Pas Xhelalit, edhe Isai i Kavajës përdor sallën e Këshillit Bashkiak për të zhvilluar mbledhjet e PD-së

23 Janar 2018, 20:45Politika TEMA

Partia Demokratike kur vjen puna te respekti ndaj institucioneve dhe ndarja e tyre nga partia e ka shumë të vështirë t’i ddiferencojë.

Kështu, pasi Xhelal Mziu i Kamzës përdori ambjentet e Këshillit Bashkiak, që është institucion publik dhe jo i një partie, për të mbledhur shtabin e PD, njëlloj ka proceduar edhe kryebashkiaku i Kavajës, po i PD-së.

Kryetari Sakja ka shfrytëzuar sallën e mbledhjes se Këshillit Bashkiak për të organizuar takimin e PD-së.

Madje Isa Sakja nuk ka ngurruar ta publikojë takimin dhe në Facebook, duke u krenuar se përdor institucionet e të gjithëve për një parti.

“Ne kuader te protestes se 27 Janarit,u mblodhen sot grupseksionet 1 dhe 2 ne ambientet e selise se Partise Demokratike.

Kryetari Sakja,beri thirrje per mobilizim dhe pjesemarrje masive diten e shtune ne Tirane!”, shkruhet në postimin e PD, Dega Kavajë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje