Dështim total në merkaton e dimrit, ulen kuotat e titullit për Napolin e Hysajt

1 Shkurt 2018, 13:16Sport TEMA

Merkatoja e dimrit është mbyllur me një “zero me bisht” për Napolin. Trajneri Sarri kërkonte ndonjë alternativë për sulmin, e ka thënë shumë qartë, por klubi doli duarbosh, edhe pse provoi me të gjitha mënyrat dhe me çdo kosto.

Ofertë prej 28 milionë eurosh për Mateo Politanon, por ka ardhur një tjetër “Jo”, pas asaj të Verdiit, kur gjithçka dukej e mbyllur. Ardhja e Politanos nuk është se do të ndryshonte gjë në formacionin e Napolit, por do të ishte një lojtar i rëndësishëm në Europa League dhe një alternativë e mirë në stol.

Xhakerini, i cili nuk është marrë asnjëherë në konsideratë nga trajneri Sarri, shkoi te Kievo. Tani zgjedhjet e tij janë kufizuar dhe duhet të besojë më shumë te Zielinski dhe Rog, në pritje të rikuperimit të Milik.

Duke parë këtë dështim total të Napolit në merkaton e dimrit, kuotat e titullit kampion për skuadrën e mbrojtësit kuqezi Elseid Hysaj, janë ulur jo pak, sipas opinionit sportiv në Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema