Ndahet nga jeta politikani i njohur i PD-së

30 Janar 2018, 14:09Kronika TEMA

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare ish deputeti i PD për qarkun e Dibrës, Idriz Xhomara.

Lajmin për humbjen e tij e ka bërë të ditur deputetja e PD, Dhurata Çupi përmes një statusi në Facebook.

Statusi i Dhurata Çupit:

Një ikje e parakohshme, një largim që lë pas shumë dhimbje por edhe vlera.

Sot mora lajmin e hidhur të ndarjes së parakohëshme nga jeta të ish deputetit Idriz Xhomara,I cili lë pas një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e demokratizimin e Matit. Deputeti i përballjeve të drejtpërdrejta dhe i guximit Idriz Xhomara sot nuk është më mes nesh, pasi një sëmundje e papritur i mori jetën në moshën 68 vjecare.

Përcjell ngushëllimet e mia familjarëve, gruas dhe fëmijëve për këtë humbje . Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar.

Me ndarjen nga jeta të Idriz Xhomarës PD Mat humbi njeriun e vlerave të patjetërsueshme por që na le detyren për t’i vijuar.

Ngushëllime.

U prehsh në paqe koleg i nderuar. (TemA)

2 komente në “Ndahet nga jeta politikani i njohur i PD-së”

  1. TRAPI says:

    A E KAP VETINGU???

  2. Happy says:

    Tani e ka rradhen I modhi berish. ….se shpejti. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje