Për vete fole mirë Z.Duka, por me bashkëpuntorët c'pate?

31 Janar 2018, 12:04Sport TEMA

Nga Arsen Hoxha

Si mijra sportedashes edhe une ju ndoqa me vemendjene ne emisionin ” Rubrika Sportive”ne RTSH. Me qe ne pergjithesi ke punuar mire, shpresova se do te ishe me i drejte ne vleresimin e vetvetes dhe te punes qe ke bere. Kur thate : “Mund te kete shume te afte”, me pelqeve, por kur me pas thate: “Nuk mendoj se jam i vetmi , por me i miri.”, mendia me shkoi, se do kaperceje kufijte e modestise dhe te vertetave asht sic ne fakt ndodhi.

Kur ne pergjigjen e nje pyetje, qe kishte te bente me ndikimin e FSHF-se ndaj gares, ju thate: “Gabojne te gjithe, arbitrat, traineret,lojtaret. Mos te pretendojme se nuk do te kete gabime”, devijuat pergjigjen e nje pyetje teper te rendesishme, ku keni qene edhe me te perfolurit. Nuk thate asnje fjale per veten apo punonjesit e aparatit qe ju drejtuat. Me siguri bashkepuntorit tuaj me te ngushte i ka ngeluar hatri kur nuk ja njohet si “merite”, nderhyrjet e tij ne komisionet e ndryshme, madje deri ne ato nivele ku ju kerkonte qe te mos denohesh x arbiter, pasi ishte i porositur qe te mbante ate qendrim. Besoj se ai mund t’e kete pasur deshira subjektive individuale, por qe te nderhynte deri ne tjetersimin e rezultatit te nje finaleje te Kupes se Republikes, nuk e kishte ate takat. Edhe sot e kesaj dite me kane ngele ne mendje fjalet tronditese te arbitrit te penduar te ndeshjes se me siperme kur ne komision tha: ” Jam merzitur aq shume , sa jam bere te vras veten.”

” Kush ju ka thene se ne kemi denuar arbitra? Ato asnjehere nuk behen publike. ” Kjo ishte nje pergjigje tjeter e juaja. Kushedi sa keq do te jene ndjere dy arbitrat e FIFA-s Jemini dhe Koci , te etiketuarit si arbitra qe kane gabuar me dashje, kur ju ja mohuat kete “merite”. Me siguri kane thene se presidenti yne, disa muaj me pare pat deklarur vete se ata ishin denuar nga komisioni perkates i Komitetit te Arbitrave, madje ju hoqi dhe stemat. Disa dite me vone Kryetari i Komitetit te Arbitrave deklaroi, se ky komitet nuk kishte mare ndonje mase?! Aq me teper keta arbitra u fyen, sepse nuk u zbatua rregullorja, sipas se ciles komisioni perkates detyrohej t’i njoftonte me shkrim te dy arbitrat duke motivuar edhe masen e me pas ata kishin te drejten e ankimit ne apel.

Kush i ka denuar keta arbitra z. Duka dhe pse ju mohua atyre e drejta me elementare per njoftim e per apelim?!

Presidenti i FSHF-se nuk eshte mbret apo sovran, por personi qe organizon dhe drejton punen ne nje institucion qe veprimtarine e tij t’a kryej vetem brenda rregullve demokratike te vendosura ne menyre kolegjiale. Po keshtu ju personalisht vepruat me nje prej figurave me te ndritura te arbitrave shqiptar, Dhori Prifti,vetem e vetem sepse ai deklaroi se kryetari bashkise se kavajes, nje person jashte botes se sportit, goditi me grusht trainerin e ekipit mik. Kush jeni Ju qe merni neper kembe te drejtat e vartesve tuaj?!. Kushedi sa do te jete “shqetesuar” per kete edhe Kryetari i Komitetit te Arbitrave, qe i moret kopetencat.

Besoj se po kaq keq e kane ndjere veten edhe drejtuesit e larte te FIFA-s dhe UEFA- s kur kane degjuar te thoni: “Me pare FIFA dhe UEFA nuk kane financuar shume para ne Shqiperi, ndersa tani po hedhin shume para.” Jam i sigurt se ata parate nuk i hedhin per te nderuar ju personalisht, por jane pjese e nje kontributi, mbi parimin e trajtimit te barabarte te antareve te saj dhe jo si dhurata per presidentet e federatave.

Ne se mendoni se thenia juaj do te kuptohet se ndaj z. Fino, qe nuk e njohin , nuk do te hidhen me para, eshte e gabuar dhe shume fyese ne rradhe te pare, per vet drejtuesit e FIFA-s dhe UEFA-s.

Kur deklaruat se nuk keni perdorur punonjesit e aparatit te FSHF-se, per qellime politike, mere me mend sa te fyer jane ndjere ata te shkretet, kur degjojne tu mohoni nje kontribut qe per nje kohe te gjate, me deshire apo pa deshire, realisht ata e kane dhene. Jam i bindur se edhe ju personalisht, nuk jeni ndjere mire, kur u detyruat te mohonit kontributin e tyre. Shume me e ndershme do te ishte qe t’a pranoje kete praktik te gabuar, sesa te mohoje nje te vertete qe njihet publikisht. Por ju ishit te paragjykuar per te mos pranuar asnje gabim dhe asnje dobesi ne punen tuaj. “Mohimi” i kontributit te tyre do te ju rendoje ne te ardhmen. Por mos ki merak, ata e kane kuptuar se ke qene “i detyruar” te mbaje nje qendrim te tille. E keqja eshte, se me pas edhe ata do te mbajne po te njejtin qendrim, ku te jene ” te detyruar.

Deklaruat se ju si qytetar i lire, mund te jeni simpatizant i nje grupimi politik, madje edhe te merni pjese ne aktivitet e tyre edhe pse jeni persident. Ne se e pranojme llogjiken tuaj edhe z. Fino, nuk po ben gje tjeter vecse kontribon per partine e tij. Por ju e dini shume mire se titullareve te FSHF-se ju ndalohet ta bejne nje gje te tille.

Ishte nje shaka e guximshme , kur thate: ” Te sponsorizosh nje ekip futbolli, nuk ka asgje te keqe.” – A do ta lejonit ju z. Shulku, sikur te behej sponsorizues, bije fjala me Partizanin, me qe me ate ekip ka luajtur? Nuk ka sot ne bote asnje sponsor, qe nuk deshiron suksesin e ekipit ku ai sponsorizon. Te gjithe e dijne se kur ne mes eshte interesi, c’do gje tjeter eshte nje budallallek. Madje te thuash se te jesh bashkeaksioner me drejtuesit e klubeve nuk ka asgje te keqe, pasi nuk mer pjese direkt ne administrimin e tyre, qe do te thote qe mer pjese indirekt, eshte nje lajthitje e madhe.

Ne rregulloren egzistuese eshte e shprehur shume qarte, se kjo qe ju keni bere, nuk eshte e lejuar. Ben mire t’i grisesh rregulloret egzistuese dhe per aq kohe sa antaret e Komitetit Ekzekutiv, qe asnjehere nuk te thone jo, te hartosh nje rregullore tjeter dhe ti besh ligjore ato , qe praktikisht i ke ne kundershtim te hapur me ligjin. Por ky do te jete nje shkatrimi total i futbollit

Besoj se me te fyer nga te gjithe, duhet te ndjehen njerzit e medias qe cuditerisht ndryshuan portretin e tyre, ne kete prag fushate. Pyetjes “se si arrite te ktheje ne favorin tuaj mediat opozitare, qe ju kane kundershtuar gjate gjithe kohes, po ne fund zgjodhen te mbeshtesin figuren tuaj”, ju pergjigjet ne nje menyre, qe i injoruat plotesisht ato. I bete pjese e kazanit mediatik. Pergjigja juaj: “Nje sport ka gjithmone kritika , por kur duhet te vendos per te arthmen, duhet te vendosesh mbi disa parime akoma edhe me te medha. Kjo zgjedhje nuk vendoset me emocionet e nje penalltie apo faulli qe nuk eshte dhene gjate nje ndeshje.”

Une vet personalisht, kur me eshte kerkuar nga ajo pjese e medias qe eshte vene ne sherbimin tuaj, qe te prononcohem per probleme te vecanta, nuk kam folur asnjehere mbi bazen e pasioneve te me siperme qe ju tregoni me larte, por te nje qendrimi teper objektiv, me synimin jo per te denigruar, por per te permiresuar situaten. I tille ka qene pozicioni i qindra specialisteve qe jane prononcuar ne media. Ato qe thoni, kane qene ne raste teper te rralla dhe nuk mund te perfaqesojne qendrimet e drejta te medive, qe sot jane pjes e juaja, te kene mbajtur ne te shkuaren.

Ato e dine vet hallin e tyre pse u detyruan te mbajne kete qendrim, ndaj nje presidenti te pasur fuqiplote, por nderkohe ky qendrim ua ka dobesuar shume imazhin ndaj ndjekesve te tyre. Media e perparuar eshte nje arene e lire e mendimit ndryshe, gje qe sjelle dhe zhvillimin. Kursesi ajo nuk duhet te jete e paragjykuar, qe faktet dhe ngjarjet ti interpretoje sipas deshirave subjektive te pronareve te saj.

Jane keto arsyet qe une ju theme: ” Per vete fole mire zoti Duka, por me bashkepuntoret c’pate?”

9 komente në “Për vete fole mirë Z.Duka, por me bashkëpuntorët c’pate?”

  1. F SH F says:

    Te lumte Arsen.Pikture te bukur i ke bere mafies se futbollit.Ti ngelesh Arseni qe te njohim te gjithe.Te lumte

  2. Zeri i Vertetes says:

    Ben moral dhe nje legen si ky Arsen Hoxha qe ne kohen e tij si albiter ftbolli lepinte gjithmone perpara manxhukun e ministrit te brendshem perpara, apo harove o bubo?

  3. Shkrim perfekt z.Arsen.Se po lexojme vetem shkrime nga ata lepirsat e Dukes e Shulkut e Dervishit e na vjen per te vjelle.

  4. Duka dhe Duket e FSHF se nuk kane bythe te te kundershtojne ty z.Arsen.Ju ke nxjerre bojen dhe nuk e hapin gojen e qelbur .Ja ke mbyllur ate goje.Bravo Bravo Bravo.Behen kaps kengetaret rrogetar bythlepirsat e Dukeve te FSHF

  5. Si i bere Duket mor burre i bukose fare.I dhjeve fsre plehrat e FSHF.

  6. Si i bere Duket mor burre i bukose fare.I dhjeve fare plehrat e FSHF.

  7. Tani i fshf says:

    Hajdeni Korbat e Dukes keni bythe ta kundershtoni Z Arsen me argumenta.Vemje te felliqura

  8. Tani i fshf says:

    Si i bere Duket mor burre i bukose fare.I dhjeve fare plehrat e FSHF.

  9. Tani 1 says:

    Kur thote mafie Duka per vete ” Jam me i miri ” O ZOT.Po si i kujton Shqipetaret ky pleh. Ky fyen te gjithe futbollin Shqipetar .Turpi i futbollit..Folini mor ju qe e lepini meshkuj e femra ndrikulla e ndrikuj folini se ka rreshkit fare nga trute katunari Shijakut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje