Premier League/ Liverpool rikthehet tek fitorja. Swansea fiton ndaj Arsenalit

30 Janar 2018, 23:08Sport TEMA

Liverpool u është kthyer fitoreve në Premierligë pas humbjes nga Swansea javën e kaluar, duke mposhtur në transfertë Huddersfield me rezultat 0-3.

Golat për miqtë i shënuan Emre Can, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitoreje Liverpool mbetet në vendin e katërt me 50 pikë, aq sa ka edhe Chelsea, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar dhe 15 pikë më pak se sa Manchester City në vendin e parë.

Para një jave mposhti Liverpoolin, ndërsa këtë javë Swansea ka shënuar fitore edhe ndaj Arsenalit me shifrat 3-1.

Arsenali kaloi i pari në epërsi me golin e Nacho Monreal, por vendësit arritën të kthehen dhe të përmbysin gjithçka.

Golat për vendësit i shënuan Clucas dopietë dhe një tjetër Jordan Ayew.

Pas kësaj ndeshje, Swansea nga vendi i 20-të është ngritur në vendin e 17, ndërsa Arsenal mbetet në vendin e gjashtë me 42 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje