Dy ish-agjentë të CIA-s, Doug Laux e Ben Smith, gjetën në ujërat pranë brigjeve të Kolumbisë një nga nëndetëset e përdorura vite më parë nga lideri i kartelit “Medellin”, Pablo Eskobar, për kontrabandimin e drogës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e bën të ditur Infobae.
Dy ish-agjentët ishin në kërkim të mjetit nënujor, i cili dyshohet së mund të ketë brenda rreth 50 miliardë dollarë.
Laux e Smith arritën deri te nëndetësja falë indikacioneve të një banori të zonës, që ka ndihmuar në shkarkimin e nëndetëses shumë vite më parë.
Edhe pse ata gjetën nëndetësen, nuk gjetën asnjë gjurmë të parave të trafikantit më të madh të drogës.
Pablo Escobar, lider i kartelit “Medellin” u vra më 2 dhjetor 1993.
Ai ka përdorur nëndetëse për t’u shpëtuar kontrolleve të autoriteteve ndërsa transportonte tonelata me kokainë, të cilat kalonin nga Porto Rico dhe mbërrinin në Miami.(TemA TV)