FOTOT: Vijnë autobusët e parë elektrik, ja linja e parë e gjelbër në Tiranë

26 Janar 2018, 09:44Sociale TEMA
FOTOT: Vijnë autobusët e parë elektrik, ja linja e parë e

“Tirana Green City” nuk është më thjesht një slogan por një revolucion që ka nisur.

Krahas nismës së guximshme për të mbjellë 2 milionë pemë deri në vitin 2030 dhe për të krijuar atë që do të quhet si Pylli Orbital, Bashkia e Tiranës ka vendosur që të nxisë një revolucion të vërtetë edhe në transportin e gjelbërt publik.

Në total janë tre drejtimet që po punohet: E para, ka të bëjë me shtimin e korsive të biçikletave dhe ardhjen në Mars të 4 mijë biçikletave në Tiranë, e dyta ka të bëjë me nxitjen e rinovimit të flotave të taksive në taksi elektrike, dhe e treta dhe më e rëndësishmja është transporti urban.

Ashtu siç edhe kishte premtuar kryebashkiaku Erion Veliaj, Tirana shumë shpejt do të ketë linjën e parë të transportit urban krejtësisht të gjelbër.

Këshilli Bashkiak që do të mblidhet me datë 31 janar do të diskutojë ndërmjet të tjerave edhe propozimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës krijimi i një linje të re transporti dhe që për shkak se do të jetë me autobusë elektrik do të emërtohet si “Linja e Gjelbër”.

Burime nga Bashkia e Tiranës kanë bërë të ditur se kjo linjë do ti ofrohet asaj kompanie që do mundësojë sjelljen në Tiranë të autobusëve elektrik. Këtë e ka bërë të ditur më parë edhe vet kryebashkiaku Veliaj, i cili ka theksuar se bashkia do të incentivojë të gjithë ata që do të sjellin mjete të transportit që janë miqësore me ambientin.

Linja e re sipas projektvendimit të paraqitur në Këshill Bashkiak do të përshkrojë itinerarin nga Pallatri me Shigjeta – Porcelan – Rruga e Dibrës – Stacioni i Trenit – Sheshi Shqiponja  dhe për të mbërritur sërisht te Pallati me Shigjeta.

4 komente në “FOTOT: Vijnë autobusët e parë elektrik, ja linja e parë e gjelbër në Tiranë”

  1. mua nuk me itereson se viles parti i takon kryebashjaku,poe erion veliaj ka treguar,se eshte njeri me i duhur dhe efikas per kryeqytetin.nje bravo te madhe per veliajn.nga geveve-suisse.

  2. E verteta e hidhur says:

    Cfare thoni?Autobuza elektrike?Perse hidhini tymuse ju te gazetes Tema?Mire kryebashkiaku hedh te tilla deklarata,kete e ben nga deshira apo ku ta di une,por a e dini se autobuza elektrike nuk ka New Yorku sot?Cfare flisni?A e dini se jepni nje genjeshter qe shkon kunder shkences me se 200 vjecare?Ku ka autobuza elektrike pa linja elektriku(!?)Deri sa Bashkia te ndertoje linjat elektrike,edhe sikur Operatoret te kene ne inventar autobuza elektrike ( edhe mund t’i kene,apo mund t’i sjellin autobuza te tille me dopjo funksion.dmth qe te levizin edhe me korent,por edhe me nafte kur e kerkon nevoja),kjo nuk zgjidh asgje,autobuza te tille mund te jene ne qarkullim qe sot por edhe neser,por ata nuk mund te punojne me elektrik, persa kohe nuk ka linja elektrike.Autubuzet elektrike do te vendosen ne Tirane, atehere kur te shikojme te ndertuara linjat elektrike ajrore te rrymes se vazhduar (jo rryme alternative) se bashku me gjithe nenstacionet e transformimit dhe te transmetimit.Mendohuni kur shkruani lajme te tilla!Pyesni dhe specialistet jo vetem politikanet!

    1. Niku says:

      Po besoj se behet llaf per mjete elektike sic eshte gjenerata e re e makinave…ndersa ato qe u referohesh per New York…jane modele te meparshem qe modifikohen edhe me rryme te vazhdueshme…Makinat e policise ne tirane sot jane elektrike..dhe funksionojne sh mire…shpresojme qe kjo te funksionoje ne Tirane do ishte sh mire.

    2. autobusa elektrik ka ne gjenrve qe 60 vite se paku,e tramvani qe 200 vite.mos e dramatizoni ju problemin,se autobus elektrik,eshte gati i njejti me autobus me te zakonshum,nafte,petrol…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje