Doni ta prodhoni energjinë nga panelet diellore për konsum vetjak? Ja si të veproni për vete dhe për të shitur tepricat

29 Janar 2018, 12:06Ekonomia TEMA

Jeni një familje apo biznes që keni instaluar impiant fotovoltaik për konsum vetijak dhe prodhoni me shumë sesa keni nevojë?

Pjesën tepër ju mund ta shisni tek Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sapo të miratohet metodologjia që do të nxjerrë edhe çmimin me të cilën do të trajtohet ky kontigjent.

Burime pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë thanë për Monitor se metodologjia është akoma duke u punuar dhe pritet të miratohet së shpejti duke i hapur më pas rrugë përfitimit të këtij grupi prodhuesish.

Çmim i ndryshëm sipas llojit të prodhuesit

Enti Rregullator i Energjië miratoi në verën e vitit të kaluar çmimin për një grup të veçante prodhuesish që janë ata me fuqi të instaluar deri në 2 megavat dhe që do të kenë një çmim fiks prej 100 euro MW.

Ky çmim është dukshëm i lartë në raport me mesataren e çmimit që prodhohet nga energjia hidrike por që nga ana e MIE është argumentuar se do të shërbejë si një stimul i mjaftushëm për të nxitur investime në parqe fotovoltaikë deri në 2 MË.

Kjo vlen për të gjithë ata që në investim hyjnë si prodhues të mirëfilltë dhe jo për autokonsum.

Për prodhuesit familjarë apo bizneset që kanë instaluar apo instalojnë impiante fotovoltaikë për të përfituar nga një faturë e reduktuar që paguhet tek OSHEE do të ketë një trajtim të ndryshëm nga prodhuesit e mirëfilltë.

Çmimi i tyre nuk është 100 euro MW por do të jetë i përllogaritur me një formulë tjetër. Pas miratimit të këtij çmimi biznesi apo individi ka vetëm një kosto që është ajo e instalimit të matësit me dy kahe që bën të mundur përllogaritjen e saktë sesa energji ka hyrë në rrjetin e biznesit dhe sa ka dalë duke i dhënë mundësinë OSHEE-së të bëjë balancën.

Nëse balanca rezulton negative biznesi duhet të paguaje tek kompania e shpërdnarjes energjinë që ka marrë nga rrjeti për të plotësuar nevojat e saj nëse rezulton pozitive ai do të paguhet në bazë të sasisë tepër që ka hedhur në rrjet.

Kjo kategori nuk do të paguajë tarifë transmetimi apo shpërndarjeje për tepricën e prodhuar.
Prodhuesit e mëdhenj që do të kenë një kapacitet të instaluar më shumë se 2 MW do të trajtohen me një diferencë nga çmimi i bursës.

Pak kohë më parë Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Damian Gjiknuri u shpreh krijimi i bursës do të bëjë që të kemi një çmim real që e vendos tregu dhe që më pas këtij çmimi i vendoset edhe pjesa shtesë.

“Për herë të parë, mbështetja do të jepet në formën e një shpërblimi për arritjen e çmimit të caktuar, si shtesë çmimit të referencës – Kontratat CfD. Kontrata për diferencë parashikohet për një shpërblim të ndryshueshëm, të llogaritur si diferenca midis çmimit me të cilin prodhuesi i energjisë së rinovueshme është shpallur fitues në procesin konkurrues për dhënien e ndihmës (çmimi paracaktuar) dhe çmimit të tregut të energjisë elektrike (çmimi reference).

Këshilli i Ministrave, do të miratojë procedurën për organizimin e procedurës konkurruese të ankandit, për dhënien e mbështetjes ndaj prodhuesve me përparësi të energjisë”do të shprehej mes të tjerash Gjiknuri.

Kjo skemë sipas tij do të ishte deri në 15 vjet duke çuar në shlyerjen e plotë të investimit të bërë nga ana e investitorit.

Shqipëria pritet që këtë vit të ketë edhe procedurën e parë konkurruese për centralin fotovoltaik i cili do të asistohet nga BERZH.

3 komente në “Doni ta prodhoni energjinë nga panelet diellore për konsum vetjak? Ja si të veproni për vete dhe për të shitur tepricat”

  1. Gjergji says:

    Bukuri lajmi por pyesni pak si ka vajtur filli i dosjeve me kerkesa per parqet deri ne 2 MV .. i kane mare per vete pushtetaret lejet i mbajne ne sirtar per ti shitur dhe investitoret e vertete vijne verdalle si pordha ne breke. Ne kete vend nuk bie asgje ne toke nga kto hiena. I lutem gazetarit shko pyet te ministria e energjitikes per kete problem dhe do shofesh cfare corbe kane gatuar

  2. Kuq e zi says:

    Nderkohe mbani te fshehur cmimin e teprices per privatin
    Me siguri pa leverdi
    E gjithe kjo loje per pak njerz

  3. Al says:

    nuk ka fjalë ne shqip autokonsum por per vetkonsum ,vetperdorim ose konsum vetjak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje