishen!
Rrëfimi befasues i një ish-dëshmitari të një takimi sekret në Mynih në 1979 ku u mor një vendim mbi të ardhmen e “tri shteteve-valvula” ndër të cilat edhe Shqipëria. Pjesë të kësaj dëshmie kanë qarkulluar nën zë në ambjente të shërbimeve sekrete shqiptare në mesin e viteve ‘90, më pas është heshtur… 60 000 000 $, do t’i jepeshin Grigorovit të Shkupit për formimin e “thithës-shtet” të pavarur… 20 000 000 $, për njerëz brenda oborrit të Hoxhës – shkruan autori. Dhe më pas përshkruan një takim në Parkhotel të Mynihut me kontaktin e Shqipërisë që erdhi nga Franca.. “Takuam një njeri me sjellje shërbëtori… Na priti, duke bërë përkulje teatrale” Ky njeri quhej… Sali Berisha (!)
Libri që po citojmë sot është botuar në 1995. Pjesë të tij kanë qarkulluar për disa vjet nën zë në ambjente të shërbimeve sekrete shqiptare, më pas është heshtur. Takimi për të cilin flitet në libër është kryer në vitin 1979. Në tekst bien në sy dy elementë. Së pari autori pretendon se që në pragun e viteve’80 janë bërë plane për të krijuar “shtete-valvula” dhe (citim sipas botimit) për “destabilizmin e Shqipërisë” së ardhshme. Elementi i dytë i rëndësishëm, krejtësisht befasues është fakti se personi që përmendet si kontakt është… Sali Berisha.
Botimi nuk mund të zbardhë shumë pikëpyetje që ngre ky takim, por ama hedh dritë dhe i vë kapakun një aspekti jo më pak të rëndësishëm në lidhje me Berishën: Nëse ato çka rrëfen autori janë të sinqerta, atëherë Sali Berisha nuk ishte thjesht komunist, nuk ishte thjesht antar partie, nuk ishte thjesht një mjek me ilaçe në çantë në oborrin e parisë komuniste të atëhershme.
Akuzat për mbajtjen e Shqipërisë nën gjendje të përhershme tensioni politik për Sali Berishën nuk kanë munguar asnjëherë, por nuk ka patur prova të drejtpërdrejta për qëllimet e kësaj mënyre veprimi. Qëndrimet me thyerjen e embargos ndërkombëtare në favor të Serbisë së Miloshvicit, vendimi skandaloz për cënimin e integritetit territorial të vendit në paktin me Greqinë, kanë qenë më pas shumë të diskutuara.
Pak ditë më parë botuam atë që mendojnë për Berishën dy historianë të njohur britanikë që kanë shkruar gjatë mbi Ballkanin Xhejms Petifer dhe Miranda Vikers dhe një ditë më pas atë që thotë një nga ish-themeluesit e UCK-së së Kosovës. Arkiva të tjera janë të nevojshme për të bërë të qartë këtë histori mbi çfarë ka qenë dhe është realisht z.Berisha, protagonist i tragji-komedinë shqiptare të dy dekadave të fundit.
Pjesë nga libri:
Takimi me Berishën në “Parkhotel” të Mynihut: “Takuam një njeri me sjellje shërbëtori…Na priti, duke bërë përkulje teatrale”
Libri titullohet “Komplotistë ndërkombëtarë” është botuar në vitin 1995, nga shtëpia botuese “Nea Thesis”, me autor Athanasios K.Strigas. Në pjesën ku përmendet Shqipëria flitet për një takim me pjesëmarrje të lartë më 7 janar 1979 në Getensberg të Bonit. Autori përmend si pjesëmarrës në takim edhe dy presidentë bankash, zyrtar të një shërbimi sekret dhe “ndërlidhës me shërbimet sekrete të Europës Juglindore” dhe një person që vite më vonë (kur doli në sipërfaqe problemi maqedon) ishte ndërmjetësi publik kryesor për këtë çështje. Sipas autorit, takimi diskutoi planet mbi “tri shtete valvula ose thithës” dhe dhënien e fondeve të mëdha për këto qëllime.
Shkruan autori Strigas ndër të tjera:
60 000 000 $, do t’i jepen Grigorovit të Shkupit për formimin e “thithës-shtet” të pavarur… 150 000 000 $ do jepeshin për Shqipërinë… 20 000 000 $, për njerëz në oborrin e Hoxhës. Kjo pjesë do merrej nga Sali Berisha, sot president i këtij vendi. (libri është botuar në 1995 – shën.red.) Berisha kishte ardhur, për këtë arësye, në Mynih, nëpërmjet Parisit dhe ishte sistemuar në “Parkhotel” të Mynihut…”
Autori jep më pas detaje nga takimi dhe ndër të tjera thotë:
“Mbërritëm në “Parkhotel” pas mesnate. Takuam një njeri me sjellje shërbëtori, që më shumë të kujtonte një bojaxhi, se sa një njeri të shkolluar dhe pjesëtar të një elite politike. Na priti, duke bërë përkulje teatrale. Z.Merden i tha frëngjisht, se paratë do ti merrte nga z. Redman. Z.Berisha bëri edhe një përkulje tjetër gjithë kortezi, që e shoqëroi me një buzëqeshje të tepruar. Iu shpjeguan edhe sponsorët që kishin ndihmuar.- Ju faleminderit, – tha bojaxhiu tërë kortezi false…”
Po kush është autori i këtij libri Athanasios Strigas? Ai ka shërbyer për disa vite në Bruksel si këshilltar i disa gjeneralëve të rëndësishëm të NATO-s në vitet 70-80. Është greko-amerikan dhe ka studiuar fillimisht shkencat politike dhe ato ekonomike në universitetin e “Heidelberg”-ut. Më pas është specializuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe çështje të Strategjise në University of Georgetoën në Uashington, për të përfunduar më tej studimet me specializimin e tij për propogandë në universitetin “Patris Lumumba” të Moskës.
Njihet si një njeri pranë grupit global ”Komisioni Tripalësh” dhe ka shkruar me tone gjithnjë të ashpra ndaj një tjetër grupi të quajtur “Grupi Bilderberg”. Për kontekst duhet kuptuar se “Komisioni Tripalësh” dhe “Grupi Bilderberg” janë dy organizata me influencë.
Në konkurencën mes këtyre dy grupeve duket se autori Strigas e gjen veten më pranë “Komisionit Trilateral”, nëse i referohesh botimeve (në intervalin kohor të viteve 93-96 ka botuar katër libra që kanë ngjallur debat për shkak të përmbajtjes dhe sidomos dokumenteve dhe referencave me emra data dhe vende). E vecanta e tyre është që këto vepra i referohen kujtimeve si dëshmitar i dorës së parë në shumë takime, informative tepër sekrete të cilat i ka marrë për shkak të funksionit dhe lidhjeve, por edhe dokumenteve që ka shtënë në dorë përgjatë viteve.
Vickers dhe Pettifer për Berishën: Marrëdhënie miqësore me shërbimet e fshehta franceze
“…Megjithëse Berisha kishte miqtë e tij në qarqet qeveritare të Parisit, kishte gjithashtu marrëdhënie miqësore me shërbimet e fshehta franceze dhe ishte ushqyer me idetë frankomasone në Francë, pjesa dërrmuese e opinionit ballkanik të Francës ishte kundër Berishës. Në Gjermani qeveria e tij kishte një mbështetje të fortë nga e djathta dhe disa qarqe katolike, por shumë kundërshtarë nga e majta dhe midis bashkësisë së madhe dhe më së shumti radikale të emigrantëve kosovarë, bënë që zhgënjimet ndaj tij të shtoheshin dhe të forcoheshin qëndrimet kundër Serbisë.
Në Departamentin amerikan të Shtetit qarkullonte një opinion se Shqipëria ishte pashmangshëm një ‘shtet i varur’ për shkak të varfërisë dhe prapambetjes ekonomike, ndaj dhe ishte subjekt i një lufte të paevitueshme për sundim midis Italisë dhe Greqisë gjatë krizës së pranverës së vitit 1997. Ndërkohë që të dy këto vende ishin aleate të NATO-s, nuk pati në këtë kohë ndonjë shqetësim të madh nga Shtetet e Bashkuara se cili vend do të bëhej dominues. Kjo mund të kuptohet nga distanca që mbajti Uashingtoni ndaj konfliktit social…”
Kelmendi i UÇK-së: Berisha e Bukoshi, njerëz të Beogradit
“…Berisha nuk e ka mbështetur Bukoshin por kanë bashkërenduar veprimet në të gjitha periudhat, dhe se a do jenë bashkë apo nuk do jenë bashkë nuk varej nga ata, sepse e kanë patur urdhër të jenë bashkë. Qeveria Bukoshi-LDK dhe partia e Sali Berishës, veçanërisht Sali Berisha dhe LDK-ja kur e panë që UÇK-ja po forcohet në terren dhe as FARK-u që ishte krijuar si kundërpeshë ndaj UÇK-së nuk po arrinte rezultate, bën një plan strategjik, kuptohet me direktivë të Beogradit.
E vetmja mënyrë për ta dëmtuar luftën e UÇK-së në Kosovë ishte lufta civile në Shqipëri, ndaj grushti i shtetit më 14 Shtator 1998 që u bë sëbashku me Sali Berishën dhe Bujar Bukoshin kishte këtë synim. Si kurban i kësaj lufte u zgjodh Azem Hajdari. Koha do ta dëshmojë këtë fakt dhe zbardhja e këtij grushti shtetëror do ta forcojë këtë të dhënë, këtë të vërtetë. Pak rëndësi ka se si u vra Azem Hajdari, sepse Fatmir Haklaj, po të paguhej mirë mund të vriste këdo edhe në Beograd, sepse vërtet ai ka qenë trim dhe ka patur strategji.
Ama, në rastin e Azemit, ai është vetëm një i porositur, ndërsa skenaristët janë aktorët e grushtit të shtetit të 14 Shtatorit 1998. Interlokutor në organizim dhe një njeri kyç i kësaj vrasje ishte ish-truproja i Berishës, Izet Haxhia, i cili pas ngjarjes është fshehur për shumë kohë në Kosovë, nga bandat e FARK-ut dhe UDB-së.
Sali Berisha nuk është vetëm bashkë-skenarist i 14 Shtatorit, por edhe bashkpuntori i ngushtë i Arkanit, Bulatoviçit, Ratko Djokiçit dhe bashkë me këtë nëntokë të Serbisë , nuk ka bërë vetëm kontrabandimin e naftës dhe furnizimin e ushtrisë serbe me karburant, por në bashkë-kordinim me Serbinë, me qëllim ka thyer embargon e OKB-së, që ishte vënë kundër Jugosllavisë së atëhershme. Ndër aktet më të turpshme të shtetit shqiptar të bëra ndonjëherë në histori…”
Botuar në DITA
KY ESHTE NJE FALLCIFIKIM I PASTER VETEM NJE QORR NUK E SHIKON NDRYSHIMIN E SHKRIMIT ME SHKRONJAT E MEDHA E TE VOGLA….!!!!!!!!!!!!!!KETO HIDHJANI PATES …!!!!!!!!!!!