Burgu i Reçit në Malësi të Madhe: Aty ku BE dha 14 milionë euro për të mbyllur “peshqit e mëdhenj”

30 Janar 2018, 14:36Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Ai është cilësuar si vendi ku do të mbyllen “peshqit e mëdhenj” pasi të arrestohen nga Byroja Federale e Hetimit, SPAK dhe të dënohen nga Gjykata Speciale.

Bëhet fjalë për burgun e Reçit në Malësi të Madhe, një institucion riedukimi i financuar, tenderuar dhe ndërtuar i gjithi me kontributin e Bashkimit Europian.

Brukseli ka shpenzuar 14 milionë e 300 mijë euro për ndërtimin e tij, që është një prej burgjeve më të mëdhenj në Ballkan, gati të presë rreth 3 mijë të dënuar.

Edhe pse burgu ka përfunduar, “banorët” e tij janë mjaft të paktë. Kjo ngaqë në këtë shtëpi ndëshkimi nuk strehohen kokat e tmerrshme të krimit, por priten që të “rehatohen” krerët e korrupsionit shqiptar.

Shqipëria ka një superpopullim burgjesh, si pasojë edhe të numrit të konsiderueshëm të krimeve, por edhe nga politikat penale kaotike, ku njerëzit e pafuqishëm plasen aty në burg në mënyrat më drakoniane të mundshme nga prokurorët dhe gjyqtarët.

Megjithatë, edhe pse në Reç mund të sistemoheshin mjaft të dënuar për të ulur popullimin e madh, atje aktualisht nuk është transferuar askush.

Në fillim të dhjetorit, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, inspektoi punimet në burgun e Reçit dhe deklaroi se ky institucion do të jetë “model për sa i përket trajtimit të të burgosurve në standarde europiane”.

Punonjësit e këtij burgu do t’i nënshtrohen një testi të posaçëm njësoj si vettingu për gjykatësit e prokurorët. Mësohet se ekspertë nga BE do të marrin pjesë në monitorimin e procedurave të rekrutimit të stafit.

I gjithë burgu ndodhet në një vend mjaft strategjik, në një zonë të Malësisë së Madhe, ku nuk është e lehtë të shkosh dhe arratisesh. Është vend i izoluar dhe sipërfaqja ku shtrihet është totalisht 14 hektarë.

Procedurat për ndërtimin e tij kanë nisur që nga viti 2012, por punimet zgjatën shumë.

Përveç qelive normale, burgu ka edhe “apartamente të posaçme”, të njëjta me burgun e Hagës, ku zakonisht shkojnë politikanë, iushtarakë apo zyrtarë të rëndësishëm.

Kur LSI-ja ka pasur Ministrinë e Drejtësisë arriti të punësojë, apo më mirë të thuhet të parapunësojë njerëz që asnjëri prej tyre nuk u fut në borderonë e institucionit.

Deri tani mbahet sekret numri i administratës dhe i gardianëve të Burgut të Reçit, që pritet të vendoset në të ardhmen.

Rekrutimi i njerëzve do të bëhet në sekret të plotë, në mënyrë që askush të mos e dijë se kush dhe si mund të punësohesh në këtë burg, që më pas të gjenden lidhjet.

Një forcë e posaçme dhe e armatosur policore do të krijohet për të ruajtur burgun nga trazirat apo sulmet. Por edhe ky kontigjent ende nuk është krijuar dhe pritet që të ngrihet pas konstituimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ka gjasa që forca speciale e Reçit të jetë pjesë e BH-së, ku ndërkombëtarët kanë një rol të posaçëm në punësimin dhe monitorimin.

Deri tani flitet që numri i të punësuarve mund të shkojë më shumë se 400 persona, por ende asgjë nuk është vendosur.

Burgu, përveç qelive, dhomave të takimit, atyre të ajrimit është i pajisur me hapësira të shumta për kohën e lirë që nga fushat e futbollit, sallat e bilardos, pingpongut por edhe palestra e lojrave me dorë.

Brenda burgut pritet të instalohen edhe shërbime të posaçme të riteve fetare sipas përkatësive të të burgosueve. Pritet pas konstituimit të tij, shteti në bashkëpunim edhe me komunitetet fetare në vend, të emërojë klerikët përkatës që do të jenë full time aty.

Inagurimi i tij pritet që të bëhet këto ditë me një ceremoni të posaçme ku pritet që Donald Lu dhe Romana Vlahutin të japim një mesazh të fortë.

Por deri atëherë ka mundësi që të ketë rënë ndonjë peshk në rrjetë… Të paktën fjalët në korridoret politike dhe diplomatike janë të tilla.

17 komente në “Burgu i Reçit në Malësi të Madhe: Aty ku BE dha 14 milionë euro për të mbyllur “peshqit e mëdhenj””

  1. Me ne fund says:

    Mun mun qe t’hani..o qelbsina qe hapni thashetheme….Ti gezoni peshqit e medhenj
    1.droga
    2.koklopa
    3.Lulush
    4 Shpellar
    5.Cizme e Cam

  2. kashi says:

    saliu i pari do zoti

    1. Shefqet Cela says:

      TE LUMTE GOJA!
      HEQTE KEMBEN ZVARRE DJATHTAS E MAJTAS!

  3. Liku says:

    Burgu pak rendesi ka . Tu merren parate qe kane vjedhur se jane miliarda Do ishte mire se keto do investoheshin per vendin .

  4. artan says:

    Keta kriminela meritojne te shkojne ne burgjet me te keqij qe ka vendi dhe jo ne burgje te rehatshme.

  5. beni says:

    S’po shohim deri me sot peshq te medhenj?
    Livandhisin si duan e as e rruajnë fare,as nga Rama e as nga USA e eu?

  6. endri says:

    Temen e seles, apartament thot, aman ore se jam pa shpi dhe vdiqa nga qeraja. Ka ndonje shans te me beni ndere te mare nje apartament???

  7. Lani says:

    Per hajr ishalla .ti shofim keto monstra te qelbura ne burg qe vodhen shqiperine edhe e shkaterruan vendin ne çdo gje

  8. orli says:

    Kur t’ua konfiskojne pasurite xen sypeshkaqenit, mesimores mona etj.xenit ja jap fjalen se do ti gjej nje pelice minjere nga ato qe mbanin shikasit e gazidedes ndersa mona mesimores nje pale cizme llastiku nga ato qe vadisnin kooperativistet e lenka cukos,sala do kete privilegjin qe te sodisin nga vrima e celesit koklopen kur te bej takim special me mona mesimoren.

  9. perkthyesi says:

    Liku, keni plotesisht te drejte! Ne se u konfiskoni pasurine, u keni marre shpirtin!

  10. spartaku says:

    Ishalla te paret ne kete burg te jene Saliu,Basha,Meta me Monken.

  11. ..... says:

    burgu leshit , kush ti fusi ne burg ,hajduti nuk e fut ne burg hajdutin , esht koha e maskarenjve llumi i kti kombi qe fatkeqsisht ka zaptuar totalisht dhe politiken tek ne jeton ne qiellin e shtat , ne mbrojtie nga BEja dhe amerika , te tjerat jan prralla me nastradin.

  12. GJUHA JONE SA E MIRE says:

    Burgu me i mire per kto njerez eshte konfiskimi i pareve dhe pasurise se tyre. Mrapa vrafshin veten pa asnje qindarke ne xhep.

  13. kampaçurreta says:

    MOS U KENAQNI SHUME SE JU DU TI MBANI NE KETE TIP “BURGU”. EDHE NJE TAKSE E MAJME ME SHUME PER TE MBAJTUR AKUARIUMIN E PESHQEVE TE MEDHENJE .

  14. topuzi says:

    Cojeni Salen me Like Floririn qe te bejne nje “rikonicion” te ketij burgut se do ti duhen kur te shkojne atje si rezidente te perhershem. Jane qe jane, le te marrin edhe Zenin me Bashen se edhe ato do te duhet te njihen me “shtepine” e re.

  15. alphade says:

    Number One, Sali Ram Berisha !!?

  16. lalai says:

    hahahaha……
    ore me jepni mua nja 5 mil € se e bej burgun me qef….jo ata qe kane bere miliarda…!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. リアルラブドール

    ラブドール 超 乳 あなたはあなたの執筆を続けなければなりません。私は自信を持っています、あなたはすでに素晴らしい読者の基盤を持っています!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje