Akuza e Bashkim Finos: FSHF po tenton të manipulojë zgjedhjet. As Duka dhe as Shulku nuk mund të guxojnë dhe t'ia dalin që të “trukojnë” këtë garë

27 Janar 2018, 14:36Sport TEMA

Kandidati për postin e presidentit të FSHF-së, Bashkim Fino, ka treguar se si FSHF-ja po tenton t’i mbajë të fshehur listën e të deleguarve të klubeve që do të votojnë më datë 7 shkurt.

Fino i ka bërë një kërkesë zyrtare sekretarit të përgjithshëm, Ilir Shulkut, për tu njohur me emrat e votruesve, por përgigja e tij ishte skandaloze duke u shprehur se statuti nuk e detyronte që t’ia tregonte.

Fino shprehet qartë se askush në FSHF nuk do të ketë shansin të trukojë zgjedhjet me datë 7 shkurt.

REAGIM I PLOTË I BASHKIM FINOS

FSHF vazhdon tentativat për të paracaktuar dhe manipuluar zgjedhjet. Me statusin e Kandidatit për President të këtij institucioni, i kam kërkuar zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku, që të më vërë në dispozicion listën e të deleguarëve nga klubet, me të drejtë vote, për në Asamblenë e datës 7 shkurt. Përgjigja e tij zyrtare, me arrogancë dhe paaftësi, ishte se “Statuti nuk e detyron që të ma japë dhe ndaj nuk do e bëjë një gjë të tillë”.

– Së pari, sot i kam nisur një shkresë të dytë (bashkangjitur në këtë reagim), ku i tregoj të gjithë detyrimet ligjore, që duhet të më vërë në dispozicion atë listë, duke nisur nga “Ligji për informim”.

– Së dyti, kandidati tjetër për president, Armand Duka, si president i FSHF-së, është në dijeni të kësaj liste, duke cënuar rëndë “Parimin e Barazisë” dhe “Parimin e Transparencës”.
Kjo tentativë për të mbajtur të fshehtë listën dhe duke mos e bërë publike, bëhet vetëm nga dëshira e tyre për të bërë ndryshime dhe manipulime të saj, me shpresën për të larguar ata që e votojnë kundër. I kërkoj Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku, që të heqë dorë nga shërbimet dhe shkeljet ligjore, sa është ende në kohë. I kërkoj të bëjë publike listën e personave të deleguar nga klubet, me shkresa të dërguara deri në datë 18.01.2018 në FSHF.

As ai, as shefi i tij dhe askush tjetër nuk mund të guxojë dhe nuk ka për t’ia dalë mbanë asnjëherë, që të “trukojnë” këtë garë. Vullneti i të gjithë delegatëve dhe anëtarëve të ligjshëm të Federatës do dëgjohet dhe do vendosë më 7 shkurt.

Për këtë dal garant!

Bashkim Fino

(TemA)

3 komente në “Akuza e Bashkim Finos: FSHF po tenton të manipulojë zgjedhjet. As Duka dhe as Shulku nuk mund të guxojnë dhe t’ia dalin që të “trukojnë” këtë garë”

  1. Koba says:

    Te urojme Sukses Z.Fino.Besoj se do ta mundesh Klanin e Zemunit

    1. Roberto says:

      Une nuk e njoh DUken por njoh Bashkimin dhe dua te fitoje Duka pasi nuk ka ndonje tjeter me te mire per momentin.Shulku nuk duhet te jete aty ku eshte dhe kete gje e ben vetem Fino po fitoi por se di.U befte me e mira.Mos mendo se Fino eshte burre i mire o KOBA.Ai eshte akoma me i keq se DUKA por nuk ka zgjidhje tjeter,kjo eshte e keqja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje