Blendi Fevziu ka komentuar kalimin e Ben Blushit nga politika, tek drejtimi i Top Channel.
Sipas tij, ai do bëjë revolucion.
“Blushi do investohet në gazetarinë serioze, në gjërat me thelb dhe nuk do ndjekë trendin fatkeq të 3 – 4 viteve të fundit që e ka reduktuar gazetarinë në nivele karnavaleske” ka thënë Fevziu në një intervistë për Panorama.
“Shkuarja e tij në krye të Top Channel është një lajm i mirë për të gjithë.
Për Topin në radhë të parë, për gazetarinë serioze dhe për ne që punojmë në Klan apo televizione të tjera.
Unë e njoh Ben Blushin që fëmijë. Ai është ndër njerëzit që merret me thelbin e gjërave, që lexon, ndjek zhvillimet në botë dhe del tej vizionit provincial që dominon shpesh mediat tona.
Unë nuk e di se si do të jetë ai si drejtor, por jam i bindur që Blushi do investohet në gazetarinë serioze, në gjërat me thelb dhe nuk do ndjekë trendin fatkeq të 3 – 4 viteve të fundit që e ka reduktuar gazetarinë në nivele karnavaleske.
Kudo në botë, gjërat janë bërë më fun. Mediat on line e kanë detyruar televizionin të lehtësojë formatet e tij.
Nuk ka emisione shumë të rënda dhe shumë serioze. Por nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës, që çështjet serioze të injorohen, që thelbi të anashkalohet.
Këtu po ngatërrohen padashje rrjetet sociale me televizionin. Po bëhen njësh. Edhe pse janë dy gjera kaq të ndryshme. Për fat të keq kjo po ndodh vetëm në Shqipëri. As në vendet fqinjë si Kosova.
E dyta, Blushi ka një staturë të fortë dhe nuk do thyhet kollaj nga presionet në media. As nuk besoj që do të reflektojë aty, ndjesitë e tij personale ndaj qeverisë.
E treta, shpresoj shumë që ai të krijojë një traditë ndryshe nga ajo e gazetarisë së pazareve dhe gazetarëve pazarxhinj që po gëlojnë në media dhe që po i shohin hapësirat e tyre mediatike si mundësi për gjobvënie dhe shantazh financiar.
Së fundmi, ardhja e tij në Top Chanel shpresoj se do ndikojë në rritjen e konkurencës me Klan dhe si e tillë do të reflektohet edhe tek ne. Kjo është padyshim pozitive. Ka vetëm një formulë magjike për ta çuar përpara një media dhe kjo është konkurenca”, vijon Fevziu.
Fevziu tallet me Ylli Rakipin: Më shumë konkurrencë më bëjnë telenovelat e Klanit
Përveçse ka ngritur në pedestal Ben Blushin, gjatë intervistës së dhënë për “Panorama”, Blendi Fevziu ka ironizuar kalimin e Ylli Rakipit në Top Channel.
I pyetur se a ka frikë nga konkurrenca e Rakipit, Fevziu është përgjigjur:
“Unë kam konkurrencë nga e hëna, të mërkurën 22:00 me 23:15 dhe të enjten 21:00 me 23:00.
Çdo lloj emisioni, çdo emër moderatori, e madje dhe çdo fillim apo telenovelë janë konkurrentë.
Të enjteve, ajo që më shqetëson është një telenovelë turke e Klan Plus”.
(TemA)
.. TANI BENI ECEN VETE ..! PATJETER QE DO KETE SUKSES ..!
Tani Top Channel do te jete me te ver-tete televizion. Ben Blushi pasi hengri e piu sa i desha bytha ne kurriz te taksapaguesve, luftoi te behesh kryetar partie dhe nuk ja arriti, krijoi dhe nje parti qe e beri çarçafe pa mbushur asnje vit, tani do rregulloje tv qe po bastardohet dhe akoma me shume nga prezenca historike dhe bemakeqe e tij.
Dy palacot, akoma shok sic duket, qysh nga Universiteti…njoni tullac islamik tjetri qurrash i fatos nanos ose beni qe nuk ecen vete.
„Beni ecen me paterica..“
Sic beri me partine tij te njejten gje do katandis dhe kanalin
Ashtu si Blendi me emisionin idiot OPINION