Teuta, Nica-lojtarëve: E kanë mendjen vetëm tek paratë, jo tek puna

31 Janar 2018, 11:48Sport TEMA

Trajneri i Teutës, Stavri Nica, njihet për deklaratat e tij të drejtpërdrejta, si karshi drejtuesve të ekipeve që ka drejtuar, ashtu edhe ndaj futbollistëve apo faktorëve të tjerë të futbollit.

Këtë hera e ka me futbollistët dhe e ka shumë seriozisht. Në një prononcim për “TVSH Sport”, trajneri i Teutës i akuzon lojtarët për materializëm të theksuar dhe aspak profesionistë: “Nuk e di, por lojtarët e sotëm e kanë mendjen vetëm te paratë. Nuk mendojnë se kanë një punë, kanë një detyrë, që duhet ta bëjnë si duhet.

Të përfaqësish një qytet me fanellën që vesh është diçka shumë e rëndësishme, por ata, me sa duket, nuk e kuptojnë dhe mendojnë vetëm për anën financiare”, – ka theksuar mes të tjerash trajneri durrsak.

Teuta luan sot me Skënderbeun ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Ai ka penalizuar mbrojtësin Hërkaç dhe nuk e ka llogaritur titullar në ndeshjen e sotme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje