Milot Rashica është prezantuar tek skuadra e tij e re në Bundesligë Werder Bremen.
Mesfushori që luan me përfaqësuesen e Kosovës do të provojë veten tek një nga kampionatet më të forta në Botë ku do të ketë mundësinë më të mirë për shfaqur vlerat e tij.
21-vjeçari i cili përfaqesohet nga ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Altin Lala arriti që të shkëlqejë në kampionatin Holandez me ekipin e Vitesess duke u aktivizuar në 64 ndeshje ku shënoi dhe 10 gola.
Milot Rashica deri ne vitin 2016 perfaqesonte ngjyrat e kombëtares shqiptare, por në momentin kur Kososva u pranua ne FIFA dhe UEFA ai vendosi t’i bashkohej Dardanëve.