Napoli interesohet për një tjetër lojtar të Kombëtares shqiptare

30 Janar 2018, 16:41Sport TEMA

Frederik Veseli është objektivi i ri i skuadrës së Napolit.

Drejtuesit e klubit bardhekaltër janë duke ndjekur me kujdes ecurinë e mbrojtësit të kombëtares shqiptare që luan në Serinë B me skuadrën e Empolit.

Drejtori sportiv i Napolit, Giuntoli ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit të Empolit për të arritur një akord paraprak për të siguruar shërbimet e Veselit.

25-vjeçari është kthyer në një nga lojtarët më të mirë në Serinë B, ku është një futbollist i padiskuteshëm në formacionin e Empolit dhe deri më tani në këto 23 javë të para të Serisë B është aktivizuar në 19 ndeshje.

Veseli është një futbollist që përveç qëndrës së mbrojtës mund të luajë dhe në krahë.

Megjithatë deri më tani ende nuk ka asgjë konkrete, por tek Napoli janë të gatshëm që të arrijnë një marrveshje që Veseli të jetë pjesë e tyre për sezonin e ardhshëm. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje