Trajneri i vlonjatëve, Shpëtim Duro, nuk është i kënaqur me pikën e marrë në Kukës, pasi është ndëshkuar sërish nga gjykimi, nga dy kamikazët, siç i quan ai, Hamiti dhe Myrtja. Trajneri i Flamurtarit ka parasysh një penallti të padhënë për skuadrën e tij.
“Një pikë mund të jetë shumë e rëndësishme në fushën e Kukësit, por ashtu si u zhvilluan situatat e lojës, jam shumë i mërzitur. Nuk ishte një barazim i meritur i Kukësit. Na ka ndëshkuar ky kamikazi Hamitaj, si në ndeshjen e parë. Me grupin e lojtarëve jam i kënaqur dhe nuk e besoj se jemi barazuar.
E ka dhënë penalltinë një kamikaz tjetër, një Myrtja-Myrtja. Nuk ka kontroll topi te Guri. Na ka sakatuar me kartonë, që në minutën e dytë për Siljanovskin. Na ndëshkon edhe për ndeshjen tjetër me mungesa.
Ju them të gjithëve se ky arbitër gjykon Flamurtarin gjithmonë ndaj Kukësit dhe e ndëshkon. Kam parasysh ndeshjen e parë në Vlorë. Nëse është rastësi, ju kërkoj falje të gjithëve. Ka një rast penalltie, që mund ta çonte rezultatin në 0-2.
Të dy gjyqtarët nuk dinin çfarë vendimi do të jepnin në rastin e golit tonë, nuk dinin çfarë do të bënin. Kjo është arsyeja që jam shumë i shqetësuar nga kjo ndeshje”, – u shpreh trajneri Duro.
Kurse, trajneri i Kukësit, Peter Pakult deklaroi:
“Ndeshja ndaj Flamurtarit ishte i mirë. Skuadra i meritonte 3 pikët në këtë takim. E filluam shumë mirë, por nuk ishim të përqendruar në momentin final.
Në momentin tonë të mirë na erdhi ai gol i papritur që na shpërqendroi. Në pjesën e dytë skuadra vazhdoi në të njëjtin ritëm, për të ardhur tek goli i Bakajt.
Kur kam kuptuar se fusha në Kukës është në atë gjëndje, kam kërkuar që kjo temë të mos diskutohet, sepse Kukësi është shpallur kampion në këtë fushë. Ajo duhet të diskutohet është që kundërshtarët ta kenë të vështirë të marrin pikë në këtë takim.
Pas ndeshjes pyeta Kolicin se Pas ndeshjes pyeta Kolicin se sa pritje kishte bërë sot dhe mu shpreh se nuk kishte marrë qoftë edhe 1 goditje të vetmë. Goli ka ardhur nga një goditje standartë, megjithëse e meritonim fitoren gjatë ditës së sotme, mund të them se jemi të kënaqur edhe nga ky rezultat.
Rasti i pretenduar nga Flamurtari për ndërhyrjen e Musollit, për mendimin tim nuk ka penallti, pasi futbollisti ynë nuk e pengon lojtarin e Flamurtarit. Penalltia për Kukësin? E diskutoni ende? Futbollisti kundërshtar ka kapur topin me dorë dhe Flamurtari nuk duhet të ankohet, pasi e pashë penalltinë që morrën ndaj Partizanit”, është shprehur Pakult.