Tritan Shehu me Josef Daul, i tregon për protestën e 27 janarit: Manifestim mbarë popullor

24 Janar 2018, 12:31Politika TEMA

Deputeti i PD Tritan Shehu është takuar në Strasburg me presidentin e PPE-së, Josef Daul.

Në këtë takim Shehu ka bërë me dije siç presidentit e PPE-se për rreziqet e mëdha si deputetit demokrat që qëndrojnë para demokracisë sonë e vendit në tërësi nga instalimi i Diktaturës së Krimit.

Gjithashtu në këtë takim Shehu thotë se e njohu Josef Daul me pregatitjet qe po behen per protesten e 27 janarit, si nje manifestim mbare popullor kunder varferise, papunesise, arbitraritetit, droges, krimit etj.

Statusi:

TAKIM ME PRESIDENTIN E PPE-se, Z. JOSEF DAUL.

Nje takim shume te frutshem e miqesor realizova ne Strasburg me Presidentin e Partise Popullore Europiane, Z. Josef Daul.

Nje takim ku une i riprezantova Presidentit zhvillimet ne Shqiperi, rreziqet e medha qe qendrojne para demokracise sone e vendit ne terresi nga instalimi i Diktatures se Krimit.

I paraqita perpjekjet e medha qe po ben PD e Kryetari Basha, ne mbrojtje te vlerave, te te drejtes, rruges sone europiane, te gjitha keto tashme te rrezikuara.

E njoha edhe me pregatitjet qe po behen per protesten e 27 janarit, si nje manifestim mbare popullor kunder varferise, papunesise, arbitraritetit, droges, krimit etj.

I transmetova pershendetjet me te ngrohta te Z.Basha dhe mikut te tij, Z.Berisha, te cilat ai mi ktheu me shume ngrohtesi. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje