Ish- kreu i SHISH: Berisha është ndjekur për lidhjet me UDB, kur hapa dosjen ishin...

24 Janar 2018, 08:52Politika TEMA

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, gjatë një interviste për Shqiptarja.com, pohoi se, ish-kryeministri Sali Berisha është ndjekur nga ish-Sigurimi i Shtetit për lidhje të mundshme me UDB e ish-Jugosllavisë. Duke komentuar mundësinë e hapjes së dosjeve mbi rolin e agjenturave të huaja, Klosi pohoi se të dhënat në dosjen e Sali Berishës, për raportet me UDB, ishin zhdukur.

Ish-kreu i SHISH shtoi se, të dhënat duhet të jenë zhdukur gjatë pushtetit të parë të Berishës. Ish-kreu i SHISH tha se UDB, për shkak të çështjes së Kosovës, ka pasur bashkëpunëtorë në të gjitha fushat në Shqipëri.

Por, Klosi pohoi se këto dosje nuk duhet të preken, pasi është e rrezikshme, edhe për shkak se agjenturat jo partnere veprojnë deri në ditët e sotme dhe se ato nuk duhet që të dinë se çfarë dimë ne për ta. Kreu i SHISH u shpreh se Serbia, edhe sot, ka bashkëpunëtorë në të gjitha vendet e rajonit. Ai tha se loja e shërbimeve është e përhershme, madje edhe mes vendeve partnere.

-Z. Klosi, komisioni për hapjen e dosjeve, në kuadër të studimeve dhe edukimit të publikut, mund të trazojë dokumente mbi rolin e shërbimeve të huaja në Shqipëri. A është i mundur një proces i tillë dhe cilat mund të jenë pasojat?

Së pari, shumë gjëra në lidhje me ndikimin dhe rolin e shërbimeve të huaja, janë hamendje, nuk janë bindje. Natyrisht, ka midis tyre plot fakte dhe dokumente, por kuadri asnjëherë nuk është i plotë dhe mbeten në nivel hipotezash. Në asnjë vend të botës nuk mund të ndodhë që të hapen dosjet e agjenturave të huaja, pasi ato janë shumë sekret. Ne, në asnjë mënyrë nuk mund dhe nuk duhet t’i themi askujt se çfarë dimë dhe se çfarë nuk dimë për veprimtarinë e shërbimit tjetër.

-Nuk bëhet fjalë për publikim, por thjeshtë njohje në kuadër të edukimit….

Të edukosh njerëzit se si duhet të mbrohen nga armiqtë është shumë e thjeshtë.

-A ka pasur UDB bashkëpunëtorë në Shqipëri dhe në çfarë sferash ka depërtuar?

Sigurisht që ka pasur, por ne dimë një pjesë fare të vogël. Kjo është betejë e gjatë dhe e heshtur. Nuk është e lehtë të luftosh me shërbime shumë të mëdha dhe të fuqishme se shërbimi ynë. Në kuadër të ‘dosjes jugosllave’ ne dimë disa gjëra, por ka edhe shumë hamendje, pasi në të kundërtën do të shkonin në gjyq. Asokohe nuk të falte njeri në këtë fushë. Në këto kushte, nuk kanë dalë emra, qoftë edhe pseudonime.

-Në çfarë sferash ka depërtuar më shumë UDB?

Shërbimi jugosllav ka punuar në të gjitha fushat në Shqipëri, kryesisht në politikë, në ekonomi dhe në ushtri. Ka qenë në mes Kosova, për këtë arsye ata kërkonin që ta njihnin mirë situatën në Shqipëri. Donin të dinin se çfarë bënin ne për Kosovën, çfarë planesh kishim etj. Puna vazhdon akoma edhe sot.

-Pra mendoni se kanë edhe sot bashkëpunëtorë? 

Sigurisht, angazhimi i shërbimeve jo partnere vijon edhe sot. Prandaj, këto dosje nuk duhen prekur. Do të ishte absurde të mendohet se ata nuk janë të interesuar se çfarë ndodh në Shqipëri. Kjo është një lojë që vazhdon për gjithë jetën.

Është një lojë e përjetshme që vazhdon edhe midis aleatëve shumë të mëdhenj, siç janë SHBA dhe Gjermania, e jo më midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera, më të cilat kemi ende probleme të mprehta të pazgjidhura. Millosheviçi ka pasur bashkëpunëtor në të gjitha vendet e Ballkanit. Është e paarsyeshme të mendosh ndryshe. Një vend i madh si Serbia, është interesuar dhe ka bashkëpunëtorë në të gjitha vendet e rajonit.

-Kohë më parë, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, publikoi një dokument në gjuhën serbe, me të cilin pretendonte se Sali Berisha kishte qenë agjent i UDB. Në dijeninë tuaj, a ka dosje për Sali Berishën për lidhje me UDB?

Duke qenë dhëndër në një familje gjysmë serbe, Sali Berisha është ndjekur nga ish-Sigurimi i Shtetit, si bashkëpunëtor i mundshëm i UDB jugosllave. Unë nuk kam gjetur gjë në dosje, sepse kur unë vajta në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, Berisha kishte pesë vjet në pushtet dhe i kishte rregulluar të gjitha gjërat. Por që Berisha ka qenë i ndjekur për lidhje të mundshme me UDB, këtë e thonë oficerët që kanë qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe që e kanë parë dosjen e si i tillë.

-Pra, ka pasur një dosje për të?

Oficerët e kanë parë dosjen e tij. Por, ka një gjë, dosjet e kundërzbulimit asnjëherë nuk janë të sigurta. Unë nuk kam parë asnjë lloj dokumenti dhe të dhëne në dosje.

-Po sa i takon dosjeve për zhvillimet brenda vendit, cilat janë zhdukur?

Dosjet për agjitacion-propagandë dhe tentativë arratisje, në përgjithësi, janë eliminuar. Janë zhdukur në kohën kur ndryshoi Kodi Penal, pra kur u dekriminalizuan si vepra penale. Pra, janë zhdukur në përgjithësi, nuk po e cilësoj vetëm të politikanëve apo njerëzve të thjeshtë. Më vonë, duart i kanë futur të gjithë. Prandaj nuk e kam quajut ndonjë proces të rëndësishëm që të prodhojë surpriza. Thjeshtë shpresoj që ky problem të mbyllet dhe të mos shfrytëzohet më nga politika.

Nuk do prekë figura politike. Figurat politike kanë kaluar në dy komisione të mëparshme. Ka qenë komisioni “Bezhani”, ka qenë komisioni “Mezini”. Çfarë figurash do prekë ky proces?! Nuk ka për të ndodhur gjë. Tani një pjesë e politikanëve janë shumë të rinj, për të qenë të prekur nga ligji i për hapjen e dosjeve. Kanë kaluar 25 vjet. Ka më shumë vlera historike.

-Gjithmonë ka një shqetësim sa i takon influencave ruse në Shqipëri. A ka vend për alarm?

Mirë është që të jemi gjithmonë të vëmendshëm, por deri tani, nuk kemi parë një tentativë ruse për influenca në Shqipëri. Një shqetësim i tillë, sipas meje, është i pambështetur në fakte. Rusët e dinë se, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe në partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra e kanë shumë të qartë se, me çdo përpjekje tyre, do ta kishin shumë të vështirë që të arrinin një rezultat.

Edhe investimet ruse në Shqipëri nuk janë ndonjë gjë për t’u shënuar, janë të papërfillshme, madje unë nuk di për asnjë investim, në ndryshim me investimet në vendet fqinje, siç janë Greqia apo Mali i Zi, mbase edhe Maqedonia. Mënyra më normale për të shtrirë influencën është me anë të investimeve.

Shqipëria nuk ka qenë objektiv i investimeve të tyre. Sigurisht, rusët gjithmonë kanë qenë të interesuar për Ballkanin, por për Shqipërinë nuk ka ndonjë gjë konkrete. Por, që të jemi të vëmendshëm, sigurisht që duhet, për sa kohë që tashmë Rusia është fuqizuar, nuk është më koha e Jelcinit. Me Presidentin Putin janë bërë me ekspansivë, po përpiqen që të shtrinë influencën e tyre në Ballkan, pasi kjo është një ëndërr e vjetër e carëve rus. Sa i takon ndikimit tek vendet fqinje, ne vetë Serbinë dhe Maqedoninë i kemi kujdes. Asnjëherë nuk i kemi konsiderua miq realë dhe që të hapemi ndaj tyre. Ata thjeshtë janë fqinjët tanë.

http://shqiptarja.com/politike/2732/fatos-klosi-berisha–sht–ndjekur-p-r-lidhjet-me-udb-464894.html?pos_7

14 komente në “Ish- kreu i SHISH: Berisha është ndjekur për lidhjet me UDB, kur hapa dosjen ishin…”

  1. berisha eshte ndjekur ne lidhnet me udb-n,kjo eshte nje propagand e klosit e paguar nga qaeqe te edi rames e ilir metes.qdokund gjindet udb dhe rusia ne shtete te lodhta te ballkanit,dhe un ju garantoj me jete,se udb,e njerz te kremlinit jane ne parlamentin e shqiperis dhe kosoves,e madje ne mal te zi,maqedoni e shume shtete te ballkanit.pse kjo propagand e fatos klosit para protestave te 27 janarit,vetem qe ne populle tr dominoje frika,se salihu e pd jane te kqija per shtetin,a te njejten kohe ne populle te dominoje logjika se di rama e ps,ja jane parti ideale per shqiperin,a evropa nuk akuzon salihun e lulzim bashen per 36 tone droge e multimile hajni e korrupcion,por akuzon edi ramen e ps e errret per shqiptaret.

    1. kulmaku says:

      Ca lidhje me UDB,,,,, saliu me aktivitetin e tij antishqiptar i kaloje disa here objektivat e shteteve armike kunder Shqiperise.Do te shkruhet ne librat e historise si politikani qe mbas diktatures komuniste instaloje shkatrimin ekonomik,anarkin totale te administrates shtetrore,vllavrasjen,islamizimin terrorist te Shqiperise,ndertimin e nje drejtesie kriminale,konflikin e madh mbi pronat private,krijimin e piramidave financiare dhe luften civile mbas renies se tyre,krijoje opoziten me destruktive ne bote,etj,,etj,,etj,,,,dhe te gjitha keto brenda nje periudhe le te themi 10 vjecare,qe eshte e paprecedente ne historin boterore,pervec se barbarizmit antik.

    2. am says:

      po pse mo anal ist, ka nevoje per propagande bemat e saliut? Saliu kaloi ne histori. Shih filmin qe i beri hollivudi me teme “war dogs” dhe shih se kush eshte saliu dhe ata qe ka rreth e rrotull dhe si u be aq i pasur. Te fala anal ist

    3. Tahir Gashi says:

      Je i mencem e me kulture!
      Kete e them perhere une, njerezit e mencem e me kulture jane te gjithe me Sali Berishen!
      Qysh prej 1992, Berisha ka perkrah perparimin.
      Njerezit ma te ndritshem te Shqiperise i ka mbajt afer, si Azemin, Jemin Gjanen, Tritan Shehun, Suden, Ciljeten, Edi Paloken, Pal Dajcin, Eduart Halimin.
      Mendo vetem Tallavane, gjithe kengetaret jane me Doktorin.
      Edhe Lek Plepi, Julian Deda jane me Doktorin!!!
      Dhe kjo flet shume, vertet si numer nuk jane shume me Doktorin, por jane ajka e kombit!

      1. nirvana says:

        ke harruar ujkun e cerrikut….!!!

    4. Altin Wahabisti says:

      ti sh koqevar ke shume te drejte qe mbron tradhetarin berisha se je vllau i tij por jo vllai i edi rames se edrama eshte grek serb dhe jo malok e turko muslimon koqevar spiun te USB se si 70 % e koqevarve. dihet qe Klosi e legenat e shikut vetem interesin kombetar nuk kane dash, or tej.

    5. I.Hoti says:

      OOOO gomaranalist! A e di ti o ….. se ne vitet 1992 -1997 droga transportohej jo vetem me makine,hapur, por edhe ne krah , po u shqetesuar prej kujt….shume shume me lire se duhani sot! Jam deshmitar per Skodren ,por nga shoqeria edhe per pjeset tjera te vendit deri ne Lzarat! Nuk guxoje te flisje! Agjitacion e propogande! Tani kur ‘guxon te flasish…’fillon nga zero. Turp qe disa nuk denojne hapur kriminelet qe cuan zero ekonomone,shkatrruan ,vodhen vrane e shiten vendin tone, E di se jane pakica, por e mjaftueshme per te penguar ecurine shpejte perpara!

    6. Peza says:

      Sherbimi Sekret ( i thencin) shqiptar dhe Prokuroria e Pergjitheshme nuk ka nevoje te mbledhe dokumente zyrtare per te kuptuar qenien agjent ose jo te Sali Berishes & CO!
      Veprimtaria e tij konkrete per 27 vjet ka fakte te pa fund qe ai ka kryer krime te shumta,tradheti ndaj Atdheut duke falur toka(det) Greqise,duke grabitur e shkaterruar pasurite kombetare etj!
      Por ketu nuk eshte vetem Berisha armik i Shqiperise,por edhe prokuroria,gjykatat,politikanet etj!

  2. Mashtrimi Vazhdon... says:

    vdisni per nje cike Rusi te Kuqe ju kuqot e Tiranes!
    Mjere ju, mjerane,
    per hir te te se kuqes se krimit qe keni kryer,
    kurre nuk u bindet se sllavet jane historikisht te kundertet tane: po, thjesht se duan te zgjerohen dhe te dalin ne det…zoti Klosi!
    Si flet keshtu pa pike pergjegjesie: jo po ka dokumente, jo po s’duhen nzjerre, jo po keshtu bejne te gjithe…!
    Turp i madh, dhe ke qene ne krye te arkivave shqiptare, mjere shqiptaret ke nxjerrin ne krye te shtetit te tyre…
    O eshte Berisha, o je ti dhe shefat e tu, Kapiten Klos, mos bej dredha…

  3. Jak Boston says:

    Ne Shqiperi ska shtet se po te kishte ky Klosi monstra e kuqe kriminale duhet te ishte ne burg prej shume kohesh bashke me kriminelet e tjere perfshire sivellaun e tij Berishen.
    Keshtu jane komunistet, kur ky e ka pare se jane zhdukur dokumentat nga dosja e Berishes, pse nuk beri levizjet perkatese per rikuperimin e saj si dhe padi ligjore per te gjithe ata qe kane pasur ne dore ato dosje pasi behet fjale per sekrete shteterore dhe ligji te denon.
    Po une ju garantoj se ky Klosi eshte po aq fajtor sa Berisha kur vjen puna tek dosjet.
    Vetingu ka bere tabele qitje vetem Salen po ja ku e keni dhe nje tjeter po aq te rrezikshem qe derdellit gjithe kohen dhe nuk i ka hyre gjemb ne kembe per veprimet e mosveprimet e tij.
    Kur do te kete shtet Shqiperia???

  4. BERISHA KRENARIA E KOMBIT says:

    Ha Ha Ha, Fatos na trute, qorr nga syte dhe sorr nga shpirti. Mire more se Ky SALIU I paska zhdukur gjurmet, po ti kar me size perse nuk ja merr ne rruge private UDB. Berisha ju ven juve ne majen e atij mikut ore plehra. Ay do te qij robt juve te gjitheve edhe meros tuaj me gjithe pederastin e tij pra djalin neper kazanovet e Londres. Nuk ka me Stalin, popovic, mugoshe , nexhmije prostitute dhe Vitua I Andi Bushatit qe u qinte me Vicet ne Beograd e ndersa cetniket serb me komunistet shqiptare masakronin eliten kombetare malesore-kosovare me kulmin e masakres se Tivarit. Pra hani mut sa te doni.

  5. UDBja salihane says:

    Berisha eshte njeri pa piken e karakterit, genjeshtar, hipokrit, i pabese dhe frikacak.
    Nje njeri i tille as UDBse e as Asfalise nuk i hyn ne pune, edhe pse ka qene agjent i UDBS.

  6. Petrit says:

    Di Vicidoli c’eshte Atdheu?

  7. vete klosi eshte udb-ja serbe,se klosi del me propagand qdoher para zgjedhjeve,apo protestave.tjetri detaj,se klosi flet ne hava,qjelle hiq pa data kohe.takime,ku dhe si.une kurre nuk besoje salih berisha ka nje lidhje te vetme me udb,a diplomacia me ish jugoslavin ka pas shqiperia.por klosi,pse nuk flete per takimet e iire metes ne x raste me serbin.po tani kush mban takime te fshehta me greket.salihu ka gabime,e pak hajni,por jo si ps e lsi qe trafiku i tyre e dridhe evropen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje