Përgatitjet prag Kamza, Edgar Çani i bashkohet Partizanit

1 Shkurt 2018, 16:52Sport TEMA

Skuadra e Partizanit ka nisur përgatitjet në prag të takimit ndaj Kamzës i vlefshëm për javën e 18-të të Kategorisë Superiore.

Grupi ka zhvilluar stërvitjen i ndarë në dy grupe, pasi titullarët që u aktivizuan në përballjen e Kupës ndaj Flamurtarit kanë aplikuar një seancë shkrydhëse dhe vrapime.

Me ekipin e kuq sot është bashkuar edhe sulmuesi Edgar Çani, i cili është stërvitur normalisht përgjatë gjithë seancës, duke mos shfaqur probleme fizike.

Përgatitjet do të vijojnë të premten me seancën e radhës në program në orën 13:30 në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema