Argjend Malaj zyrtarizohet te Kamza.
Mesfushori i Skënderbeut është huazuar te kamzalinjtë, ndërsa nesër do t’i bashkohet ekipit që drejtohet nga trajneri Ndreu në seancën stërvitore.
Malaj pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Partizanit.
Mesfushori 23-vjeçar është rikthyer pas një dëmtimi të gjatë, teksa Skënderbeu ka menduar ta huazojë për t’i krijuar më shumë mundësi aktivizimi.