Trajneri i Laçit, Gentian Mezani, foli pas barazimit të marrë në sfidën kundër Teutës.
Tekniku i kurbinasve u shpreh se me lojen e zhvilluar sot, ekipi i tij ka humbur dy pike
“I falëm pjesën e parë kundërshtarit. E filluam keq, dhe e përfunduam keq. Kemi lënë dy pikë ndeshjen e sotme.
Lojtarët janë të rinj. Dhe normalisht euforia bën të veten. Ky është një sinjal që po na shfaqet, sa më shpejt ta rregullojmë, aq më mirë për ne, pasi na duhet vazhdimësia.
Në ndeshjen e Kupës shpenzuam shumë energji, dhe nuk prisja të njëjtën lojë edhe sot. Skuadra u lodh shumë, menduam që ta zgjidhnim që këtu kalimin e turit. Edhe sot patëm disa momente për të shënuar, nëse do ishim më shumë altruist, në pjesën e dytë do shënonim. Futbolli luhet me 11 futbollistë, dhe të gjithë duhet të mendojnë vetëm për fitoren. Këtë dua t’i pasqyroj skuadrës. Meritat nuk i merr vetëm një futbollist, por e gjithë skuadra. Ndeshjen tjetër e kemi ndaj Partizanit, dhe çunat duhet të motivohen.
Çunat janë të rinj. Kam shpresë se mund të punojmë të qetë, dhe ecuria mund të jetë me mirë. Pjesën e dytë e zhvilluam më mirë se Teuta, por ishte vonë. Duhet ta zgjidhnim më herët”, tha Mezani.
Ndërkohë, trajneri Teutës Stavri Nica u shpreh:
“Jemi të kënaqur me pikën. Duam një ekuilibër në kampionat. Shof që skuadra po ekuilibrohet. Skuadra po shton shpirtin e garës.
Pjesën e parë, Karimi krijoi disa situata por lodhja dhe përvoja bëri të veten. Bëmë ndërrime dhe ndryshuam edhe skemën. Kjo ishte zgjidhja.
Mbrojtësi Al Hasan mendoj se ëshët lojtar cilësor, e jep shenjën, edhe pse ka pak kohë, në pjesën e dytë mbrojtësi i djathtë pati disa probleme.
Kemi probleme në sulm. Po bëjmë manovra të ndryshme, besoj se do ta zgjidhim. Sot futa një lojtar nga akademia e Teutës, dhe më bindi që në të ardhmen do jetë një pikë e fortë e skuadrës”, tha Nica