VIDEO/ Zbulimi i ylli-t të City-it: Vrapoj si mamaja ime

3 Shkurt 2018, 11:49Sport TEMA

Raheem Sterling ka thënë se e ka trashëguar mënyrën e tij të veçantë të vrapimit nga mamaja e tij.

23-vjeçari është një nga lojtarët më të mirë të “Qytetarëve” në këtë sezon, por këmbëngul se “kam humbur shumë raste” dhe se shokët e tij të skuadrës nuk duhet të guxojnë t’i afrohen kur ai dështon para portës.

Por nuk e ka problem kur ata bëjnë shaka me mënyrën e tij të vrapimit, edhe pse, siç thotë vetë ai, nuk e ka penguar asnjëherë mamanë e tij për të qenë pjesë e ekipit atletik të Xhamajkës bë rininë e saj.

“Mamaja më dërgoi një video të kohës kur vraponte dhe unë mendove ‘ja kujt i paskam ngjarë’”, ka thënë Sterling.

“Nuk e kisha parë kurrë të vraponte më parë. Është mamaja ime.

Para se të vinte në jetë motra ime, ajo ishte pjesë e ekipit të atletikës të Xhamajkës.

Gjithsesi, nuk mendoj se kjo mënyrë vrapimi duhet trashëguar. Jam gati t’i mbajë të qeshurat për vete”.

Sulmuesi anglez po kalon sezonin e tij më të mirë për sa i takon shënimit të golave, por ka bërë të ditur se ka qetësuar Sergio Aguero-n, golashënuesi më i mirë i historisë së City-it, se nuk ka asnjë shans të barazojë ose thyejë rekordin e tij.

“Kam humbur aq shumë raste. Unë përpiqem të përmirësohem çdo ditë. Dua ta ndihmoj skuadrën të fitojë ndeshjet e rëndësishme. Nëse humb një rast, askush nuk duhet të më flasë”, ka thënë Sterling.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje