VIDEO/ Ahmetaj jep lajmin e mirë: Procedura e vlerësimit në Doganë do të jetë tërësisht online

31 Janar 2018, 13:19Politika TEMA
VIDEO/ Ahmetaj jep lajmin e mirë: Procedura e vlerësimit në

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj bën me dije se tashmë pas 27 vitesh, procedura e vlerësimit në Doganë, do të jetë tërësisht online.

Teksa poston dhe një video nga kjo zyrë ku do të jepet ky shërbim Ahmetaj thotë se për herë të parë sipërmarrja s’do të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me punonjësit e doganës ne terren.

“Lehtesimi i procedurave per sipermarrjen vazhdon ne Ministrine e Financave dhe Ekonomise.

Pas 27 vitesh, procedura e vleresimit ne Dogane, do të jete teresisht online.

Për herë të parë sipërmarrja s’do të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me punonjësit e doganës ne terren.

Vleresimi do te behet ne nje qender te dedikuar ne Drejtorine e Pergjithshme, teresisht online e transparente, duke lehtesuar ne maksimun kohen dhe kostot per bizneset.”- shkruan Ahmetaj në facebook. (TemA)

5 komente në “VIDEO/ Ahmetaj jep lajmin e mirë: Procedura e vlerësimit në Doganë do të jetë tërësisht online”

  1. sokol says:

    Bravo zoti minister :), nje lajm shume i mire, pasi kishte ardhur koha qe doganat te ndryshonin disi menyren e tyre te punes. Bravo, mendoj se kjo menyre eshte me transparente dhe me efektive.

    1. fiona says:

      Shume vleresime qe edhe doganat shqiptare me ne fund po perqafojne kete lloj modeli, ne kete menyre i jepni fund shkeljeve, korrupsionit dhe shume mashtrimeve te tjera…Nje ndryshim tejet pozitiv dhe permiresues per qytetaret dhe punonjesit.

  2. elton says:

    me ne fund nje ndryshim pozitiv edhe per doganat shqiptare, mendoj se kjo risi eshte menduar shume mire pasi lehteson punen e te gjithe atyre qe u duhet te ndeshen me doganat, por ul disi dhe korrupsionin, e rryshfetin, personalisht them qe eshte bere shume mire qe kane ndryshuar menyren e operimit

  3. alda says:

    Kjo nderhyrje eshte teper e nevojshme, mendoj se po behet nje pune e mire ne lidhje me kete pjese, e cila duhet mbeshtetur pasi jane strategji te cilat do te sjellin nje impakt pozitiv ne doganat e vendit. Me duket tejet pozitive si risi ndaj ju pergezoj :).

  4. gerti says:

    Suksese… qente le te lehin…kaarvani do ece perpara… pune te mbare ne vazhdimesi me projekte permiresuese dhe zhvilluese per vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje