VIDEO: Fjalët e para të Armando Sadikut si lojtar i Levantes

31 Janar 2018, 15:25Sport TEMA

Armando Sadiku bëri një tjetër hap të madh në karrierën e tij duke u transferuar tek një nga kampionatet më të forta në botë siç është “La Liga”.

Bomberi i kombëtares shqiptare u zyrtarizua ditën e sotme ku dhe zhvilloi seancën e parë stërvitore tek ekipi i Levantes.

Në fjalët e tij të para për klubin, Sadiku u shpreh se është pritur mjaft mirë nga shokët e skuadrës, ndërsa tregoi dhe bisedën e parë me një tjetër lojtarë me orgjinë shqiptare që luanë në këtë ekip Enis Bardhi.

“Jam shumë i lumtur që jam në këtë skuadër. Shokët e ekipit janë treguar shumë të mirë dhe jam i kënaqur që gjendem këtu.

Skuadra më ka ndihmuar duke filluar nga dita e parë e stërvitjes. Ky është një hap i madh për karrierën time dhe jam i kënaqur që luaj në La Liga.

Kam parë disa ndeshje të këtij ekipi dhe mendoj se mund të bëjmë gjëra të mira së bashku.

Bardhi është futbollist i mirë, flasim shqip dhe mund të më ndihmojë në këto ditë të para. Një përshëndetje për të gjithë përpara Levante”, është shprehur Armando Sadiku. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje