Flamurtari, Duro: Ndeshjet e kupës kanë specifike tjetër, synojmë kualifikimin

30 Janar 2018, 15:11Sport TEMA

Flamurtari do të gjejë sërish Partizanin këtë mesjavë, por kësaj rradhe do të përballen për Kupën e Shqipërisë.

Sfida e parë çerekfinale do të luhet në Vlorë dhe pritet që të jetë sërish një duel emocionues, si ai që u zhvillua të premten në kampionat ku kuqezintë triumfuan në minutën e fundit falë një penalltie.

Në konferencën për shtyp trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, u shpreh ky duel do të ketë një specifik të veçantë, duke theksuar se Kupa është një objektiv i klubit.

“Është ndeshje kupe me specifikë të vecante, nuk ka lidhje me kampionatin. Unë e kam thënë që nuk do të kemi ndryshime të mëdha në formacion. Muarremi po rikuperohet ndërsa Nedeljkovic dhe Zuka janë në dispozicion.

Kupa është objektiv i rëndësishëm për të gjithë. Do të bëjmë maksimumin, por këtë sezon kemi luksin që po ecim mirë. Është një përballje e ekujlibruar ndaj një skuadre të fortë si Partizani. Kualifikimi nuk do përfundojë në Vlorë por do të vendoset në Tiranë.

Ndeshjet e kupës kanë specifike tjetër do të isha i kënaqur të mos pësonim gol që të ishte gjithcka e hapur në ndeshjen e dytë”, tha Duro. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje