Marrëveshja me Kosovën, Vuçiç: Problemet tona mos t’ua trashëgojmë fëmijëve

1 Shkurt 2018, 17:34Rajoni TEMA
Marrëveshja me Kosovën, Vuçiç: Problemet tona mos

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ekzistojnë modele të ndryshme të marrëveshjes së detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, por tha se ky dokument është shikim kah e ardhmja, që duhet të zgjidhë problemet aktuale, shkruan rel.

Ka shumë modele të ndryshme. Jam ithtar i asaj që të mos i ikim zgjidhjes dhe të mos mbajmë konflikte të ngrira. Unë dua të mos kemi probleme dhe problemet tona mos t’ua trashëgojmë fëmijëve. E di se këtë nuk dëshiron ta dëgjojë askush, por është shikim kah e ardhmja dhe qasje e përgjegjshme”, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd, transmetojnë mediat serbe.

Sipas tij, disa vende propozojnë modelin e dy Gjermanive, ndërsa të tjera konsiderojnë se Serbia dhe Kosova duhet t’i zgjidhin problemet para nënshkrimit të marrëveshjes.

I pyetur se cilat janë pritjet reale, Vuçiç tha se do të jetë sukses nëse arrihet marrëveshja.(TemA)

1 komente në “Marrëveshja me Kosovën, Vuçiç: Problemet tona mos t’ua trashëgojmë fëmijëve”

  1. says:

    Serbia imiton politikën e Turqisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje