Ergys Kaçe transferohet tek Panathinaikos

1 Shkurt 2018, 11:22Sport TEMA

Merr fund telenovela Ergys Kaçe. Në ditën e fundit të merkatos mesfushori i kombëtares shqiptare u transferua zyrtarisht te Panathinaikos.

Ishte vetë klubi nga Athina që e bëri publik transferimin e 24-vjeçarit nga Korça në faqen zyrtare. Kaçe në mungesë të hapësirave në formacion la Paokun për Panathianaikosin teksa te jeshilët e Athinës do të luajë në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni ndërkohë që në marrëveshjen mes dy klubeve është përfshirë edhe ospioni i blerjes nga ana e Panathinaikos.

Për Kaçen u fol edhe për një transferim të mundshëm te Apoel Nicosia në ditët e fundit të merkatos, por tifozët e skuadrës qipriote dolën kundër kalimit të shqiptarit te skuadra e tyre, me Kaçen që në fund bëri hapin e madh duke u transferuar te gjigandët grekë të Panathinaikos të cilët këmbëngulën më shumë për të marrë shërbimet e tij.

1 komente në “Ergys Kaçe transferohet tek Panathinaikos”

  1. "BOHOTINA" says:

    Kini marre nje xhevahir. Suksese Kaçe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema