Kukësi ka prezantuar sulmuesin nga Guinea Bisau, Amido Balde.
Prezantimi është bërë nga drejtori sportiv i klubit, Nderim Nexhipi, dhe menaxheri Naim Halili.
Një afrim mjaft cilësor për skuadrën kampione të shqipërisë pasi 26-vjeçari ka një karrierë të pasur.
Ai ka luajtur me disa skuadra në Portugali, Francë dhe Belgjikë, por është bërë i njohur më shumë për një të kaluar te Selltiku në Skoci.