Janë luajtur ditën e sotme dy ndeshje e para të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Laçi ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në gjysmëfianle pasi triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen e parë kundër Luftëtarit.
Një fitore e merituar nga ana e kurbinasve që dominuan takimin gjatë gjithë 90-minutave përballë gjirokastritëve të cilët ishin në një ditë mjaft të keqe.
Golat për kurbinasit i shënuan, Nika, Rexhinaldo, dhe Qaqi që i dhanë suksesin e parë skuadrës së tyre, që në ndeshjen e kthimit shkojnë të qetë.
Edhe Skënderbeu bën një hap të madh drejt kualifikimit duke fituar në “Niko Dovana” përballë Teutës me rezultatin 2-0.
Heroi i fitores për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja, ishte sulmuesi Xhejmes që shnëoi një dopietë në minutën e 35-të dhem 79-të.
Një fitore që e bën më të lehtë ndeshjen e kthimit për bardhekuqtë të cilët do ta luajnë në Korçë.
Ndërkohë, në orën 17:00 luhen dhe dy ndeshjet e fundit për ditën e sotme të Kupës së Shqipërisë që janë Flamurtari-Partizani dhe Tirana-Kukësi. (TemA)