Luan me një rival direkt, Kukësi hap dyert e stadiumit “Zeqir Ymeri” për tifozët

2 Shkurt 2018, 12:21Sport TEMA

Kukësi luan të dielën ndeshjen e parë të vitit 2018 para tifozëve të tij.

Me Vllazninë në kampionat dhe me Tiranën në Kupë, kampionët luajtën në transfertë, ndërkohë që ka ardhur momenti për takimin me tifozët në “Zeqir Ymeri”.

Dhe është një ndeshje shumë e fortë. Në Kukës vjen Flamurtari i vendit të dytë dhe skuadra e trajnerit Pakult synon vetëm fitoren për ta barazuar me pikë.

Për këtë arsye duhet edhe mbështetja e tifozëve dhe klubi i fton në stadium, ku hyrja do të jetë gratis.

Lajmin e bën të ditur klubi verior me anë të faqës së tij zyrare, ku përveç njoftimit për hyrjen falas, shkruan:

“Të gjithë së bashku për të mbështetur trajnerin Pakult dhe djemtë e tij drejt titullit kampion. Ju presim ne stadium të gjithëve për të përjetuar emocionet e kësaj sfide. Me përkrahjen tuaj, rruga drejt titullit është e sigurt”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje