Flamurtari ka prezantuar blerjen e re të kësaj merkatoje janari Mamadou Tounkara.
Sulmuesi ka nënshkruar sot me fanellën kuqezi i cili ka ardhur në formë huazimi nga skuadra e Lazios.
22-vjeçari është një nga goditjet e bujshme të vlonjatëve në këtë merkato pasi pritet që të jetë një pikë e fortë në majën e sulmit.
Tounkara ka dalë dalë nga akademia e Barcelonës, dhe më pas është transferuar në Itali tek Lazios.
Ai gjithashtu është aktivizuar dhe me ekipe si Crotone dhe Salernitana.