La Liga/ Levante ndal Realin, Sadiku në tribunë

3 Shkurt 2018, 22:44Sport TEMA

Real Madrid ka vuajtur shumë përballë Levante-s, në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të La Liga-s.

“Los Blancos” barazuan në transfertë 2-2, ndërsa goli i baraspeshës për Levante-n erdhi në minutat e fundit të takimit.

Sergio Ramos kaloi Realin në avantazh në minutën e 11-të, por Boateng barazoi për Levante-n në minutën e 42-të.

Pas shumë mundimesh për të gjetur golin, madrilienët arritën të shënonin me Isco në minutën e 81-të, pas asisit të Benzema.

Por, Levante nuk u dorëzua dhe në minutën e 89-të, sulmuesi italian, Pazzini shënoi golin e barazimit.

Për Levante-n nuk ishte i grumbulluar Armando Sadiku, sulmuesi shqiptar që u transferua nga Legia Varshavë te ekipi spanjoll gjatë merkatos së dimrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje