Njihuni me popullin që nuk preket nga kanceri dhe jetojnë më shumë se 110 vjet

28 Janar 2018, 10:46Lifestyle TEMA

Për njerëzit në Hunza Pakistan, ka pasur shumë mite dhe tregime se kanë jetuar të lumtur dhe të shëndetshëm për shumë vite. Mite si ajo e “Grailës së Shenjtë”, apo “Burimi i rinisë” janë ende interesante edhe pse kanë kaluar shumë vite.

Por nuk është sekret që ka njerëz që jetojnë më gjatë se ne. Ka edhe njerëz që përveç që jetojnë shumë gjatë ata edhe nuk sëmurën kurrë në jetën e tyre.

Pra, ku qëndron sekreti i një jete kaq të gjatë dhe të shëndetshme?

Për të kuptuar përgjigjen e kësaj pyetje duhet të mësoni historitë e këtyre njerëzve të cilët nuk kanë ngurruar të flasin.

Në fakt, tregimet e tyre kanë qenë të ndryshme sa që nuk është arritur një zgjidhje përfundimtare për ‘recetën’ e kësaj jete.

Për shembull E.M ka jetuar 116 vite, ndërsa përgjigja e saj për atë se ku qëndron sekreti i një jetë të tillë, ka qenë se kjo është rezultati i të qenit beqare.

“Unë nuk dua të dominohem nga askush’, ka thënë ajo.

Kështu që ajo u divorcua në moshën 38 vjeçe dhe që nga ajo ditë ka jetuar si beqare. Ajo mandej e ka fituar betejën kundër anemisë duke ngrëna nga dy vezë të papërgatitura gjatë gjithë jetës së saj.

Një histori tjetër ka qenë ajo e Mushatt- Jones i cili ka ngrënë çdo ditë përshutë derri të fërguar.

Pastaj mësova historinë e jetës së C.E, e cila kishte lindur dhe rritur në një fermë. Ajo ka treguar se së bashku me familjen hanë vetëm atë që e rrisin vet në fermë. Ajo është fizikisht ende aktive dhe punon çdo ditë së bashku me miqtë e saj.

Hunza ose Hunzas janë popullsi në një luginë malore në rajonin e Pakistanit.

Në një artikull për njerëzit e Hunzës thuhet se shkalla e leximin në Hunza është 95%, që do të thotë se çdo Hunza të paktën ka një diplomë të shkollës së mesme.

Hunza është vend i formuar nga 4 etni, ka dy fe të ndryshme. Stili i jetesës është shumë i thjeshtë dhe ata konsiderohen si njerëz shumë mikpritës dhe të ngrohtë.

Ata nuk hanë kurrë ushqim të përpunuar dhe shumë shpesh hanë kajsi. Ata gjithashtu punojnë nga lindja e diellit e deri në perëndim të tij.

Duke i bashkuar të gjitha tregimet dhe faktet e paraqitura, mund të vihet në përfundim zgjidhja e sekretit të kësaj lloj jete.

Ju keni nevojë të edukoheni gjatë gjithë jetës. Ju mund të zhvilloni një mendje të shëndetshme në moshë të re dhe kurrë nuk duhet të ndaloni leximin dhe të menduarit në mënyrë aktive. Clarice Emley ishte një mësuese, pothuajse të gjithë Hunzas janë të arsimuar, kështu që mund të themi se në kemi nevojë për një aktivitet të zhvilluar të trurit në mënyrë që të kemi një jetë të shëndetshme.

Beqarë apo jo nuk ka rrëndësi, e rëndësishme është ta mbani lidhjen e shëndetshme për gjatë gjithë jetës.

‘Marrëdhënie e shëndetshme’ nënkupton një lidhje të mirë në vetë, duke njohur dhe pranuar të gjitha ndjenjat e fshehura.

Përdorimi i teknikave të vetë-mësimit dhe meditimi mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë nevojat dhe dëshirat tuaja, të cilat mund të çojnë në një atmosferë më të madhe dhe më të gjerë dashurie për veten dhe për të gjithë ata që janë përreth jush.

Mos hezitoni të shprehni ndjenjat tuaja, sepse shtypja e tyre ndonjëherë mund të çojë në një humnerë. Duke shprehur ndjenjat tuaja, marrëdhëniet tuaja mund të “rriten” me ju në një drejtim të shëndetshëm.

Pra, mos u largoni nga martesa, por të jeni në gjendje të largoheni nga një person i paqëndrueshëm.

Largojeni stresin! Stresi është vrasësi më i madh i heshtur.

Në ditët e sotme është e vështirë të shpërfillesh situatat e vështira, si ditët e vështira në punë, pagesat e qirasë etj. Por nëse ju arrini të jetoni me këto detyrime dhe komplikime moderne, duhet që herë pas herë të tërhiqeni në një vend të qetë ku mund të lidheni me natyrën dhe të provoni të jeto një për një periudhë një jetë të qetë.

Mundohuni të hani ushqim organik, natyror dhe nëse keni mundësi, rriteni vetë. Ndoshta kjo është diçka që dëgjon çdo ditë apo edhe mendoni për atë shpesh, por shikoni njerëzit e Hunzës – ata hanë vetëm atë që e rrisin vetë dhe as që e dinë se çfarë është kanceri.

Ata vdesin të vjetër dhe të lumtur, duke e parë jetën më shumë se të tjerët. Ndoshta ata nuk e dinë se çfarë është pica, por ata e shohin lindjen e diellit më shumë se ju.

Mos i anashkaloni aktivitetet fizike. Mendoni gjithë ato orë të punës që bëjnë njerëzit në Hunza. Kuptohet se është e vështirë, mirëpo mbajtja e muskujve në formë kurrë nuk  mund të jetë një gjë e keqe.

15 komente në “Njihuni me popullin që nuk preket nga kanceri dhe jetojnë më shumë se 110 vjet”

  1. Spetnaz says:

    Hunzat jane me origjine Hellene dhe kane ngelur atje qe nga koha e MEGAS ALEJANDROS.Shume fjale qe ata perdorin sot jane greke

    1. lanet says:

      Kurse ti o Spetnaz je me origjine nga muzhiket e glebes.

    2. Sara says:

      po, po dhe vallet me krahe hapur si shqiponjat helene i kane… duken qe nga emrat e fiseve te lugines Bureshe, Kalare e Pamire qe jane helene si Janulla….
      Pale pastaj fjalet e gjuhes qe flasin… kathareusa e paster!!!!
      Idiot funksional ngele mor derezi…

      1. like says:

        @Sara.
        hahahaaa! humori jot ja vlen!
        me vjen ne mend fjala brainwash, por ne shqip tingellon me mire tru-shpelare. ne greqi mbase ka me shume se ne pjesen tjeter te globit, po gjithandej ka sa te duash.

    3. tironsi says:

      @ Spetnaz
      ha ha ha na ke bo me qesh..
      Kaq shume kenaqesh ti besh te gjithe Helene??
      Po mire, kur paskan qene cdo gje e mire ne kete bote Helene, kaq budallenj paskan qene qe jane katandisur ne krize dhe qe atahere vetem kane shkuar keq e me keq..

  2. pallavra says:

    http://www.butac.it/gli-hunza-kut/
    Henjeshtra me bisht. Ka gjys shekulli qe jane pergenjeshtruar keto budallalleqe. Ju hala me gjepura interneti. Po ku merrni vesh nga bota ju, vetem fake-news njihni

  3. PA EMER says:

    RRojne gjate ata qe nuk e “vrasin mendjen ” ne jete , qe nuk kane probleme shteterore, shoqerore , familjare , private etj . Por “mendje ndriturit ” e kombit qe shkaterruan shqiperine me themel , zhduken fabrikat dhe uzinat e ndertuara nga “sklleverit”, per te bere shqiperine “turistike” , pa tym , bloze etj etj ,nuk mund ta rrojne gjate dhe shkaktojne probleme tek shendeti i njerezve te thjeshte ..! Shpjegim mund te japin shkrimtaret e” famshem” qe shkruan vepra me te vertete me fame si “perse mendohen keto male ” dhe te propozoj nje titull “perse mendohen djajte ” desidente” qe dje kishin karike ne kuvend “..!

  4. ora says:

    Pirdh Pirdh. Keta semuren si te ghithe. Malarie, dizenteri, reunatizmat etj. Pastaj jane 80 mihe banore ne 8 mije metra katrore, sikur ne Shqiperi te banonin vetem 700-800 mije vete.
    Dhe konceptin e moshes e kane allasoj. Nuk thone sa vjeç jane qe kur kane lindur po sa vjet eksperience kane nga jeta. E kur jane 50-60 vjeç thone se jane 90.
    Po per ata qe besojne se fluturon gomari ky eshte lajm shhuuuume i rendesishem. Ishalla u mbushet mendja qe te shkojne te gjithe atje e lirojne tojen shqiptare dhe gazetarine nga hajvanet

  5. Kaonia says:

    Ka qe thone se jane ilire ne orgjine,pasardhes ae 2500 kaloresve ilir qe ishin ne ushtrine e aleksandrit te madh.Flasin gjuhen burrerishte,pine vere dhe cuditerisht emri hundez vjen si pasoje e relievit ku jane ndertuar shtwpite dmth ne vendi ne formen e hunde.Ka pretwndime nga greket qe thone jane tanet po ashtu dhe nga maqedonet. Mire eshte qe Marin Mema te hidhet nje vrap.

  6. Epo kjo pune says:

    o helenso kur te shkoj raketa ne Mars do gjejne me siguri helene atje!!!! Hunza jane te mbetur nga fushata e Aleksandrit te Madh dhe flasin shqipen antike, edhe toponimet jane shqip, ku e gjete helenizmit ti?

  7. ganiu says:

    Zoti në fillim krijoi greqinë, pastaj gjithë të tjerat.
    Kështuqë të gjithë janë grek.
    Ti sigurisht nuk e beson, por në grekët besojmë se çdo gjë është tona.
    ?

  8. Kozmo says:

    HUNZA JANE SHQIPETAR . USHTERET E ALEKSANDRIT TE MADH ISHIN SHUMICA SHQIPETAR ME NE KRYE MBRETIN KLIT . NE PAKISTAN MBRETI KLIT KUNDERSHTOI ALEKSANDGIN E MADH DHE PER KETE ALEKSANDRI E VRAU KLITIN . USHTRIA E KLITIT ARRATISET NGA RADHET E ALEKSANDRIT DHE U STREHUAN NE HUNDEZ . VETE FJALA HUNDEZ ESHTE FJALE SHQIPE , SEPSE KJO LUGINE KA FORMEN E HUNDES . KETA 1000 BURRA U MARTUAN ME GRATE E PAKISTANIT DHE FEMIJET E TYRE I MARTONIN ME NJERI TJETRIN DHE PO TI PYESESH SI QUHET GJUHA E JUAJ , ATA THONE ESHTE BURRERISHTE , SEPSE KANE FOLUR GJUHEN E BURRAVE DMTH SHQIP . SOT TEK ATA KANE MBETUR SHUME FJALE SHQIPE DHE VALLET SHQIPETARE , SIC ESHTE VALLJA E SHPATAVE ,QE NUK E KA ASNJE NE BALLKAN . KA SHUME PRETENDIME NGA MAQEDONASIT , MEQENSE ISHIN USHTARE TE ALEKSANDRIT TE MADH . POF ALDKSANDRI LUFTONTE ME SHUME ME SHQIPETARET SEPSE ISHTE SHQIPETAR NGA NENE E TIJ OLIVIA .
    FAKTI KRYESOR QE ATA JANE SHQIPETAR , JANE FJALET NE SHQIP QE ATA KANE , ATO NUK KANE ASNJE FJALE GREKE DHF AS SLLAVE .

  9. Ilyr Albani says:

    Komentues me emrin Spetnaz ja fute si kau peles. Hunzaket nuk jane helen se dhe Aleksandri i madh nuk ka qene helene madje ai e mesoi greqishten dhe e fliste shume keq thot Demosteni qe greket e sotem e fshehin. Vete emri Hunza nuk eshte grek por ilyro-shqip qe do te thot Hund e vogel si p.sh Bile -bileza femnomen i gjuhes shqipe ! Hunza eshte nje zgjatim kodrine e malit Rakaposhi ne fund te lugines se Hunzes qe mbrone luginen e banuar nga Hunzaket ng akullnajat apo orteket e malit te larte pjese e vargmalit Himalaja Rakaposht qe ka vetem shpjegim ne shqip …Ra +ka ,nga +posht. !!!! Spetnaz mos u gezo me lugen bosh!!!!!

  10. Ilyr Albani says:

    Spetanz edhe nje sygjerim shiko formen e kodrines qe eshte si kemb e malit Rakaposh ajo ka formen e nje Hunde apo hunde te vogel ,,,Hundez, prandaj banoret e quajn Hundeza ndhe prej ketij toponomimi rrjedh dhe emetimi i tyre si banor apo fisi Hundezak!!!!!.

  11. DinPaku says:

    Provinca Hunza e Pakistanit eshte ngjitur me ate te Nuristanit ne Afganistan, popullsia e te cilit thuhet se ka origjine nga mbetjet e ushtrise se Alexandrit te Madh. Alexandri i Madh nuk ishte grek por maqedonas dhe, si bir mbreti qe ishte, u shkollua dhe u kulturua nga filozofi i madh grek i lashtesise, Aristoteli. Kur mori pushtetin mbreteror, pasi u vra i jati, Filipi, me pushtimet e tij ne lindje deri ne Indine dhe Afganistanin e sotem, Aleksandri perhapi kulturen greke, prandaj edhe greket krenohen dhe kane te drejte te krenohen me te. Por ushtria e tij ishte e perbere kryesisht nga maqedonas, ilire dhe thrakas, si pjesa me trime, me luftarake e mbreterise se tij. ka shume mundesi qe popullsia e ketyre provincave, te jene me origjine ilire, ose maqedonse apo thrakase, sepse shume fjale te tyre ngjajne me shume fjale shqip. Por keto jane hamendje dhe jo te mbeshtetura ne studime serioze. Nuristani, psh, deri para 1 shekulli quhej Kafiristan, sepse popullsia ka qene e vetmja ne ate zone qe nuk ishte myslimanizuar (kafir=qafir, i pa fe) dhe mbreti i Afganistanit ne ate kohe i islamizoi dhe u ndryshoi edhe emrin (nuri=i ndritshem).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje