Partizani do të përballet nesër në transfertë në ndeshjen e parë zyrtare të vitit 2018 kundër skuadrës së Flamurtarit në Vlorë.
Të kuqtë iu janë nënshtruar sërish disa ndryshimeve në skuadër dukë larguar dhe afrruar disa lojtarë.
Në konferencën e sotme për shtyp trajneri i skuadrës, Sulejman Starova, foli për të gjitha çështjet ku sqaroi dhe përplasjen me mesfushorin Lorenc Trashi, i cili është rikthyer në ekip.
“Kemi afruar disa lojtarë, për të cilët mendojmë se na shërbejnë. Ka ndonjë në provë dhe presim dokumentacionin për disa të tjerë. Lojtarët që kemi marrë janë një vlerë e shtuar te Partizani. Besoj se jemi forcuar dhe do të ecim më mirë.
Për lojtarët e larguar mendoj se është një kapitull i mbyllur. U uroj suksese atyre që kanë ikur dhe tani flasim vetëm pë rata që kemi në dispozicion .
Flamurtari po ecën mirë këtë sezon, ndryshe nga ne, që e nisëm keq, por tani jemi 4 pikë pas vendit të dytë. Flamurtari ka bërë përforcime edhe në merkaton e dimrit, kështu që do ta kemi të vështirë. Përballemi me një ekip me synime madhore, por synojmë rezultatin pozitiv.
Trashi kthehet të jetë pjesë e skuadrës, pasi ka bërë autokritikë. Këto janë dukuri që ndodhin në gjithë botën, jo vetëm te ne. Trashi është pjesë e Partizanit”
Në vijim trajneri i 15 herë kampionëve të vendit u shpreh se nuk ka asnjë sfidë personale me teknikun Duro duke mohuar dhe përplasjet mes tyre.
“Nuk ka sfidë personale me Duron. Nuk ka përplasje mes nesh. Puna e trajenrit matet me rezultate dhe në fund të shohim. Nuk e di pse ka kaq kurizoitet për faktin, nëse do ta takoj apo jo Duron. Mysafiri pritet, nuk shkon mysafiri t’i japë dorën pritësit.
Partizani nuk është si Tirana. Tirana fali 6 pikë dhe tifozët e braktisën. Më pas e sulmuan dhe gjyqtarët. Nuk kishte skuadër për të rënë nga kategoria, por për disa arsye ra. Nuk jemi në situatën e Tiranës. Partizani ka larguar lojtarë që nuk luanin, kurse tani ka konkurrencë. Partizani synon trofe dhe Europën”, deklaroi Starova. (TemA)