Kafeja si cigaret: Në SHBA propozohet etiketa për rrezikun e kancerit

3 Shkurt 2018, 12:28Shëndeti TEMA

Një nismë ligjore në Kaliforni parashikon që kafeja, njësoj si cigaret, duhet të shoqërohet me etiketa që informojnë në lidhje me rrezikun e kancerit.

Kjo masë kërkohet të aplikohet nga rrjetet kryesore të tregtimit të kafesë si “Starbucks” dhe “7-Eleven”.

Sipas një OJF-së Këshilli për Edukim dhe Kërkime mbi Substancat Toksike, që ka bërë propozimin, kafeja ka një rrezik potencial për kancer, për shkak të një substance kimike të quajtur akrilamid, i cili gjenerohet gjatë procesit të pjekjes së kafes në temperature të larta.

Akrilamidi është substancë potencialisht kancerogjene.

Instituti Kombëtar për Kancerin në SHBA (NCI) e rendit kafenë në listën e produkteve me përbërjen më të lartë të akrilamidit, krah patateve të skuqura, biskotat etj.

NCI rekomandon reduktimin e kohës së pjekjes për të zvogëluar sasinë e akrilamidit në produktet ushqimore.

Megjithatë, sa u përket sëmundjeve, studime të shumta nuk kanë qenë në gjendje të provojnë se ekspozimi ndaj ushqimeve me përmbajtje të lartë akrilamidi mund të çojë në shfaqjen e kancerit.(TemA TV)

1 komente në “Kafeja si cigaret: Në SHBA propozohet etiketa për rrezikun e kancerit”

  1. keshtu ndodh says:

    ekonomi tregu, keni hedhur ne treg ndonje perberes tjeter qe keni nevoje ta shisni? Vazhdoni lopen e çmendur se mbytet dynjane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje